PRINTIM KRIJUES
Planifikoni, luani e printoni
Zbuloni se si aplikacioni SELPHY Photo Layout mund t’ju ndihmojë të ideoni projekte emocionuese punëdoreje.
PRINTIME KRIJUESE
Është 2020, të gjithë kanë llogari në "Instagram". Shumica e njerëzve tani i modifikojnë fotot e tyre në poza ideale. Pse të mos dalloni nga turma për një çast dhe të krijoni printime personale që nuk do të harrohen sa hap e mbyll sytë?
Zgjidhni printerin portativ SELPHY SQUARE QX10 në ngjyrë elegante të zezë, të bardhë, rozë pasteli apo të gjelbër mendre dhe do të keni mundësinë të çlironi krijimtarinë tuaj e t'i sillni kujtimet sërish në jetë. Ja disa këshilla të thjeshta për t'u dhënë një shtysë ideve tuaja të printimit.
Eksperimentoni, përqafoni çastet dhe krijoni diçka që është e veçantë për ju. Qoftë nëse jeni duke shkrepur blicin e telefonit për të një pamje stil vite '90 të fotove, apo nëse po shkrepni nga kënde të ulëta për perspektiva të pazakonta, provoni çfarëdo që ju bën punë. Dhe kjo do të thotë të pajtoheni me faktin që fotot s'ka pse të jenë ideale që t'i printoni. Flakini rregullat tej dhe argëtohuni.
Printeri portativ me bateri SELPHY SQUARE QX10 nuk ka fisha apo kabllo, duke ju dhënë kështu lirinë të printoni në lëvizje, kudo që të jeni. Merreni këtë aksesor të vogël me vete në çantë dhe mund të printoni kurdo që t'ju teket.
Ky printer praktik krijon ngjitëse katrore me konturim të bardhë, ideale për mbushjen e fletoreve, ngjitjen nëpër laptopë apo për dekorimin e tabelave të pineskave. Plus, SELPHY SQUARE QX10 përdor printim të posaçëm me sublimim boje, çka bënë që krijimet tuaja vibrante të rezistojnë e shndrisin për deri në 100 vite. Po, mirë e dëgjuat, 100 vite.
Përdorni aplikacionin "SELPHY Photo Layout" për ta lidhur printerin kompakt SELPHY SQUARE QX10 përmes "Wi-Fi" me pajisjen tuaj portative, ose për të lidhur tabletën apo telefonin me Canon Zoemini përmes "Bluetooth®" me aplikacionin Canon Mini Print për t'i ndarë në çast fotongjitëset që bien në sy.
Mbivendosni foto në kartolinat e ditëlindjes ose vizatoni në konture për të krijuar shënime falënderimi sipas dëshirës. Ngjitini në një ditar për të fiksuar lloje veshjesh, makijazhe të arrira apo thjesht për poza argëtuese nëpër festa – zgjedhja është në dorën tuaj. Ndajini përvojat dhe historitë tuaja në një mënyrë që ju ngjall imagjinatën.
Shtimi i fotove në muret e shtëpisë është një mënyrë e mirë për të shprehur personalitetin tuaj. Nga portretet e kafshëve deri tek aventurat e pushimeve, te fotot argëtuese me shoqërinë dhe familjen, printoni foto të ambientit tuaj që do t'ju frymëzojnë.
Printeri portativ e i shpejtë SELPHY CP1300 ofron printim të shpejtë dhe të lehtë me radiovalë nga celularët dhe tabletat me "Android" dhe "iOS", qoftë drejtpërdrejt ose përmes aplikacionit falas "Canon PRINT". Ai nxjerr printime të përsosura në një larmi përmasash, nga kartolinat deri te fletët me miningjitëse, dhe vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë apo rozë.
Shkruar nga Lorna Dockerill
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatPRINTIM KRIJUES
Zbuloni se si aplikacioni SELPHY Photo Layout mund t’ju ndihmojë të ideoni projekte emocionuese punëdoreje.
PRINTIM KRIJUES
Luani, printoni dhe postoni: Ylli i Instagram-it, Paperboyo, eksperimenton me Canon SELPHY Square QX10.
PRINTIM KRIJUES
Shpjerini projektet tuaja krijuese në nivel tjetër dhe zbuloni se si të krijoni një tabelë idesh.