Inside a blue-green ice cave.

NË TERREN

5 këshilla për shkrepje në kushte të ftohti

Bora, ngrica e akulli krijojnë të gjitha skena spektakolare dimërore. Por shumica e kamerave janë krijuar për të punuar në kushte nga 0°C (32°F) e lart, ndaj duhet të bëni kujdes kur shkrepni foto në natyrë në temperatura nën zero.

Shkrepja në klima me dëborë dhe akull shpeshherë është e vështirë dhe mund t'ju dëmtojë madje edhe aparatin, ndaj këtu ju japim disa këshilla praktike për t'ia dalë mbanë gjatë muajve të ftohtë

1. Përdorni një stativ

Nxjerrja e pozave të qëndrueshme nuk do të jetë e lehtë nëse ju dridhen duart nga i ftohti. Një stativ i lehtë e portativ do t'ju ndihmonte ta stabilizonit kamerën që të mund të shkrepni me vetëbesim. Thjesht mos harroni të mos e prekni stativin me duar të zhveshura nëse jeni në temperatura nën zero, pasi mund të "digjni" lëkurën.

E nëse jeni fotograf i thekur i dimrit, përfaqësuesi i nderit i "Canon" dhe fotografi i sporteve dimërore, Richard Walch, rekomandon të investoni në doreza të posaçme alpinizmi. Këto aksesorë praktikë do t'ju bëjnë të mundur t'i ekspozoni gishtat për të shkrepur, ndërsa ju mbrojnë duart mes pozave.

2. Merrni bateri rezervë

Moti i ftohtë do t'jua shkarkojë më shpejt se normalisht bateritë. Ndaj, mbajini kamerën e bateritë në çantë, ku do të jenë për më gjatë në kushte të ngrohta. Gjithashtu mos harroni të merrni dyfishin e baterive që merrni zakonisht, që të mund të vijoni të nxirrni poza të bukura.

Artikujt e lidhur
A snowboarder in red trousers walks through the snow, carrying his board, with his back to the photographer.

NË TERREN

Këshilla dhe të fshehta për fotografinë e pushimeve dimërore

Fotografi profesionist i sporteve Richard Walch ndan këshillat e tij si ekspert për fotografi më të mira gjatë dimrit, nga zgjedhja e një kamere e deri te parametrat më të mirë.

A woman dressed in a bright red winter jacket walks towards the Skógafoss waterfall in Iceland, as heavy snow falls around her.

FOTOGRAFI PEIZAZHI

Fotografi e goditur peizazhesh

Si të nxirrni "autoportretin skenik" ideal me fotografen dhe ndikuese sociale, Ása Steinars.

How to take better winter photos

FOTOGRAFIA DIMËRORE

Si të nxirrni fotografi më të mira në dimër

Shfrytëzojeni më së miri këtë stinë të bukur me fotografin Vladimir Medvedev.

3. Manovrojini unazat me duar

Nëse e përdorni kamerën në natyrë dhe nuk e keni lëvizur me dorë unazën apo nuk e keni përdorur vetëfokusim për njëfarë kohe, fokusi dhe unazat e zmadhimit të aparatit mund t'ju "ngrijnë". Për ta shmangur këtë, sigurohuni ta mbani kamerën të mbështjellë dhe në një çantë cilësore kur nuk e përdorni, ose ta mbuloni nëse shkrepni gjatë kohës që bie borë. Përndryshe, mund dhe thjesht ta aktivizoni fokusin e unazën e zmadhimi më shpesh duke përdorur motorin e vetëfokusimit, ose dhe manualisht.

4. Bëni kujdes nga kondensimi

Kur e fusni kamerën brenda nga një ambient i ftohtë në një të ngrohtë, ajo do të pësojë kondensim, gjë që mund t'ju dëmtojë pajisjet. Richard Walch jep këtë këshillë: "Kur dilni për drekë, ose ju ose çanta e shpinës do të qëndrojë jashtë. Nëse kaloni nga i ftohti në të ngrohtë dhe provoni t'u hidhni një sy fotove, keq puna. Kamera do të vishet me mjegull, objektivat do të mjegullohen dhe do ta dëmtoni aparatin. Kamerën duhet ta mbani në një brez temperature."

5. Përdorni qafore objektivi

Kur bie apo fryn borë, qaforja e objektivit mund t'ju ndihmojë të parandaloni grumbullimin e borës mbi objektiv, shpjegon Richard Walch. "Qaforja e objektivit bëhet veçanërisht e rëndësishme për t'u siguruar që dëbora fluturake të mos godasë arrijë deri në objektiv. Mund të shmangni plot gjëra nëse përdorni qafore të mira objektivësh." Ndaj vëruani qaforet, si dhe mbani së paku nja dy peceta objektivi me vete për t'i tharë qelqin përpara se ta fusni kamerën në çantë.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat