A baby sits upright, playing with coloured beads on an abacus.

FOTOGRAFIA E BEBEVE

12 këshilla për fotografinë e bebeve që mund t'i përdorni sot

Fotografimi i bebeve është një kënaqësi që shumë prindër, anëtarë të familjes dhe shokë të dashur do të nxitojnë t'i shijojnë sapo të njihen me beben e sapoardhur dhe është e lehtë ta kuptosh se pse: bebet janë jashtëzakonisht të këndshme dhe, me rritjen e tyre, fillojnë të shkëlqejnë gjithmonë e më shumë veçori të personaliteteve të tyre. Pavarësisht nëse janë duke qeshur, kureshtarë, të menduar ose plot energji, fotografia është një nga mënyrat më të mira për të ndjekur dhe ruajtur këto zhvillime unike dhe të shpejta.

Çdo person mund ta realizojë një shkrepje të shpejtë, por këto teknika do t'ju ndihmojnë të realizoni imazhe të mrekullueshme që kapin vërtet momente të tilla të çmuara - gati për t'i ndarë me familjen dhe njerëzit e dashur kudo ku janë.

1. Zgjidhni kohën më të mirë

Me përjashtim të porsalindurve, bebet janë krijesa që ndjekin zakonet e tyre. Thuajse çdo foshnje do të mësohet të bëjë gjëra të caktuara në kohë të caktuara të ditës. Do ta dini se kur foshnja juaj është në momentet e veta më të gëzuara, kështu që përpiquni të regjistroni gjatë këtyre momenteve. Për shembull, foshnja juaj mund të jetë më e qetë pikërisht pas të ushqyerit. Ose pikërisht pas një gjumi para drekës.

2. Regjistroni në nivelin e syve

Fotografitë klasike të porsalindurve përfshijnë fotografi nga afër të këmbëve dhe duarve të tyre të vogla, ose duke fjetur në supin e nënës dhe babait. Për fëmijët e kopshtit dhe më të mëdhenj, imazhet që përfshijnë lëvizje, që i tregojnë duke luajtur ose në kontekstin e jetës së tyre, janë kujtime të përjetshme. Rregulli i artë për këto lloj fotografish është të regjistroni në nivelin e syve të tyre për të siguruar një ndjesi intimiteti.

Është gjithmonë ide e mirë t'i planifikoni shkrepjet që dëshironi të bëni. Nuk e dini asnjëherë se për sa kohë do të zgjasë humori i mirë i foshnjës suaj, kështu që përgatituni t'i shmangni fotografitë që nuk kanë aq përparësi nëse nuk keni shumë kohë.

3. Konfiguroni kamerën para se të fotografoni

Koha është thelbësore kur fotografoni bebet. Në momente qetësie, mund të shikoni se do të keni 10 minuta për të regjistruar. Sigurohuni që t'i keni gati pajisjet kur fillon kjo periudhë që të keni maksimumin e kohës me një bebe të gëzuar. Sigurisht, drita ndryshon dhe bebet lëvizin, kështu që është e pashmangshme që do të duhet t'i rregulloni parametrat kur vazhdoni më tej. Por përgatitja paraprake e elementeve bazë - si p.sh. lentja, modaliteti i ekspozimit, balanca e së bardhës, modaliteti i motorit dhe gjëra të tjera thelbësore - siguron që të keni më shumë kohë për të regjistruar.

4. Punoni me dritën natyrale

Një mënyrë e bukur dhe intime për t'u dhënë shkëlqim fotografive të foshnjës suaj është të përdorni sa më shumë dritën natyrale. Një teknikë e thjeshtë është të përdorni një reflektor për të shpërndarë një pjesë të dritës nga dritarja. Nuk keni nevojë për një reflektor profesional fotografish, thjesht një fletë e bardhë ose një letër ose karton i madh i bardhë. Vendoseni fëmijën tuaj pranë një dritareje dhe merrni një shok ose një anëtar të familjes që ta mbajë reflektorin në kënd që drita nga dritarja të ndriçojë hijet në anë të fytyrës së bebes në anën e kundërt me dritaren.

5. Përgatitni lentet

Lentet që përdorni do të varen nga lloji i fotografisë që dëshironi të realizoni. Për fotografi të përgjithshme, provoni një lente prime si p.sh. Canon EF 50mm f/1.8 STM, e cila i menaxhon me lehtësi ambientet me nivel të ulët ndriçimi si p.sh. në dhoma gjumi, ose një lente portretesh si p.sh. Canon EF 85mm f/1.8 USM; ajo ka një shpejtësi të lartë të fokusit automatik që mund të jetë e dobishme për kapjen e lëvizjes si p.sh. kur zvarritet dhe ha.

Nëse dëshironi të realizoni fotografi të qarta të tipareve të vockla të foshnjës suaj - duarve, gishtave të këmbëve dhe qerpikëve - atëherë një lente makro si p.sh. Canon EF-S 35mm f/2.8 Macro IS STM për DSLR ose Canon EF-M 28mm f/3.5 Macro IS STM për kamerat pa pasqyra është një zgjedhje e shkëlqyer.

