silhouette of surfer on wave

FOTOGRAFI SPORTIVE

Aksioni i sporteve të ujit

Sërfi, kajaku dhe sportet e tjera të ujit përbëjnë subjekte të goditura për fotografim. Emocionet, hedhjet, kthesat dhe shpejtësia bëjnë që arritja e rezultateve të goditura të kërkojë përpjekje dhe durim. Ne kemi mbledhur disa këshilla për shkrepjen e pozave më të bukura dhe për printimin e rezultateve tuaja sapo t'i keni nxjerrë.

  • Përdorimi i modalitetit "Sports"
  • Reduktimi i turbullimit të padëshiruar
  • Përdorimi i modalitetit "Shutter priority (Tv)"
  • Përdorimi i një zone vetëfokusimi
  • Përdorimi i objektivave të shpejta për shkrepjen e aksionit
  • Cilësimet e cilësisë së imazhit
  • Shkrepja e subjekteve në lëvizje
  • Paraqitja e pozave tuaja në më të mirën
Qoftë nëse planifikoni t'u suleni valëve, të qëndroni në buzë të një liqeni që keni afër apo të shkoni në plazh, kini gjithnjë parasysh ambientin përreth dhe llogarisni sigurinë tuaj dhe të të tjerëve rreth jush. Lexoni më tej për të mësuar më shumë.

Për ta pasur kamerën të sigurt pranë ujit dhe në plazhe, përdorni një prej çantave të dedikuara me hidroizolim të prodhuara nga "Canon". Këto çanta me koracim ju mundësojnë shkrepjen në thellësi prej 40 metrash, kështu që nuk do t'i keni problem rërën e stërkalat. Çantat kanë dhe butona të izoluar në to që të mund të përdorni ndërkaq dhe të gjitha funksionet e kamerës.

Është mirë që të filloni me një bateri të karikuar plotësisht të kamerës, një kartë memorieje me shumë hapësirë të lirë që të mos ju duhet ta hapni çantën pasi të dilni për të shkrepur jashtë. Disa qeska të vogla xheli silikoni brenda çantës e mbajnë gjithashtu lagështinë në nivele të ulëta.

Nëse nuk planifikoni të zhyteni, përdorni qaforen e objektivit për të to pakësuar vezullimin, si dhe një filtër mbrojtës për të evituar dëmtimin e objektivit nga rëra.

Përdorimi i modalitetit "Sports" për të shkrepur aksion të shpejtë

Sportet me aksion të shpejtë shkrepen më mirë kur kamera është e optimizuar për të gjurmuar subjektin dhe nëse i ngrini subjektet në lëvizje. Ktheni rrotullën e modaliteteve te programi "Sports" ose kaloni te modaliteti "SCN" dhe zgjidhni "Sports" në ekranin LCD nëse e keni me të tillë kamerën.

Modaliteti "Sports" ju shkurton shpejtësinë e shkrehësit dhe kjo ndihmon në ngrirjen e lëvizjes. Modaliteti "Sports" ndryshon edhe sistemin e vetëfokusimit të kamerës (AF) që të ndjekë subjektet në lëvizje.

Për rezultate optimale, shtypeni shkrehësin përgjysmë dhe mbajani gishtin përsipër për të aktivizuar fokusin përpara se subjekti të arrijë pozicionin ideal për pozën tuaj. Modaliteti "Sports" e kalon gjithashtu kamerën në shkrepje të vazhduar në shpejtësi të lartë, duke e bërë të nxjerrë një seri fotosh kur e mbani shkrehësin të shtypur deri në fund. Nëse shkrepni shumë aksion, kartat e memories të kapacitetit e të shpejtësisë së lartë mund t'ju ndihmojnë të rrisni numrin e fotove që mund të nxirrni me një sekuencë.

Këshillë: Kur përdorni modalitetin "Sports" shpesh është më mirë të shkrepni disa kuadro, pastaj ta ngrini gishtin nga shkrehësi dhe të gjeni një subjekt tjetër.

