Objektiva për "EOS R"

Canon RF 15-35mm F2.8L IS USM

Zmadhuesi më i shpejtë ultrakëndgjerë i "Canon" dhe pjesë e trinisë së objektivave themelorë profesionalë, me motor "Nano USM", 5 nivele stabilizimi figure plus 3 elemente josferike dhe 2 elemente UD për mprehtësi të jashtëzakonshme.

Shkrepjen e frymës së garës

Zini vend dhe shikoni një film se si fotografi i nderuar me çmime i fushës së reklamave dhe të stilit të jetesës, Matthew Joseph, ka shkrepur përgatitjen dhe trajnimin e një ekipi rremtarësh elitë me anë të "EOS R" dhe zmadhuesit "RF 15-35mm".

Objektiv fantastik për…

I shpejtë dhe i gjerë

Shkrepni kënde të reja krijuese falë këtij zmadhuesi të shpejtë e të mprehtë f/2.8 që vjen me gjatësi fokale dinamike prej 15-35 mm dhe stabilizim të avancuar figure me 5 nivele

Canon Camera

Cilësi e jashtëzakonshme optike

Ngrijeni fotografinë drejt standardeve më të larta, falë tri elementeve josferike dhe dy elementeve objektivi UD, veshjeve të avancuara optike dhe aperturës 9-fletëshe

Canon Camera

Reagues dhe preciz

Gëzojuni fokusimit të shpejtë dhe të saktë falë motorit "Nano USM" që garanton vetëfokusim të çastit dhe pa zhurmë me rrjedhshmëri të jashtëzakonshme lëvizjeje

Canon Camera

Cilësia e ndërtuar nga seria L

Shkrepni të qetë në të gjitha rrethanat falë cilësisë së serisë L me izolim atmosferik dhe veshje fluori në elementet e përparme dhe të pasme, për mbrojtje ndaj bulave të ujit dhe pluhurave

Canon Camera

Bëni realitet vizionin tuaj krijues

Sistemi "EOS R" trashëgon të gjitha avantazhet e sistemit EOS si dhe gamën e vet të objektivave, ofron pajtueshmëri të plotë me pjesët ekzistuese optike EF dhe EF-S me adaptorë, si dhe gamën e aksesorëve dhe të bliceve "Speedlite".

Specifikimet

  • F2.8

    Për efikasitet në ndriçim të ulët dhe thellësi pamjeje në shkallë të ulët

  • me 5 ndalesa

    5 nivele stabilizimi për foto pa dridhje

  • Josferike dhe UD

    Për figura jashtëzakonisht të qarta

  • Motor "Nano USM"

    Për funksionim të shtruar, të shpejtë dhe pa zhurmë

  • Veshje e strukturës nën gjatësi vale

    Për të parandaluar vezullimin dhe hijezimin

  • Unaza e Kontrollit të Lenteve

    Për komandim të mëtejshëm të ISO, aperturës dhe shkrehësit

Çfarë ka në kuti

  • RF 15-35MM F2.8L USM

  • Qaforja e objektivit EW-88F

  • Çanta e lentes LP1222

  • Kapaku i lentes

  • Kapaku i objektivit "E-82 II"

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Në duart e profesionistëve…

Zbuloni se si e ka fituar "Canon" reputacionin për risitë dhe cilësinë e jashtëzakonshme të figurës, si dhe lexoni më tej se si kamerat dhe objektivët e kësaj marke përdoren me kënaqësi nga profesionistët anembanë rruzullit.

Objektivat këndgjerë

Idealë për fotografinë urbane dhe shkrepjen e peizazheve, objektivat këndgjerë të Canon janë projektuar për t’ju bërë të mundur të përfshini më shumë elemente në kuadër. Zbuloni gamën tonë të objektivave këndgjerë.

Produktet e lidhura

Objektiva këndgjerë

Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.