Historia e Canon Inc.

Historia e Canon Inc. në PDF

Shkarkoni historinë e Canon Inc. Ltd [PDF 149KB]

Profili i korporatës: Canon Inc., me qendër në Tokio, Japoni, është një kompania kryesore në botë për zgjidhjet e imazheve për bizneset si dhe për konsumatorët. Në vitin 1933 u themelua kompania e parë tregtare e Canon, Kwanon, dhe disa vite më vonë, në 1937, u krijua Precision Optical Industry Co. Ltd, kompania paraardhëse e Canon Inc. Kompania sot zhvillon, prodhon dhe shet një gamë të gjerë fotokopjesh, printerësh, kamerash, produktesh optike dhe produkte të tjera për të përmbushur nevoja të larmishme të klientëve. Marka e Canon është e mirënjohur dhe e besuar në të gjithë botën nga individët, familjet, bizneset dhe sektorët industrialë.

Filozofia e korporatës - Kyosei: Filozofia e korporatës e Canon është e përfshirë në fjalën Kyosei, e cila do të thotë "të jetojmë dhe të punojmë se bashku për të mirën e përbashkët". Në këtë filozofi mbështetet çdo gjë që bën Canon, nga zhvillimi i metodave të qëndrueshme të prodhimit e deri tek ofrimi i më shumë zgjedhjeve për konsumatorët.

Prioritetet strategjike: Canon synon të sigurojë një rritje të shëndoshë nëpërmjet një transformimi të shpejtë, me objektiv përfshirjen në radhët e 100 kompanive kryesore globale në botë. Shumëllojshmëria në fusha të reja të biznesit dhe zgjerimi në fusha të tilla si imazheria mjekësore, printimi fotografik në prodhim, kamerat e rrjetit, kinematografia profesionale dhe realiteti i ndërthurur, si dhe zgjerimi i biznesit nëpërmjet mundësive për blerje dhe shkrirje të bizneseve, do të luajnë një rol kryesor për realizimin e këtij objektivi. Zgjerimi global nëpërmjet tre zyrave qendrore rajonale do t'i japë shtysë po ashtu strategjisë së Canon me rritjen e novacioneve dhe prodhimin e produkteve më afër me tregun.

Të dhënat financiare: Shitjet neto të konsoliduara të Canon për Canon Inc. për tremujorin e dytë të vitit fiskal 2014 ishin 926,8 miliardë ¥ (9,2 miliardë $ ose 6,7 miliardë €*).
*Shumat në dollarë dhe euro janë të përkthyera vetëm për lehtësi për lexuesin nga monedha e jenit me kurs këmbimi 101 JPY = 1 USD dhe 138 JPY = 1 Euro për shifrat e tremujorit të dytë të vitit fiskal 2014, kursi i përafërt i këmbimit në Bursën e Tokios në datën 30 qershor 2014.

Struktura e kompanisë:Canon beson se çelësi për suksesin e vazhdueshëm është përcaktimi i operacioneve të veçanta të zhvillimit, prodhimit dhe shitjeve në çdo rajon global.

Me afro 194 000 punonjës në botë, Canon ka degë prodhimi dhe marketingu në Japoni, Amerikat, Evropë, Azi dhe Oqeani; dhe një rrjet global kërkimi dhe zhvillimi me kompani të bazuara në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Azi dhe Australi.

Aktivitetet kryesore të Canon Group

Njësia e biznesit të zyrave: Pajisjet dixhitale shumëfunksionale të rrjetit të zyrës (MFD), pajisje dixhitale MFD me ngjyra të rrjetit, pajisje dixhitale MFD të rrjetit për përdorim personal, fotokopje zyre, fotokopje me ngjyra të plota, fotokopje për përdorim personal, printerë laser

Njësia e printimit të prodhimit: Printerët inkjet të formatit të madh, printerët dixhitalë të prodhimit

Njësia e biznesit për konsumatorin: Kamerat dixhitale SLR, kamerat dixhitale kompakte, lentet e ndërrueshme, videokamerat dixhitale, printerët inkjet shumëfunksionalë, printerët inkjet me një funksion, skanerët e imazheve, pajisje transmetimi, makina llogaritëse

