Historia e Canon Europe

Canon Europe është aktiviteti rajonal për shitjet dhe marketingun për Canon Inc., me përfaqësi në 116 shtete dhe me 19 000 punonjës në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (EMEA). E themeluar në vitin 1937 me qëllimin specifik për të prodhuar kamerat me cilësinë më të mirë për klientët, pasioni i vazhdueshëm i kompanisë Canon për Fuqinë e imazhit e ka zgjeruar gjatë kësaj kohe teknologjinë e saj në shumë tregje të tjera dhe e ka shndërruar atë në një kompani kryesore në botë për zgjidhjet e imazheve për biznesin si dhe për konsumatorin.

Zgjidhjet e saj përfshijnë produkte të ndryshme, që variojnë nga kamerat dixhitale kompakte dhe SLR, te lentet e transmetimit dhe pajisjet portative me rreze X e deri te printerët shumëfunksionalë dhe ata të prodhimit, dhe të gjitha këto të mbështetura nga një larmi shërbimesh me vlerë të shtuar.


Canon investon shumë në kërkime dhe zhvillim për të siguruar produktet dhe shërbimet më të pasura dhe më novatore për të plotësuar nevojat krijuese të klientëve të tij. Nga fotografët amatorë e deri te kompanitë e printimeve profesionale, Canon bën të mundur që çdo klient të bëjë realitet pasionin e tij për imazhet.

Filozofia e korporatës së Canon është Kyosei - "të jetojmë dhe të punojmë së bashku për të mirën e përbashkët". Në rajonin EMEA, Canon Europe përpiqet për një rritje të qëndrueshme të biznesit, duke u fokusuar në zvogëlimin e ndikimit të saj mjedisor dhe duke i mbështetur klientët të zvogëlojnë ndikimin e tyre nëpërmjet përdorimit të produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Canon. Canon ka marrë certifikimin global ISO 14001, gjë që tregon një standard menaxhimi mjedisor të nivelit botëror.