Objektiva për DSLR

Canon RF 2x

Zgjasni edhe më tej rrezen me një zgjatues 2-fish të krijuar posaçërisht për sistemin e objektivave RF, duke ruajtur cilësinë e figurës dhe komunikim të shpejtësisë së lartë mes kamerës dhe objektivit.

  • Rreze më e gjatë, pa humbje cilësie figure

    Zgjatuesi përmban qelq përthyerjeje të lartë, shpërhapjeje të ulët për të kontrolluar harkimin e fushës dhe aberracionin kromatik të zmadhimit për cilësi maksimale të figurës.

  • Projektim i përparuar i objektivit

    Ashtu si veshja e optimizuar e objektivit, një objektiv i kombinuar 3-shtresësh ndihmon në uljen e hijezimit duke reduktuar sipërfaqet në kontakt me ajrin sa më shumë të jetë e mundur.

  • Krijuar për rendiment në kushte ekstreme

    Pjesa e jashtme është e veshur me të njëjtën shtresë të bardhë termoizoluese që përdoret në objektivat "RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM" dhe "RF 70-200mm" për të parandaluar përkeqësimin e rendimentit në temperatura të larta.

  • Integrim i njësuar me "RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM"

    Një mekanizëm që kufizon zmadhimin e diapazonit të "RF 100-500mm F4.5-7.1L IS USM" (300–500 mm) parandalon që elementet e objektivit të godasin ato të zgjatuesit.

  • Konstrukt pa kompromise

    Krijuar për besueshmëri e rezistencë me kapacitet dridhjedurues dhe ujëdurues për përdorim nga profesionistët dhe amatorët e avancuar.

Specifikimet

  • Konstrukt optimal

    9 elemente objektivi, 5 grupe

  • Dizajn kompakt

    71,2×39,3mm

  • Peshëlehtë

    340 g

Extender RF 2x

Çfarë ka në kuti

  • Zgjatues RF 2x

  • Kapak zgjatuesi RF

  • Kapak pluhuri për objektiv RF

  • Çantë LP811

Duar që mbajnë një aparat fotografik Canon EOS R dhe një objektiv Canon RF 24-105mm F4-7.1 IS STM.

Mund t'ju ndihmojmë të zgjidhni lenten tjetër?

Përzgjedhësi i lenteve do t'ju drejtojë në një gamë të tërë të lenteve dhe do t'ju ndihmojë të gjeni lenten më të përshtatshme për ju dhe kamerën tuaj.

Produktet e lidhura