Provoni lirinë e printimit direkt nga shërbimet cloud, të tilla si Evernote, Dropbox, OneDrive dhe Google Drive, nga ekrani i printerit ose në distancë nga telefoni ose tableti juaj duke përdorur aplikacionin Canon PRINT. Opsinet e avancuara të skanimit janë gjithashtu në dispozicion me printerët Gjithçka-Në-Një.
Printerët MAXIFY ju japin lirinë të printoni nga shërbimet cloud online direkt nga ekrani i printerit. Aplikacioni Canon PRINT ju lejon të printoni direkt nga kudo përmes internetit duke përdorur pajisjet portative.
Me printerët MAXIFY Gjithçka-Në-Një ju mund të skanoni dokumente direkt në shërbimet cloud Evernote, Dropbox, OneDrive dhe Google Drive nga ekrani i printerit duke përdorur MAXIFY Cloud Link.
Me skanim në email të ndodhur në printerët MAXIFY Gjithçka-Në-Një ju mund të dërgoni skanime në çdo adresë email të zgjedhur. Duke përdorur funksionin Bashkëngjit-në-email ju mund të krijoni draft email me skanimin si bashkëngjitje në shërbimin tuaj webmail (Gmail, MS Exchange, Yahoo!). Të dyja funksionet Skanimi-në-email dhe Bashkëngjitja-në-email janë të përdorshme drejtpërdrejt nga ekrani i printerit.*
Aplikacioni Canon PRINT jo vetëm që lejon printim me valë nga pajisjet smart, por ju jep akses në shërbimet MAXIFY Cloud Link edhe kur jeni në lëvizje. Mund të printoni në distancë dokumente nga Evernote, Dropbox, OneDrive dhe Google Drive dhe shumë më tepër nga virtualisht kudo. Gjithashtu mund të kontrolloni statusin e printerit, informacionet e bojës dhe manualin e printerit.
Aplikacioni Canon PRINT është i disponueshëm si shkarkim falas në App Store dhe Google Play.
Printerët MAXIFY mbështetin gjithashtu Google Cloud Print duke ju lejuar të printoni Google Docs, email, foto dhe bashkëngjitje PDF virtualisht nga kudo, duke përdorur smartfonë, tableta dhe kompjuterë të zakonshëm. Skedarët dërgohen në mënyrë të sigurtë përmes internetit për printim kudo që jeni, pavarësisht nëse jeni në të njëjtën dhomë si printeri ose në një kontinent tjetër.