Objektivat RF – Trinity

Tri objektivat thelbësorë të aperturës së shpejtë dhe të performancës së lartë të serisë RF L me stabilizim figure

Mbulon çdo detyrë profesionale

Tri objektivat RF mbulojnë rreze zmadhimi ultra të gjera, standarde dhe telefoto, për shkrepje praktikisht në çfarëdo situate nga peizazhet, portretet she sportet, deri te ambientet e brendshme, moda dhe relievet urbane.

"RF trinity" me mision

Shikoni se si fotografi profesionit, Matthew Joseph, zbaton stilin e tij të mirënjohur e të pasur kinematografik për dokumentimin e një ekipi lokal rremtarësh me anë të "RF trinity". Shikoni videon për të mësuar më shumë rreth një dite nga jeta e fotografit, objektivat dhe rremtarët.

ZOTËRONI NDRIÇIMIN NGA ÇFARËDO KËNDI

Objektivat "Canon F2.8 RF trinity". Zotëroni çfarëdo narrative me stabilizimin 5-nivelësh të figurës që ruan qëndrueshmërinë, plus fokusimin e lëmuar "Nano USM" edhe në rrezet më të gjera fokale.


Zbulojeni botën në të gjitha detajet me anë të "RF15-35mm F2.8L IS USM" dhe zbuloni kënde e pamje të reja për të treguar historinë tuaj. Me përfshirjen e stabilizimit 5-nivelësh të figurës, ky zmadhues profesional ultra i gjerë arrin detaje të mprehta brisk edhe kur e mbani në dorë, si për foto, ashtu edhe për video.


Standardi i ri profesional është "RF 24-70mm F2.8L IS USM". Ofron prakticitet më të lartë mes zmadhuesve profesionalë falë stabilizimit të figurës, "Nano USM" për fokusim të lëmuar në video dhe pjesë të jashtëzakonshme optike me rezultate të mprehta brisk me fjalën e fundit të teknologjisë.


Në plotësim të treshes së objektivave profesionalë është "RF70-200mm F2.8L IS USM". Është i vogël, por pa asnjë kompromis dhe duke qenë zmadhuesi " 70-200mm f/2.8" më i vogël profesional në botë, ai mund të merret në çfarëdo detyre dhe në çfarëdo vendi.


Mbërthyesja RF ka shpejtësi më të lartë komunikimi se DSLR e zakonshme, ndaj dhe mund të përcillet më shumë informacion drejt kamerës, duke sjellë kështu optimizim në kohë reale të objektivit për portretet më të qarta deri më sot, fokusim ultra të shpejtë dhe funksionim të pazëshëm nga motorët "Nano USM" – një avantazh i vërtetë për videon.

Aperturë e shpejtë maksimale F2.8

Shkrepni detaje mahnitëse në ndriçim të ulët falë aperturës së shpejtë maksimale F2.8 apo përdorimit krijues të thellësisë së fushës. Inxhinieria e jashtëzakonshme optike dhe veshja e avancuar e objektivit ofrojnë cilësi ideale figure dhe qartësi në çfarëdo aperture.

Canon Camera

Stabilizuesi i imazhit me 5 ndalesa

Stabilizuesi i avancuar i figurës dhe komunikimi RF i shpejtësisë së lartë do të thonë se performanca e këtyre objektivave tejkalon teknologjinë më të mirë në linjën EF. Ofron 5 nivele stabilizimi për shkrepjen në kushte ndriçimi të ulët ose kur është e vështirë ta mbani kamerën fikse.

Canon Camera

Motor fokusimi "Nano USM"

"RF 15-35MM F2.8L IS USM" dhe "RF 24-70MM F2.8L IS USM" janë objektivat e parë zmadhues me aperturë të shpejtë që përmbajnë teknologjinë "Canon Nano USM". Kjo teknologji përdor një motor miniaturë ultratingullor për drejtimin linear të sistemit të fokusimit dhe fokusimin e pazëshëm, duke e bërë ideal për shkrepjen e videove dhe të fotove.

Canon Camera

Nxjerrë me RF 15-35mm F2.8L IS USM

  • f/2.8
  • 1/200
  • 400

Krijuar për efikasitet, krijuar për rezistencë

Njohuritë inxhinierike të "Canon" janë rafinuar me mbi 30 vite zhvillimi dhe risish të vazhdueshme për të ofruar objektiva që i tejkalojnë pritshmëritë. Gama e serisë "L" për serinë "EOS R" me modele kuadërplota pa pasqyrë e shpie këtë filozofi një hap më tej me teknologji avangardë dhe funksionim edhe më të shpejtë për të garantuar që të mos humbisni kurrë asnjë moment.
EKSPLORONI TANI >
Canon Camera

Lente për një epokë të re

Lentet RF ofrojnë cilësi dhe shpejtësi më të lartë me një rendiment të optimizuar për kamerën EOS R. Ato janë të shpejta dhe të ndritshme me cilësi unike që ofrojnë nivele të reja të kontrollit intuitiv.

Artikujt e lidhur

Produktet e lidhura

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.