Printerë "MegaTank"

Canon PIXMA G2400

Model ultra i efektshëm, 3-në-1 i cili ofron cilësi imazhi mahnitëse dhe printim me kosto të efektshme.

Përfitimet

  • Printer multifunksional me rendiment të lartë për dokumente dhe fotografi

  • Me ngjyra: 7000 faqe. E zezë: 6000 faqe*

  • Fotografi 4x6” pa bordura në rreth 60 sek

  • Ndërtim elegant për nevojat tuaja të printimit, fotokopjes dhe skanimit

  • Printim kosto-efektiv me volum të lartë.

Veçoritë e detajuara

  • Praktik

    Perfekt për t’u përdorur brenda shtëpisë, zyrës të shtëpisë dhe ambienteve të bizneseve të vogla, i përshtatshëm për çdo përdorues që ka nevojë për printime të dokumenteve të punës dhe fotografive. Pajisja jonë shumëfunksionale vjen me rendimente të pakrahasueshme të faqeve - me ngjyra: 7000 faqe, e zezë: 6000 faqe*, gjë që do të thotë se mund të arrini kursime të konsiderueshme me kostot e ulëta të printimit.

  • Bojë e zezë pigmenti & bojëra me ngjyra

    Përmirësoni cilësinë e printimeve tuaja me bojën tonë të zezë pigmenti dhe bojërat me ngjyra me cilësi të lartë për t’ju ndihmuar në krijimin e teksteve shumë të qarta dhe imazheve jashtëzakonisht të gjalla. Gjithashtu ju lejon të bëni printime pa bordura të fotografive 4 x 6” në rreth 60 sekonda.

  • Kuti boje të integruara

    PIXMA Seria G është bërë duke pasur fokus kryesor dizajnin, kutitë e bojës të vendosura përpara rimbushen lehtë duke e bërë të thjeshtë kontrollin e niveleve të bojës, duke garantuar që të mos mbeteni asnjëherë të papërgatitur. Ndërsa ndërtimet tona kompakte dhe elegante bëjnë të mundur integrimin e plotë në ambientin e një shtëpie/zyre.

  • Komponentë të besueshëm për printim me volum të madh

    Ne kemi punuar për të garantuar që sistemi ynë i printimit të mbetet i qëndrueshëm gjatë printimeve të volumit të madh përmes përmirësimeve në kokën e printimit FINE dhe në teknologji të cilat sigurojnë që të mos futet ajër në sistemin e tubave të bojës.

  • Printime kreative

    Ne besojmë se të gjithsecili duhet të jetë në gjendje të krijojë printime të bukura, me lehtësi. Integrimi i softuerit tonë ‘My Image Garden’ e bën të thjeshtë që të organizoni, radhitni dhe modifikoni fotografitë, në këtë mënyrë mund të bëni printimet që ju duhen.*Rendimenti i faqeve është vlera e llogaritur bazuar në metodën individuale të Canon për testimin duke përdorur grafikun ISO/IEC 24712 dhe simulimin e printimit të vazhdueshëm me shishet zëvendësuese të bojës pas konfigurimit fillestar. Rendimentet e faqeve nuk duhet të kombinohen.

Specifikimet

  • Printim pa bordura

  • Printim dokumentesh dhe fotografish me volum të madh

  • Bojë e zezë pigmenti dhe bojëra me ngjyra

  • Printim i fotografive me rezolucion të lartë

  • Softuer kreativ One Stop

  • Kuti boje që rimbushen lehtë

  • Printim i dokumenteve me tekst të qartë

  • Pikëza mikroskopike të bojës për printim të saktë

Çfarë ka në kuti

  • 3-In One printer- PIXMA G2400

  • 4 High yield ink bottles 

  • Power cord

  • Set CD-ROM (CD only for Windows)

  • Manuals and other documents