Objektiva për "EOS M"

Canon EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM

Një lente me zmadhim me kënd ultra të gjerë, me Stabilizuesin e imazhit dhe STM, e shkëlqyer për fotografi dhe video të peizazheve.

Përfitimet

  • Lentë zmadhimi ultra e gjerë 11-22mm EF-M

  • Ndërtim kompakt, i tërheqshëm i lentës

  • Fokusimi i butë, i qetë STM në filma

  • IS Dinamik për filma të palëvizshëm.

  • Stabilizues optik i Imazhit me 3-ndalesa.

  • Cilësi e lartë e figurës

  • Distancë fokusimi minimale 0.15m

  • Unazë manuale fokusimi

Veçoritë e detajuara

  • Kapni peisazhe dramatike

    Kjo lentë zmadhimi me kënd ultra të gjerë 11-22mm për Kamerat EOS me Sistem Kompakt vendosin më shumë në kuadro, prandaj mund të kapni më shumë nga subjekti juaj në çdo shkrepje, dhe sjell peisazhe dramatike së bashku me brendi të pasura dhe foto të bukura arkitekturale.

  • E lehtë për tu mbajtur me vete së bashku me Kamerën tuaj EOS me Sistem Kompakt

    E lehtë për tu mbajtur me vete kudo që shkoni, lenta ka një ndërtim kompakt, të lehtë dhe mblidhet kur nuk përdoret.

  • Fokusimi i butë, i qetë STM në filma

    Rregjisrimi i filmave me cilësi të lartë që janë gjithnjë të fokusuar mprehtë është i thjeshtë me Servo e FIlmit AF. Lenta përdor teknologjinë STM të lëvizjes të motorit për fokusim të qetë e të vazhdueshëm në metodën e filmave, prandaj kolona zanore e filmit tuaj nuk kompromentohet kur bëni fokusimin. STM siguron gjithashtu tranzicion të ëmbël fokusi për regjistrim me cilësi të lartë.

  • IS Dinamik për filma të palëvizshëm.

    Dridhjet e kamerës ulen në mënyrë dinamike kur regjistroni filma ndërsa e mbani në dorë ose nëse po ecni për të ndjekur aksionin. Stabilizimi Dinamik i Imazhit është në gjendje të korrigjojë një gamë të më gjerë lëvizjesh që janë regjistruar gjatë ecjes.

  • Imazhe të mprehta me Stabilizuesin e Imazhit me 3-ndalesa.

    EF-M 11-22mm f/4-5.6 IS STM sjell regjistrime të palëvizshme edhe kur regjistrohet me dorë nën dritë të ulët. Lenta inkorporon një Stabilizues Optik Imazhi me tre ndalsesa, e cila ul dridhjet e kamerës dhe ju lejon të kapni imazhe të jashtëzakonshme nën dritë të ulët dhe ulje të dridhjeve të kamerës në të gjitha kushtet.

  • Cilësi e shkëlqyer imazhi

    Cilësia gjallëruese, me kontrast të lartë sigurohet edhe kur shkrepet në dritë të ulët falë dy lenteve asferike dhe një lenteje UD. Lenta është e pajisur gjithashtu me veshje Super Spectra që ndihmojnë në sigurimin e balancës të saktë të ngjyrave dhe kontrastit të lartë si edhe shtyp flakërimet dhe hijet për imazhe të bukura në çdo situatë ndriçimi.

  • Distancë fokusimi minimale 0.15m

    Me një distancë fokusimi prej 0.15m ju mund të shkoni më pranë subjekteve tuaja duke e bërë të shkëlqyer për foto të bëra shumë pranë si edhe për peisazhe. Vendoseni metodën e fokusimit në AF+MF dhe kënaquni me mbivendosjen manuale me kohë të plotë e cila bën të mundur rregullimin e fokusit pa lënë metodën AF.

Aksesorët përkatës

  • Aksesor objektivi

    Lens Hood EW-60E

    Nuk lejon që drita verbuese të hyjë në lente, duke mos lejuar që shkëlqimi i padëshiruar të ndikojë në fotografitë.

  •  E-55

    Tapë Lenteje E-55

  • Aksesor objektivi

    Lens Dust Cap EB

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.
  • Aksesor objektivi

    Tapë Lenteje E-55

    Mbron lenten tuaj Canon kur nuk përdoret.

  • Aksesor objektivi

    Çantë lenteje LP816

    Kasë e butë mbrojtëse për lentet e zgjedhura EF.

  • Objektiva këndgjerë

    Arrini një fushëpamje më të gjerë dhe përfshini më shumë në kuadër me anë të objektivave tanë këndgjerë.
    Mësoni më shumë