Ulja e turbullimit të padëshiruar: Stabilizuesi i figurës

Objektivat më të gjatë zmadhues me stabilizues figure ndihmojnë në reduktimin e dridhjeve të kamerës, por nëse e lëvizni kamerën në pamjet me aksion stabilizuesi i figurës mund të jetë më pak efikas. Shikoni për një çelës në anën e objektivit, dhe nëse ka ndonjë çelës "Mode 1 / Mode 2", zgjidhni modalitetin 2. Disa objektiva kalojnë vetiu në modalitetin 2 duke diktuar lëvizjen panoramike.

Aksioni i shpejtë shpesh shkrepet me ekspozim shumë të shkurtër. Caktojeni shpejtësinë e shkrehësit në 1/500 sek e lart. Mund t'ju duhen 1/2000 sek p.sh. për të ngrirë pikat e ujit. Me ritmin e aksionit mund të mos vini re ndryshimin e kushteve të ndriçimit dhe nëse shpejtësia e shkrehësit është shumë e lartë objektivi mund të mos ketë shpejtësinë e mjaftueshme për të marrë një ekspozim të mirë. Objektiv i shpejtë është ai që ka aperturë më të madhe maksimale (numër të vogël "f") që mund të sjellë më shumë dritë brenda për shkrepjen e aksionit me shpejtësi më të lartë shkrehësi. Përdorimi i "Auto ISO" ose i funksionit të posaçëm për "Safety Shift" me ISO ndihmon në arritjen e ekspozimit optimal për rezultate më të mira.

Përdorimi i një zone vetëfokusimi

Kamerat EOS kanë disa pika fokusi të shpërhapura nëpër kuadër dhe kamera rëndom fokusohet te subjekti që keni më pranë. Për t'u siguruar se ku do t'ju fokusohet kamera në kuadër, provoni të zgjidhni një grup më të vogël pikash fokusi dhe sigurohuni që t'i mbani mbi subjekt.

Mund t'ju duhet pak më shumë aftësi që t'ia arrini kësaj, por rezultatet do t'ia vlejnë. Për shumicën e subjekteve me lëvizje të shpejtë zgjedhja e një pike vetëfokusimi mund ta bëjë më të vështirë nxjerrjen e pozave të qarta pasi pika e vetëfokusimit e ka më të lehtë ta humbasë subjektin. Zgjedhja e pikës së vetëfokusimit ofrohet vetëm kur zgjidhet një prej zonave krijuese "P, Tv, Av, M".

AF focus zone on windsurfer
Nxjerrë me EOS 5DS R
  • f/5.6
  • 1/2000
  • 500

Përdorimi i objektivave të shpejta për shkrepjen e aksionit

Fotografët profesionistë të sporteve të "Canon" përdorin shpesh objektivat e bardhë të serisë "L" pasi këto arrijnë apertura të shpejta maksimale dhe aftësinë për t'i bërë më të mëdha subjektet e largëta në kuadër.

Se çfarë objektivi zgjidhni do të varet nga sa pranë ndodheni me aksionin. Nëse jeni më larg do t'ju duhen objektiva më të gjatë, ndonëse një pamje ekstreme këndgjerë mund të përbëjë një alternativë me element më dramatik.

Artikuj të ngjashëm
What settings are best for shooting water sports?

FOTOGRAFIA E SPORTEVE TË UJIT

Cilat cilësime janë më të mirat për shkrepjen e sporteve të ujit?

Nëse ju interesojnë sportet e ujit, por nuk gjeni subjekte të arritshme për realizimin e pamjeve të bukura e atëherë mos shikoni më larg se sportet e ujit.

Light trails suspended in motion by a bus on a busy street in Madrid, Spain.

FOTOGRAFIA E LËVIZJES

Shkrepja e lëvizjes në fotografi

Zbuloni se si të shkrepni lëvizjen dhe shtoni një ndjesi lëvizjeje në fotot tuaja.

