Ndërmjet 2021 dhe 2025 do të ketë katër superhëna në vit, ndaj ka shumë shanse për ta shkrepur këtë dukuri mahnitëse. Hëna e kuqe do të haset në maj të 2021 dhe 2022, nëntor 2022, mars dhe shtator 2025 dhe mars 2026, disa prej të cilave do të kenë nevojë për udhëtim që të mund të shihen. Shkrepur në Canon EOS RP me objektiv Canon RF 100-500mm F4.5-7.1 L IS USM + Extender RF 1.4x në 700mm, 2 sek, f/10 dhe ISO 1000.
Hëna vijon të jetë një subjekt tërheqësh për fotografët anembanë botës, sidomos atyre çasteve të rralla kur shfaqet si superhënë apo dhe si hënë e kuqe. Por, mund të jetë e vështirë t'ia nxjerrësh mirë fotot. Shkrepja e një subjekti të shndritshëm që është shumë larg mund të jetë e vështirë në ndriçim të ulët, ashtu si dhe inkuadrimi dhe fokusimi në gjatësi të mëdha fokale. Por me kompletin e duhur të fotografisë dhe cilësimet e duhura të ekspozimit, mund të shkrepni foto më se të detajuara hënore dhe peizazhe atmosferike të hënës. Këtu ju tregojmë se si.