Në përgjithësi, lentet me gjatësi fokale fikse, si p.sh. 50mm ose 85mm, janë të shkëlqyera në ambiente të errëta sepse lejojnë hyrjen e një sasie të madhe të dritës. Por mund të dëshironi të përdorni një lente me zmadhim për situatat kur foshnja juaj është aktive. Një lente me zmadhim si p.sh. Canon EF 24-105mm f/3.5-5.6 IS STM ju lejon të vazhdoni të inkuadroni kur foshnja lëviz përreth dhe ju jep një mundësi më të madhe për ta realizuar fotografinë brenda një kohe të shkurtër.

6. Shsht! Regjistroni në heshtje

Artikujt e lidhur
canon-get-inspired-baby-photography-related-article-1

FOTOGRAFITË FAMILJARE

Histori të krijuara në shtëpi

Disa nga historitë më të mira krijohen në shtëpi. Ne folëm me fotografen dhe krijuesen e historive të familjeve Caroline Holt se si e kapte bukurinë e familjeve në vendet që ato i quanin "shtëpi".

canon-get-inspired-baby-photography-related-article-2

PRINTERËT

Pesë llojet e njerëzve që kanë vërtet nevojë për një printer - a jeni një nga ta?

Pavarësisht nëse jeni një prind, një pronar i pavarur biznesi apo një fotograf i arteve të bukura, ka gjithmonë një printer të krijuar për ju. Zbuloni se cili është

A baby wears a shirt and lies on its front on a green, pink and white blanket.

Foshnjat mund të shpërqendrohen si edhe të frikësohen me lehtësi nga tingujt e lartë si dhe shkrepjet e obturatorit. Kjo është kur do të jetë e dobishme të përdorni modalitetin e regjistrimit në heshtje ose në qetësi. Nëse keni një kamerë Canon EOS M50, mund të zgjidhni modalitetin në heshtje nga modalitetet e skenave. Nëse keni një kamerë Canon PowerShot, obturatori është tashmë më i qetë në krahasim me shumë modele të tjera të kamerave. Një opsion tjetër është mbulimi i zhurmës së obturaotir me një muzikë argëtuese ose qetësuese, në varësi të humorit të foshnjës që kërkoni.

7. Regjistroni në modalitetin e prioritetit të obturatorit

Në modalitetin Tv (Prioriteti i obturatorit), mund të caktoni shpejtësinë e obturatorit që dëshironi dhe kamera llogarit përkatësisht hapjen më të mirë të diafragmës. Ky modalitet ju jep lirinë të punoni me shpejtësi dhe krijimtari pa qenë e nevojshme të shqetësoheni për të bërë shumë rregullime në mes të fotografive. Për shembull, shpejtësia e obturatorit duhet të jetë mjaft e shpejtë për të shmangur turbullimin e lëvizjes, kështu që kur fotografoni një bebe aktive është mirë të filloni me 1/250 sekonda. Filloni nga aty dhe përshtateni në varësi të aktivitetit.

Zakonisht dëshironi që e gjithë fytyra e bebes të jetë në fokus, kështu që është e rëndësishme të kontrolloni që thellësia e fushës të mos jetë shumë e vogël. Nëse e lini ISO në automatike, kjo do t'ju ndihmojë të arrini parametrat e dëshiruar për obturatorin dhe hapjen e diafragmës, por kini parasysh se sa më e ulët të jetë ISO, aq më e lartë do të jetë cilësia e imazhit.

8. Përdorni modalitetin e vazhdueshëm të regjistrimit

Për shumicën e fotografive, ndoshta shkrepni nga një kuadër. Por për portretet e bebeve, duhet të provoni ta kaloni modalitetin e motorit të kamerës në parametrin e regjistrimit të vazhdueshëm. Regjistrimi i vazhdueshëm (i njohur edhe si modaliteti në seri) është i dobishëm sidomos nëse foshnja është në lëvizje! Kjo do t'ju ndihmojë të ndiqni të gjitha lëvizjet e papritura të bebes dhe do t'ju japë mundësitë më të mira të mundshme për të kapur momentin e përsosur, pasi asnjë bebe nuk pritet të qëndrojë në pozën që dëshironi për një kohë të gjatë.

9. Eksperimentoni me pikat e fokusit

Zakonisht në portrete do të kërkoni të fokusoni sytë e subjektit. Por me portretet e bebeve mund të krijoni disa imazhe tërheqëse duke e thyer këtë rregull herë pas here.

Për shkak se bebet janë kaq të vogla, pjesët e trupit si duart dhe këmbët e tyre mund të jenë subjekte interesante. Nëse kamera juaj ka një ekran me prekje, është thjeshtë një prekje në pjesën e ekranit ku shikoni gishtat e dorës ose të këmbës për të realizuar fokusimin. Përdorni i një hapjeje të madhe të diafragmës do të turbullojë çdo gjë tjetër në fotografi, duke e mbajtur fokusin mirë te tipari që dëshironi të fokusoni.