Zoom in and capture fast action

FOTOGRAFIA E AKSIONIT

Zmadho dhe kap aksionin e shpejtë

Fotografimi i aksionit është i gjithi për shkrepjen e momenteve të befta, por nuk është nevoja të lëvizni aq shpejt nëse jeni të përgatitur.

close up of kayaker face

Shkrepni edhe turmat

Sa më i madh të jetë zmadhimi, aq më shumë gjasë do të keni për t'i zmadhuar subjektet e largëta nëpër foto. Ndaj shfrytëzoni një qasje tjetër dhe shkrepni pamje më të gjera që tregojnë të gjithë atmosferën e sportit dhe të turmës. Nëse shikoni në gazeta vetëm pak poza janë foto të detajuara në plan të parë të aksionit sportiv, shumica e tyre janë poza të gjera që e vënë sportin në kontekstin përkatës duke treguar vendndodhjen dhe turmat e tifozëve.

Cilësimet e cilësisë së imazhit

Nëse shkrepni foto JPEG (përkundër fotove në format RAW) kamera mund t'ju nxjerrë më shumë foto në një seri të vazhduar kuadrosh. Ato shkruhen gjithashtu shumë më shpejt dhe në kartën e memories.

Kombinoni pozat dhe fragmentet e shkurtra filmike

Ndërsa mund të përqendroheni te pozat, disa fragmente të shkurtra filmike ju ndihmojnë gjithashtu të krijoni një rrëfim më të fuqishëm. Shumë kamera kanë një buton të dedikuar për filmim duke jua bërë kështu të lehtë t'ia nisni nga filmimin si një alternativë ndaj fotografive. Në vijim mund t'i ndani të dyja formatet në rrjetet tuaja të preferuara sociale.

Filmimi

Me të mbërritur herë të parë në vend, nxirrni disa poza këndgjera për të kapur atmosferën. Kini parasysh të evitoni zmadhimet e shumta gjatë filmimit. Shpesh, bëni më mirë të pushoni, të ndryshoni kompozimin e skenës, plus inkuadrimin dhe zmadhimin dhe pastaj të rifilloni nga filmimi. Disa modele LEGRIA vijnë me një modalitet "50p Full HD" për shkrepjen e një lëvizjeje më të shtruar që është ideale për sporte, ndaj përpiquni të përdorni këtë program nëse e keni në kamerë.

Zëri i incizuar nga ngjarja mund të jetë i dobishëm, por kini parasysh se jeni në mes të turmave dhe në të shumtën e rasteve do të shkrepni më shumë zhurmën e turmave sesa të sportit përkatës, ndaj eksperimentoni me ndryshimin e skenës zanore në një që ul zhurmat e turmës.

Në vend që të rregulloni pozicionin për ta vënë kamerën në ndonjë stativ, përpiquni më mirë ta lëvizni kamerën duke ndjekur aksionin. Do të shihni se kjo arrihet më lehtë me pozat e gjera. Nëse keni disa konkurrentë njëri pas tjetrit, provoni dhe nivele të ndryshme zmadhimi për secilin. Kini parasysh se një subjekt i largët mund të bëhet më i madh në kuadër teksa i afrohet kamerës, ndaj caktojeni zmadhimin në mënyrë të atillë që kur subjekti të jetë në pikën më të afërt të dalë sakaq ende brenda kuadrit.

Kur të vijë puna për montazhin e filmimeve, mund të zgjidhni një pjesë të shpejtë e dinamike zanore që ta përdorni si shtrat për filmimin tuaj. Duke miksuar mbi të zërin që keni incizuar vetë mund t'ia dilni ta bëni filmimin edhe më të arritur.

Paraqitja e pozave tuaja në më të mirën

Për printime të mprehta të pamjeve me sport dhe aksion, letra fotografike e shkëlqimit të lartë Pro Platinum PT-101 nga "Canon" përkon më së miri me bojërat origjinale të "Canon". Përdorini për të krijuar pamje me shkëlqim maksimal dhe detaje të qarta e ngjyra të ndezura.

Për një printim me impakt, zgjidhni opsionin pa bordura në drejtuesin softuerik të printerit, nëse printeri juaj PIXMA e ka si funksion. Printim pa bordura do të thotë se do të mund të printoni deri në skajet e letrës. Për printim pa bordura, printeri rrit madhësinë e figurës për mbushjen e faqes. Kontrollojeni përmes shqyrtimit në ekran për t'u siguruar që nuk humbisni detaje në skajet e kuadrit.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat