Stef Michalak crouching on a path with a Canon EOS M50 to film his son's first ride on a balance bike.

TEKNIKA PËR VIDEO

Çastet për t'u ruajtur: filmimi i familjes

Stef dhe Hannah Michalak e përshkruajnë veten si "një familje nga Bathi që bën video". Çifti ka regjistruar çaste intime të rrugëtimit të tyre gjatë prindërimit në një seri videosh kinematografike që kanë ndezur dukshëm kërshërinë e publikut – që prej regjistrimit të tyre në YouTube, në 2012, videobloget javore të familjes Michalaks kanë tërhequr 276 000 abonentë duke mbledhur mbi 43 milionë shikime.

Ndërsa videot japin një përshtypje autentike, spontane të jetës së tyre, ato janë rezultat i një planifikimi, filmimi dhe përpunimi të kujdesshëm - një proces që Stef-i e ka përsosur përmes provave e gabimeve dhe viteve duke u ushtruar me to.

Për Stef dhe Hannah, vështirësia e punës ia ka vlejtur. Jo thjesht sepse kanë pasur sukses në YouTube, por sepse kanë një galeri videosh të bukura që mund t'u kthehen në vitet në vazhdim. Siç thotë Stef-i: "Ia vlen vërtet të bësh ca përpjekje, pasi nuk do të mund t'i vësh çmim vlerës që do të ketë ajo video për familjen tënde. Nuk ka gjasë t'i kthehesh kësaj videoje 20 vjet më vonë e të mendosh se s'ia ka vlejtur dita që ke bërë tërë ato filmime për të nxjerrë një video të tillë të bukur. Dhe arsyeja përse përdorim videot për të ruajtur kujtime, dhe jo fotot, është se asgjë nuk ta sjell dot sërish në jetë çastin ashtu si videoja".

Familja Michalaks ia nisi me një kamerë të thjeshtë kompakte dhe ndërsa ata kanë shtuar kamera profesionale në aksesorët e tyre, kamera kryesore e videoblogimit për filmimin e çasteve të vogla të jetës është Canon EOS M50, një kamerë fantastike e gjithanshme pa pasqyra, që vjen me kapacitet 24,1-megapikselësh në foto dhe teknologji 4K Ultra High Definition për video në një trup kompakt.

"Të duhet një kamerë si Canon EOS M50 për ta pasur si një kalë të vogël pune, dhe është shumë e thjeshtë për t'u përdorur: e ndez, e cakton në modalitetin e filmit, mbase i kushton nja dy sekonda duke bërë rregullimet nëpër meny dhe kaq ishte, je gati për filmim," - pohon Stef-i.

Mësoni se si vijoi më tej Stef-i teksa xhiron një film se si djali i tij i vogël mësoi t'i japë biçikletës – dhe ofron disa këshilla se si të ndërmerrni hapat tuaj të parë me videon.

1. Gjeni një kënd interesant

Stef Michalak holding a Canon EOS M50 camera at floor level to film his son's first ride on a balance bike.
Eksperimentimi me kënde të ndryshme është një mënyrë e mirë për t'u shtuar larmi filmimeve tuaja. Stef-i sugjeron ta lëvizni kamerën për të përmirësuar kompozimin, duke e bërë videon përfundimtare edhe emocionuese për t'u parë.

Nëse jeni më komod me shkrepjen e fotove sesa të videos, mos kini frikë ta bëni kalimin. Të gjitha aftësitë tuaja të kompozimit të fotove mund t'i përdorni më së miri kur xhironi video. "Mendoj se është e rëndësishme që t'i qasesh filmimit njësoj si të ishte fotografi," - thotë Stef-i. "Në thelb ke një dritare të vogël që shikon drejt kësaj pamjeje të stërmadhe dhe gjithë aftësia është se ku ta vendosësh atë dritare që ta kapësh më së miri skenën në fjalë. Ndonjëherë është thjesht çështje e ecjes një hap më majtas apo djathtas, ose lëvizjeje të kamerës lart a poshtë për të përmirësuar kompozimin duke tërhequr shikuesin drejt subjektit."

"Njerëzit zakonisht e mbajnë kamerën në nivelin e syrit, por është e rëndësishme të provoni kënde të ndryshme," - shton ai. "Kur filmoni fëmijë, për shembull, është e rëndësishme ta ulni kamerën në nivelin e tyre. Në të shumtën e kohës, ose rri në gjunjë ose ulem, ose shtrihem. E mira me Canon EOS M50 është se ka ekran këndndryshueshëm me prekje, që të mund ta mbash kamerën poshtë dhe thjesht t'i anosh ekranin për të parë se çfarë po regjistron. Do të rekomandoja gjithashtu aktivizimin e rrjetës në ekran për të ndihmuar me inkuadrimin e filmimit."

Aplikacioni "Canon Camera Connect", që lidh kamerën me pajisjen tuaj me "iOS" apo "Android", është gjithashtu i dobishëm për filmimin nga kënde të pazakonta, pasi ju bën të mundu të rregulloni fokusin teksa jeni duke filmuar, pa e prekur kamerën.

Artikujt e lidhur
Vlogger Matt Adlard sat at a kitchen table filming a video on the EOS M50 Mark II.

VIDEOBLOGIMI

Kamerat më të mira nga "Canon" për videoblogime

Këto kamera fantastike për videobloge nga "Canon" jua bëjnë shumë të lehtë t'i jepni jetë videoblogut tuaj, me më shumë kontroll e cilësi videoje.

Vlogging how-to: winning vlogging tips

VIDEOBLOGIMI

Si të bëheni videoblogues

Lexoni këshillat dhe teknikat tona për fillestarë se si të krijoni një videoblog për të regjistruar pamje të bukura për kënaqësinë e shikuesve eklektikë. Mëso më shumë.

Geoff shooting the video from top with EOS 80D.

TEKNIKA PËR VIDEO

Mësoni si të bëni filmin tuaj të parë me metrazh të shkurtër

Keni një histori interesante për të treguar? Përse të mos e xhironi në film metrazhi të shkurtër. Mësoni si t’ia arrini kësaj me pak këshilla.

2. Pamje të qëndrueshme

Stef Michalak helping his son hold onto the handles of his balance bike. Stef's EOS M50 is resting on the arm of a bench.
Askush nuk i ka dëshirë pamjet e turbullta dhe ka në një sërë mënyrash për ta luftuar dridhjen e kamerës, si p.sh. mbajtjen e aparatit mbi diçka të qëndrueshme, investimin në një stativ apo përdorimin e objektivëve me fotostabilizator.

Për të shmangur filmimet me dridhje dhe për t'u siguruar që filmat të dalin të nivelit profesionale, është e rëndësishme ta mbështetni kamerën dhe objektivin në të njëjtën mënyrë sikur të ishit duke shkrepur një foto. "Sigurohuni ta mbani kamerën me të dyja duart dhe t'i mblidhni bërrylat," - thotë Stef-i. "Dhe doemos investoni në një stativ. Nuk ka pse të jetë diçka e madhe dhe e rëndë nëse përdorni kamerë peshëlehtë si puna e Canon EOS M50.

"Shikoni rrotull për çfarëdo që mund të shfrytëzoni për mbështetjen e nevojshme, si p.sh. ta vendosni kamerën përkundër derës dhe ta hapni këtë me ngadalë duke krijuar kështu një lëvizje të shtruar. Në të kaluarën e kam vënë kamerën dhe mbi një kupë vezësh duke e lëvizur ngadalë dhe e kam përshpejtuar pastaj filmin."

Një objektiv me "Canon Image Stabilizer (IS)" si p.sh. Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM e bën më të lehtë nxjerrjen e pamjeve pa dridhje. Por është gjithashtu e mundur ta korrigjoni në mënyrë digjitale dridhjen e kamerës, edhe kur përdorni një objektiv që nuk ka fotostabilizim.

3. Fokusohuni te fytyrat

A portrait of Stef Michalak's youngest son Rufus.
Canon EOS M50 ka "Face + Tracking AF", që e bën më të lehtë se kurrë ruajtjen e fokusit mbi sendet në lëvizje – ideal për filmimin e argëtimit me familjen.

Stef-i rekomandon të përdorni "Face + Tracking AF" të Canon EOS M50 për t'i mbajtur vetiu në fokus subjektet në lëvizje. "Të gjitha kamerat e mia të 'Canon' janë në thelb të fiksuara te ky opsion. Ky ia del më së miri të gjurmojë aksionin, sidomos me fëmijët që s'rrinë në një vend. Është shumë efikas dhe thjesht bën që të kesh një gjë më pak për t'u shqetësuar kur filmon."

Shumë kamera të "Canon" vijnë me teknologjinë "Dual Pixel CMOS AF", ku pikselët në sensorin e kamerës sillen dhe si pika të veçanta vetëfokusimi për gjurmim edhe më shpejtë e të saktë. Ky funksion aktivizohet në Canon EOS M50 kur filmoni në "Full HD", që është një rezolucion i mirë për t'u përdorur kur kërkoni të retushoni diçka shpejt apo kur nuk keni shumë hapësirë për ruajtjen e skedarëve. "Dual Pixel CMOS AF" ofron deri në 143 pika vetëfokusimi (në varësi të objektivit të përdorur) me gjurmim të fytyrës dhe të sendeve. Fokusi me zgjedhje manuale përgjatë kuadrit do të thotë që kur shkrepni poza aksioni mund ta tërhiqni gishtin mbi ekranin me prekje për ta lëvizur pikën e vetëfokusimit ose për të krijuar një efekt profesional fokusimi me tërheqje.