10. Krijoni përplasje të blicit

Në situatat kur dëshironi të kontrolloni dritën me një blic, është e rëndësishme që të mos e drejtoni blicin te sytë e bebes, pasi drita nga blici mund të jetë shumë e ashpër për bebet e vogla si dhe më të rritura. Në vend të kësaj, përdorni një blic të jashtëm dhe përplaseni dritën në tavan ose në murin përballë. Blici Canon Speedlite 470EX-AI* e bën të lehtë këtë me kokën e tij të automatizuar të rrotullimit dhe përplasjes që e gjen automatikisht këndin e duhur për një ndriçim tërheqës. Jo vetëm që rezultatet do të duken më natyrale, por koka e motorizuar mund të jetë në vetvete një pikë interesi dhe të tërheqë vëmendjen e bebes suaj.

11. Përdorni një trekëmbësh

A baby wearing a headband faces the camera. Her dad holds her up above his shoulder in one hand, facing away from us as he looks at her.

Bebet mund të bëjnë lëvizje të papritura, kështu që një trekëmbësh mund të mos duket si një aksesor ideal, por ai ju lejon t'i keni duart të lira për pozën ose për të tërhequr vëmendjen e bebes dhe për të nxjerrë shprehjet që kërkoni.

Përdorimi i një trekëmbëshi ju lejon po ashtu të përfshiheni në një fotografi dhe të krijoni fotografi klasike të përjetshme me duart tuaja rreth duarve ose këmbëve të bebes, për shembull. Me kamerën e konfiguruar në një trekëmbësh, kalojeni modalitetin e motorit te kohëmatësi autoamtik. Shpesh do të keni opsionet për 2 dhe 10 sekonda. Zgjidhni opsionin 10 sekonda. Në fillim nxirrni një fotografi provë të vetes suaj ose kërkojini partnerit tuaj ose një shoku që të qëndrojë aty ku do të qëndroni, në mënyrë që të rregulloni si duhet parametrat e fokusimit dhe ekspozimit. Kur të jeni të kënaqur, shtypni butonin e obturatorit dhe qëndroni në pozicion!

12. Përdorni aplikacionet

Ka shumë aplikacione të dobishme që do ta bëjnë më të lehtë dhe më argëtues regjistrimin, mësimin dhe ndarjen e fotografive.

Nëse keni një kamerë të aktivizuar për Wi-Fi, mund të përdorni aplikacionin falas Canon Camera Connect për ta kontrolluar kamerën tuaj në largësi nga pajisja juaj Android ose iOS, duke shmangur mundësinë e dridhjeve të kamerës. Me kamerën tuaj të montuar në një trekëmbësh, mund të merreni drejtpërdrejt me beben, të monitoroni pamjen e drejtpërdrejtë të kamerës suaj nga telefoni dhe ta aktivizoni obturatorin kur të jetë momenti vendimtar. Mund ta përdorni po ashtu aplikacionin për t'i importuar fotografitë tuaja drejtpërdrejt në telefon për t'i ndarë me lehtësi.

Lifecake është një aplikacion i projektuar në mënyrë specifike për prindërit e fëmijëve të vegjël, për t'ju ndihmuar t'i mbani të gjitha fotografitë dhe videot tuaja në një vend të vetëm dhe të krijoni një kronologji të bukur të zhvillimit të fëmijës suaj. Mund t'i kategorizoni imazhet në mënyra të dobishme dhe mund ta përdorni aplikacionin edhe për të krijuar libra fotografikë të printuar. Kronologjia juaj në Lifecake mund të shijohet nga familja dhe shokët tuaj në smartfonë, tabletë dhe kompjuterë, duke i ndihmuar gjyshërit, tezet, dajat dhe të tjerët të ndihen më të lidhur dhe më të përfshirë në jetën e fëmijëve tuaj.

Aplikacioni Canon Photo Companion ofron këshilla dhe ushtrime të personalizuara që janë të përshtatura me modelin specifik të kamerës suaj. Gjithçka që duhet të bëni edhe të zgjidhni kamerën tuaj EOS kur të kërkohet dhe një mori udhëzuesish me video, artikuj frymëzues dhe këshilla për tema të ndryshme, si p.sh. fotografimi i fëmijëve, janë të disponueshme në majë të gishtave, duke ju lejuar të përmirësoni vazhdimisht fotografinë tuaj dhe të mësoni në vazhdimësi.

Shkruar nga Jeff Meyer

*Shënim: Blici me përplasje plotësisht automatik është i mundur vetëm me kamerat EOS të prezantuara në gjysmën e dytë të vitit 2014 ose më vonë, përveç kamerave EOS 1300D, EOS 2000D, EOS 4000D, EOS M10, EOS M3, EOS M5, EOS M6, EOS M100.

Produktet e lidhura

  • Canon
  • Get Inspired
  • ...
  • Këshilla për fotografinë për bebet dhe portretet e të sapolindurve