PRINTIME KRIJUESE
Çlironi krijimtarinë me printime
Mësoni si të përdorni letrën, aplikacionet dhe një printer të "Canon" për ta transformuar shtëpinë dhe për të personalizuar gjithçka nga telefoni deri te frigoriferi.
PRINTIM KRIJUES
Nëse keni një pamje apo dizajn që ju pëlqen, mund ta shtoni me lehtësi në bluzë, çantë apo jastëk, apo çfarëdo tekstili tjetër me anë të stampave me hekurosje nga "Canon" dhe një printeri të pajtueshëm "Canon PIXMA". Mbase jeni pjesëtar i ndonjë skuadre sportive apo dëshironi të printoni rroba të personalizuara për një aktivitet? Mbase dëshironi të bëni dhurata të personalizuara për shoqërinë tuaj apo edhe të krijoni punime artistike tekstili në mur? Çfarëdo që mund të mendojë imagjinata juaj, mund ta bëni tani realitet. Dhe nëse ju vijnë me vështirësi idetë, Creative Park ofron një gamë dizajnesh emocionuese që mund t'i shkarkoni falas.
Stampat me hekurosje bëhen shumë lehtë dhe shpejt do të shihni se ka shumë gjëra që duken më mirë me pak personalizim.
Ju duhet:
Stampat me hekurosje të "Canon" ofrohen në madhësi A4, që të mund të krijoni dizajne të mëdha. Nëse motivet i keni më të vogla mund të vendosni disa në të njëjtin dokument në motiv të përsëritur për ta përdorur më me rendiment letrën e stampimit. Kur ta keni gati dizajnin, ndiqni këta hapa të thjeshtë:
Zgjidhni letrën e duhur të stampimit. Ka dy variante, një për tekstile të çelëta dhe një për tekstile të errëta, që do të thotë se qoftë kur e vendosni dizajnin në perde të errëta, jastëk të çelët, xhaketë xhins apo bluzë të bardhë, ngjyrat ju dalin mirë e shndritshëm. Të dyja variantet funksionojnë më mirë në tekstile natyrale, si p.sh. pambuku.
Printojeni dizajnin në letrën e stampimit. Mund të printoni nga kompjuteri apo edhe drejtpërdrejt nga celulari apo tableta duke përdorur aplikacionin "Creative Park". Është e lehtë të printoni sa herë që ju vjen frymëzimi!
Pjesët "e paprintuara" të stampës do të shfaqen po ashtu në dizajnin përfundimtar, ndaj me anë të një palë gërshërësh të mprehta, ose prisni me kujdes anash figurës në letrën e stampimit për të krijuar një kornizë të lezetshme, ose prisni me kujdes përgjatë pjesës së printuar, duke ndjekur sa më pranë që të mundeni konturin e jashtëm të figurës.
Shqiteni fletën e pasme të letrës së stampimi dhe pozicionojeni dizajnin mbi tekstilin tuaj. Nëse e vendosni printimin në bluzë, duhet të keni parasysh ta provoni një herë dhe të përdorni një pasqyrë (apo një person për ndihmë) për të gjetur pikën më të përshtatshme për dizajnin. Nëse përdorni disa dizajne të vogla dhe nuk dëshironi strukturë të njëtrajtshme, provoni të hidhni zare apo ca monedha në tekstil për të zgjedhur pika të rastësishme.
Vendoseni tekstilin në një tryezë hekurosjeje me stampat në pozicionet e zgjedhura dhe hiqni kunjat e mundshme orientuese. Pastaj gjeni fletën kalk që vjen me stampat për hekurosje dhe shtrojeni mbi dizajn. Tani është dhe pjesa emocionuese – stampimi konkret i dizajnit në tekstil. Thjesht hekurosni mbi letrën kalk duke ushtruar trysni të njëtrajtshëm në mënyrë që dizajni në letrën e stampës të lidhet me tekstilin. Pasi të lidhet me tekstilin, dizajnet mund t'i lani në makinë larëse, kështu që rrobat mund t'i vishni sa herë të dëshironi.
Pasi të keni krijuar artikullin e parë të personalizuar, do të filloni të shikoni shumë mundësi për të modernizuar gardërobën apo për t'u dhënë një modifikim interesant aksesorëve tuaj. Përse të mos blini ca letër tjetër – mundësitë janë të pafundme!
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatPRINTIME KRIJUESE
Mësoni si të përdorni letrën, aplikacionet dhe një printer të "Canon" për ta transformuar shtëpinë dhe për të personalizuar gjithçka nga telefoni deri te frigoriferi.
PRINTIM KRIJUES
Krijimi i veshjeve emocionuese ose i artit mural është i thjeshtë përmes motiveve të printuara me qëndisje.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Zbuloni se si lloje të ndryshme materialesh mund t'ju frymëzojnë krijimtarinë me yllin e "Instagram", Paperboyo.