Njësia e biznesit për industrinë dhe të tjerat: Pajisjet e litografisë me gjysmëpërcjellës, pajisje litografike me LCD, pajisje për regjistrimin e imazheve mjekësore, produkte oftalmike, koka magnetike, mikromotorë, kompjuterë, terminale praktike, skanerë dokumentesh

Manifaktura dhe prodhimi: Proceset e prodhimit të Canon janë në një evolucion të vazhdueshëm si pjesë e përpjekjeve të tij për të siguruar produkte me cilësi më të lartë për klientët në kohën e duhur. Nëpërmjet reformave të tilla si prodhimi qelizor dhe prodhimi i automatizuar, Canon synon novacione të sistemit të prodhimit në çdo fazë gjatë procesit - në blerje, prodhim dhe shpërndarje. Canon punon po ashtu për të siguruar një ndikim pozitiv në mjedis duke blerë materiale dhe pjesë në përgjegjësi mjedisore si dhe nëpërmjet një shpërndarjeje efikase.

Impianti Toride, i krijuar në vitin 1961, është përgjegjës për prodhimin e produkteve të imazheve të zyrës për Canon, duke përdorur sistemin unik të prodhimit qelizor të kompanisë, të prezantuar afro 14 vite më parë.

Sistemi i prodhimit qelizor, i cili eliminon proceset në rripin e konvejerit, përfshin ekipe të vogla të punonjësve, ose qelizat, që punojnë për montimin e produkteve nga fillimi deri në fund. Numri i operacioneve të kryera nga çdo punonjës bazohet në nivelet individuale të aftësive. Kjo metodë prodhimi ka ndihmuar për rritjen e konsiderueshme të efikasitetit të prodhimit si dhe lejon elasticitet në vëllimet e prodhimit.

Kërkimi dhe zhvillimi dhe teknologjia: Canon është i angazhuar në përpjekjet e tij për zhvillimin dhe kërkimin e nivelit të lartë si një mënyrë thelbësore për të siguruar produkte unike ekskluzive. Në vitin fiskal 2013, kompania ka investuar 306,3 miliardë ¥ në kërkim dhe zhvillim, të cilat përbëjnë më shumë se 8% të shitjeve. Në vitin 2013, kompania ka marrë 3825 patenta* në Shtetet e Bashkuara, duke e vendosur atë në vend të tretë mes të gjitha korporatave. Ky ka qenë viti i 28-të i njëpasnjëshëm që Canon është renditur ndër pesë marrësit kryesorë të patentave në Shtetet e Bashkuara.


Pesë motorët unikë të imazheve të Canon i japin shtysë teknologjisë prapa të gjitha produkteve aktuale të Canon dhe janë krijuar duke integruar një seri teknologjish të zhvilluara gjatë të gjithë historisë së Canon:

Motori i regjistrimit të imazheve - Rezolucioni i lartë dhe cilësia e lartë e imazhit për lenten, sensorin dhe teknologjitë e përpunimit të imazheve

Motori i elektrofotografisë - Teknologjia e elektrofotografisë është në qendër të fotokopjeve dhe printerëve me rreze laseri që janë vlerësuar si më të mirët në botë

Motori inkjet - I aftë të sigurojë pikëza boje mikroskopike deri në një pikolitër (një e biliarda e një litri), duke bërë të mundur prodhimin e çipit të ADN-së

Motori i fotolitografisë - Teknologjia e ekspozimit të gjysmëpërcjellësve e Canon integron nivelet më të lartë në teknologjitë e pozicionimit me precizion ultra të lartë

Motori i ekranit - Teknologjia e ekranit të sheshtë e gjeneratës së ardhshme siguron imazhe me cilësi të lartë në ekran të madh me një konsum të ulët të energjisë

Për informacione të mëtejshme mbi operacionet globale të Canon Group shikoni www.canon.com.

*Burimi: Zyra e patentave dhe markave në Shtetet e Bashkuara; llogaritur në bazë të njoftimeve për totalin në javë.