Lentet RF-S

Canon RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

Fillojeni rrugëtimin tuaj të EOS R APS-C pa pasqyra me një objektiv që mbulon të gjitha nevojat tuaja për foto dhe video. RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM është i lehtë dhe kompakt, me fotostabilizim optik me 4 nivele, plus një diapazon të dobishëm zmadhimi 18-45mm1 për rezultate fantastike çdo ditë

  • Objektivi ideal fillestar për eksplorime

    Shkrepeni jetën në të gjithë lavdinë e saj me një zmadhues kompakt APS-C për serinë EOS R që vjen me diapazon zmadhimi 29-72mm (barasvl. 35mm). Është ideal për udhëtime, familjen apo edhe videoblogime, dhe mund ta ruani lehtësisht në çantën e setit tuaj.

  • Foto dhe video të mprehta dhe stabël në shkrepjen dorazi

    Me 4 nivele fotostabilizimi ndoresh nuk shqetësoheni kurrë për përdorimin e blicit. Për poza të sigurta dhe stabël ky objektiv ju ka dhënë zgjidhje, me mundësi kompensimi të mëtejshëm me kamerat e pajtueshme.

  • Fokus i shtruar dhe i qetë me kontroll krijues

    Një motor STM lejon fokusim të shtruar, të qetë dhe të saktë ndërsa apertura me shtatë fletë dhe rrethore f/4.5-6.3 është ideale për krijimin e theksimeve artistike jashtë fokusi apo të efektit Bokeh.

  • Eksperimentoni me fokusin manual

    Kaloni në nivel manual dhe afrohuni edhe më përmes zmadhimit më të lartë në modalitetin MF. Është zgjidhja ideale për shkrepjen e subjekteve në detaje të arrira dhe ju lejon të afroheni deri në 15cm me zmadhimin 0.25x.

  • Peshëlehtë, kompakt – ideal për përditshmëri

    Pesha e kombinuar e RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM dhe e kamerës pa pasqyrë EOS R APS-C ofron një kursim të rëndësishëm në peshë krahasuar me të barasvlershmet e DSLR. Më pak peshë do të thotë që mund ta përdorni më gjatë – pa humbur kurrë asnjë rast.

Specifikimet

  • 18-45mm (29-72mm barasvl. 35mm) gjatësi fokale

  • Stabilizuesi i imazhit me 4 ndalesa

  • Diafragmë me 7 fletë

  • Unazë fokusimi/kontrolli

  • Motori STM

  • Projektuar për kamerat APS-C EOS R

  • Objektivi RF-S i pajtueshëm me mbërthyese RF

RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

Çfarë ka në kuti

Gjithçka që ju duhet për të shkrepur pamje të jashtëzakonshme të subjekteve të përditshme

  • RF-S 18-45mm F4.5-6.3 IS STM

  • Kapaku i lentes E-49

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Manuali i përdorimit

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Produktet e lidhura

  1. 29-72mm barasvlerë e 35mm.

    Specifikimet dhe dizajni mund të ndryshojnë pa paralajmërim.