Objektiva për DSLR

Canon EF-S 60mm f/2.8 Macro USM

Një lente makro USM me një hapje të madhe të diafragmës f/2.8 që siguron detaje emocionuese të pakapshme për syrin e njeriut.

Përfitimet

  • Përafër. gjatësi fokale prej 96mm (format 35 mm)

  • Kompakte dhe me peshë të lehtë

  • Rezolucion i lartë qoshe më qoshe, kontrast dhe cilësi imazhi

  • Fokusim automatik i shpejtë me USM pothuajse pa zhurmë

  • Mbivendosje e fokusimit manual me kohë të plotë

  • Super Spectra coa

Veçoritë e detajuara

  • Shumë afër

    Me aftësinë e saj për të fokusuar imazhe reale në sensorin e imazhit, EF-S 60mm f/2.8 Macro USM ofron performancë makro të vërtetë në seritë e lentave EF-S. Duke pasur një gjatësi fokale efektive prej afërsisht 96 mm në formatin 35 mm, ajo prodhon rezultate mbresëlënëse nga afër. Një distancë fokusimi minimale prej vetëm 20cm ju sjell shumë afër me subjektin, duke e mbushur kornizën me detajet më të larta të subjektit që mund të kërkoni.

  • Një botë në miniaturë

    EF-S 60mm f/2.8 Macro USM punon në harmoni me aparatet EOS me montim EF-S për t'ju lejuar që të eksploroni një dimension fotografik të ri ngacmues. Fotografët natyralë do të kënaqen me mundësinë për të kapur bukurinë e ndërlikuar të veçorive të vogla. Me kapacitetin për të riprodhuar një imazh te sensori që është aq i madh sa vetë subjekti, ju do ta merrni audiencën brenda një bote të mrekullueshme në miniaturë.

  • Turbullim në sfond

    Fotografët e portreteve do të kënaqen duke punuar me aperturën e madhe, e cila ngushton thellësinë e fushës dhe krijon turbullim të bukur të sfondit, duke bërë që subjekti juaj të dalë me efekt dramatik.

  • Të udhëtosh pa peshë

    EF-S 60mm f/2.8 Macro USM shton shumllojshmëri të madhe te pajimet tuaja ndërsa keni shumë pak peshë. Motori i saj pothueajse i heshtur Ultra Sonik (USM) siguron fokusim automatik me saktësi shumë të shpejtë me mbivendosje manuale me kohë të plotë.

  • Rezolucion dhe cilësi

    Mbi 60 vite të eksperiencë në inxhinierinë optike kanë shkuar në prodhimin e lentës që jep standarde figure me cilësi të saktë. Teknologjitë e lenteve të Canon kombinohen për të prodhuar rezolucion të lartë qoshe më qoshe, ndriçim, kontrast dhe riprodhim ngjyre të ekuilibruar, në të gjitha distancat e fokusimit.

  • I ndërtuar për digjital

    E projektuar në mënyrë të veçantë për fotografinë digitale, lenta ka veçanërisht elemente lentesh me formë dhe veshje Super Spectra për të hequr hijezimin dhe flakërimin, të cilat mund të shkaktohen nga reflektimet e sensorëve të kamerës. Një kapak i posaçmë për lenten ul më tej rrezikun e flakërimeve.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 12 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 12mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Tub Zgjatimi EF 25 II

    Kur përdoret me lentet e zgjedhura, ky tub zgjatimi 25mm lejon fokusim shumë më të afërt.

  • Aksesor objektivi

    Qafore objektivi ET-67

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.
  • Aksesor objektivi

    Tapë Lenteje E-52II

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 52mm.

  • Aksesor objektivi

    Kapaku i pluhurave i lentes E

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Filtër Polarizues PL-C B 52mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 52mm të fijes të filtrit.

  • Aksesor objektivi

    Filtër Mbrojtës 52mm

    Një filtër polarizues për lentet me diametër 52mm të fijes të filtrit.

  • Aksesor objektivi

    ND4-L 52mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 2 ndalesa. Për lentet me fije filtri 52mm.

  • Aksesor objektivi

    ND8-L 52mm

    Kur vendoset në fund të lentes të kamerës tuaj, ky filtër redukton sasinë e dritës që vjen në kamera me 3 ndalesa. Për lentet me fije filtri 52mm.

  • Aksesor objektivi

    Lente afër 250D 52mm

    Bashkohet me lenten e kamerës tuaj, duke ju lejuar t'i shkoni më afër objekteve të vogla. Bën për lentet me fije filtri 52mm.

  • Aksesor objektivi

    Çantë e butë objektivi LP1016

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.
  • Aksesor objektivi

    Macro Ring Lite MR-14EX II

    Një blic Macrolite me performancë të lartë që ofron zgjidhje ndriçimi kreative për fotografët të fotografojnë imazhe nga afër, qoftë në vend apo në studio.
  • Aksesor objektivi

    Macro Twin Lite MT-24EX

    Merrni kontrollin e ndriçimit të makrofotografive me Macro Twin Lite MT-24EX. I projektuar për specialistët e makros, ai siguron gjithanshmëri si në drejtimin e dritës, ashtu edhe të energjisë.
  • Aksesor objektivi

    Macrolite Adapter 52C

    Lejon që blicet Canon Macro twin lite ose Macro ring lite të përdoren me lente që kanë një diametër filtër-fije prej 52mm.