4. Përdorni një shpejtësi më të lartë kuadrosh për aksionin

Stef Michalak's eldest son, Grayson, riding a scooter over a bridge in a park.
Stef-i rëndom filmon me shpejtësinë më të lartë të mundshme të kuadrove që të mund të kapë më shumë detaje dhe të krijojë video të ngadalësuara.

Përpara se të filloni filmimin duhet të zgjidhni një shpejtësi kuadrosh për "Movie Recording Size". Ky është numri i kuadrove që regjistrohen në sekondë. Filmimi me shpejtësi më të lartë kuadrosh ju mundëson shkrepjen në më shumë detaje në sekuencat e aksionit dhe ju mundëson edhe të krijoni video të ngadalësuara kur e luani fragmentin me shpejtësi normale.

"Nëntëdhjetë përqind të rasteve filmon me shpejtësinë më të lartë të mundshme të kuadrove, pasi të jep fleksibilitet për ta ngadalësuar më vonë filmimin," - thotë Stef-i. "Kështu që do të zgjidhja 50 kuadro në sekondë (fps) më mirë se 25 fps nëse do ta kisha si mundësi. Por nuk do ta shpërndaja ama në internet videos me shpejtësi më të lartë kuadrosh, pasi ka prirjen të duket hiperreale. Përkundrazi, do ta konvertoja këtë video në 25 fps përpara se ta ngarkoja, që ta bëja të duket më kinematografike. Rastet e rralla që do të filmoja në 25 fps do të ishin kur ke një person që flet para kamerës, kur dhe jam i sigurt se nuk më duhet të ngadalësoj gjë."

Do të keni një larmi më të gjerë shpejtësish kuadrosh kur filmoni në rezolucion më të ulët videoje, ndaj mund t'ia vlejë t'i regjistroni fragmentet në "Full HD" sesa në 4K nëse synoni të krijoni fragmente me lëvizje të ngadaltë të lëmuar.

5. Regjistroni zë më të qartë

The Canon EOS M50 with the Canon DM-E100 mic attached, positioned on the arm of a bench behind Stef Michalak and his son.
Cilësia e zërit është jetike kur filmoni. Stef-i rekomandon ta mbani procesin të thjeshtë dhe ta caktoni nivelin e regjistrimit në "Auto" e mbase edhe të përdorni një mikrofon të vogël stereo.

Cilësia e zërit është po aq e rëndësishme sa figura, por Stef-i këshillon që t'i mbani gjërat sa më të thjeshta të jetë e mundur. "Rekomandoj ta mbani nivelin e regjistrimit të caktuar në 'Auto' që të mund të fokusoheni në filmimin e çastit."

Një objektiv "Canon STM" si p.sh. Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM përdor teknologji vetëfokusimi motorik me hapa thuajse të heshtur, duke e bërë një zgjidhje fantastike kur regjistroni zë me kamerën. Cilësinë e zërit mund ta përmirësoni edhe më tej duke përdorur një mikrofon që lidhet me fishën përkatëse të kamerës. "Edhe një mikrofon i vogël stereo si p.sh. Canon DM-E100 mund të bëjë dallim të madh," - thotë Stef-i.

Nëse filmoni me objektiv të gjatë, Stef-i sugjeron të përdorni telefonin tuaj për të regjistruar zërin. "Nëse doni ta filmoni veten nga distanca, caktojeni telefonin në modalitet regjistrimi zanor dhe mbajeni diku aty pranë. Duartrokitni tri herë për kamerën, pasi kjo do t'ju lehtësojë sinkronizimin e zërit me figurën më vonë në program."

6. Jini një rrëfimtar objektiv

Stef Michalak filming his young son as he makes a peace sign at the camera.
Nuk është e mundur të shkrepni çdo çast, kështu që caktoni vetes disa limite kohore. Kur të vijë puna për përpunimin, zgjidhni pjesët e preferuara dhe hiqni tjerat për të realizuar kështu një film për të cilin ndiheni krenar.

Në filmimin e aktiviteteve me familjen shumë lehtë mund të filmoni e të filmoni më shumë se ç'duhet, por Stef-i rekomandon që të mbeteni objektiv dhe t'i vini vetes objektiva të caktuar. "Mund të të dalin shumë pamje të bukura rrotull, por ato duhet t'i kontribuojnë rrëfimit filmik dhe jo të jenë thjesht një pozë e bukur. Kur je ende në fillime ka një mani për të filmuar çfarë të mundesh, po ashtu thjesht ezaurohesh. Mirë është të gjesh një ritëm të këndshëm me kamerën dhe të mos shqetësohesh shumë për shkrepjen e çdo gjëje të mundshme gjatë ditës.

"Nëse në fund ke orë të tëra filmimesh kur të të vijë puna për montazhin, duhet t'i vësh vetes një kufi kohor prej vetëm pak minutash për filmin përfundimtar – përndryshe përfundon duke bërë montazhe 45-minutëshe. Vazhdo me heqjen e fragmenteve derisa të të mbeten pjesët më të mira."

Shkruar nga Marcus Hawkins

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat