Me lidhjen Wi-Fi në të gjithë gamën ju mund të ndani me lehtësi printerin tuaj MAXIFY mes shumë përdoruesve dhe të printoni me valë nga kudo në zyrë. Printimi nga smartfonët dhe tabletat nuk ka qenë asnjë më i lehtë, falë aplikacioneve falas të Canon për printimin dhe mbështetjes Apple AirPrint™ në të gjithë gamën.
Të gjithë printerët MAXIFY mbështetin funksionin AirPrint të ndërtuar në pajisjet iPhone®, iPad® dhe iPod® Touch duke lejuar printim me valë pa instaluar asnjë softuer. Pajisja juaj Apple gjen automatikisht printerin në rrjetin Wi-Fi dhe ju lejon të printoni me valë foto, email, faqe interneti dhe dokumente të tjera.
Shkarkoni aplikacionet falas të Canon për printim për pajisje portative Android ose Apple dhe përdorni MAXIFY tuaj me valë nga smartfonët dhe tabletat. Aplikacionet gjejnë automatikisht printerët me valë MAXIFY të pajtueshëm në një rrjet Wi-Fi dhe ju lejojnë të përdorni në distanëc funksionet e printimit dhe skanimit.
Aplikacioni Canon PRINT ju lejon të printoni me valë dhe skanoni në pajisjet tuaja portative Android dhe Apple në rrjetin lokal ose direkt duke përdorur Access Point Mode të integruar në printer. Gjithashtu mund të kontrolloni gjendjen e printerit, informacionet e bojës dhe të shikoni manualin e printerit si edhe shërbimet MAXIFY Cloud Link.
Aplikacioni Canon PRINT është i disponueshëm si shkarkim falas në App Store dhe Google Play.
Canon Print Service është një plugin printimi për pajisjet smart Android* e cila mundëson printimin në shumë printerë Canon të pajtueshëm (PIXMA, MAXIFY, i-SENSYS, imageRUNNER) përmes një rrjeti Wi-Fi. Ky plugin është bërë për të punuar brenda aplikacioneve Android të zgjedhura duke mundësuar butonin e printimit dhe prandaj nuk punon si aplikacion i vetëm.
Tabletat Windows RT mbështetin printerët MAXIFY me drajverin e integruarit të sistemit operativ Windows. Pasi tableti njeh një printer të pajtueshëm në rrjet, utiliteti Canon shfaqet në desktop-in e Windows RT. Lejon printim dhe skanim me valë pa kërkuar asnjë instalim aplikacioni.
Po sikur të mos keni një router për të përdorur rrjetin wireless? Printerët MAXIFY mbështetin Access Point Mode, e cila krijon një rrjet me valë ad hoc - kështu ju mund të printoni direkt nga smartfoni ose tableti juaj duke përdorur aplikacionin Canon PRINT ose Apple AirPrint.
Përfitoni më shumë nga printeri juaj dhe provoni lirinë e printimit nga interneti. Printerët MAXIFY të pajisur me cloud ju lejojnë të printoni materiale nga shërbimet online cloud direkt nga ekrani i printerit ose të dërgoni dokumente për t'i printuar përmes internetit nga smartfoni dhe tableti juaj.
* Kërkohet Android versioni 4.4 (KitKat) se më i ri.
AirPrint është markë tregtare e Apple Inc.
iPad, iPhone, iPod, dhe iPod touch janë marka tregtare të Apple Inc., të regjistruara në SHBA dhe vende të tjera