PRINTIM KRIJUES

Printoni motivet tuaja të qëndisjes

Krijoni një punim arti mural me porosi ose përmirësoni një bluzë të bardhë me këtë udhëzues hap pas hapi për printimin e modeleve të qëndisjes.
Një bluzë e bardhë me një model të printuar qëndisjeje me bimë shtëpiake, pranë një pakoje stampash me hekurosje Canon.

Qëndisja është bërë gjithnjë e më popullore në vitet e fundit, teksa kërkojmë për hobi për të qetësuar mendjet e për të hequr sytë larg ekraneve televizive dhe kompjuterike. Por a e dinit se mund të përdorni printerin për të krijuar modelet tuaja të qëndisjes?

Me një printer PIXMA mund ta hartoni thjesht motivin tuaj dhe ta transferoni në tekstile. Zbuloni si të dekoroni një bluzë të thjeshtë ose të krijoni një pjesë me porosi arti mural me këtë udhëzues hap pas hapi.

Ju duhet

  • Printer Canon, si p.sh. PIXMA TS5350 Series
  • Letër stampimi me hekurosje për tekstile të çelëta1 ose të errëta2, ose Matte Photo Paper
  • Skica e motivit të qëndisjes sipas zgjedhjes suaj
  • Tekstili i zgjedhjes suaj (materiali duhet të jetë së paku 50% pambuk dhe për larje në lavatriçe në 30°C)
  • Gërshërë
  • Tryezë hekurosjeje dhe hekur
  • Gjilpërë dhe pe
  • Gjergjef

1. Përzgjedhja e dizajnit tuaj të motivit të qëndisjes

Një bluzë e printuar me motive qëndisjeje dhe varëse për mur, pranë një printeri Canon.

Mund të zgjidhni çfarëdo dizajni që ju pëlqen për motivin tuaj të qëndisjes, madje edhe të krijoni një tuajin.

Një grua që vendos një bluzë me motive bimësh në një gjergjef.

Dizajni juaj nuk ka pse të jetë i përsosur, pasi mund të qepni mbi çfarëdo pjese që dëshironi të fshihni.

Mund ta keni tanimë në mendje një model për qëndisjen tuaj. Për këtë projekt, qëndistarja jonë Rosie nga The Embroidery Barn zgjodhi dizajne. I pari ishte një motiv bimësh për t'i dhënë jetë të re një bluze të bardhë. I dyti, një palë duar në formën e një zemre, të cilat planifikoi t'i qepte mbi tekstile të bardha për të krijuar një varëse frymëzuese muri.

Rosie e krijoi dizajnin vetë, por nëse nuk keni ndojë ide, do të do të gjeni frymëzim të bollshëm në Creative Park ose në aplikacionin Creative Park3. Të dy faqet kanë dizajne dhe motive nga një sërë artistësh dhe ilustruesishs - shikoni Cactus Party ose Peaceful Parakeets!

2. Printimi i modelit tuaj të qëndisjes

Një printer Canon Pixma printon dy dizajne në një fletë letre A4.

Qëndistarja jonë i ka printuar dizajnet e saj, si për bluzën, ashtu edhe për unazën e qëndisjes, në një fletë letre stampimi me hekurosje për tekstile të çelëta.

Pasi të keni zgjedhur dizajnin e qëndisjes, është koha të printoni motivin. Aplikacioni falas Canon PRINT, që pajtohet me shumicën e printerëve të Canon që mbështesin Wi-Fi, duke përfshirë Canon PIXMA TS5350 Series, ju mundëson ta komandoni printerin drejtpërdrejt nga smartfoni dhe madje edhe të lidheni me renë kompjuterike.

Nëse tekstili juaj është mjaftueshëm i hollë, mund ta printoni modelin e qëndisjes në letër të zakonshme, si p.sh. Matte Photo Paper dhe ta vizatoni skicën drejt e mbi tekstil. Thjesht ngjiteni motivin në një dritare, mbulojeni me tekstil dhe vizatoni me lapëstil ose stilolaps.

Rosie ka përdorur letrën e stampimit me hekur për tekstile të çelëta, gjë që e bën procesin pak më të thjeshtë. Ofrohet në madhësi A4, që të mund të krijoni dizajne të mëdha ose të vendosni disa motive të vogla në të njëjtën fletë (duke përdorur aplikacionin Canon Easy-PhotoPrint Editor për të ndihmuar me strukturimin) për të shmangur humbjet.

3. Përgatitja e modelit tuaj të qëndisjes printuar për stampim

Një grua që pret një motiv bime shtëpiake me gërshërë.

Pjesët e zbrazëta të stampës do të shfaqen në dizajnin tuaj përfundimtar, kështu që prisni me kujdes rreth buzës për të krijuar një kornizë të rregullt.

Një grua që pozicionon një dizajn bimësh shtëpiake në një bluzë.

Kur të jeni të kënaqur me prerjen, vendosni se ku doni ta poziciononi dizajnin në tekstil.

Para se ta stamponi motivin në tekstil, priteni dizajnin me një palë gërshërë të mprehta. Mund ose ta prisni sa më afër skajeve të jetë e mundur, ose të lini një kornizë të hollë përreth motiveve. Poziciononi dizajnin në tekstil - nëse jeni duke stampuar në bluzë, ia vlen ta provoni përpara për t'u siguruar që gjithçka është në vendin e duhur. Kur jeni të kënaqur me pozicionimin, kthejeni letrën nga ana tjetër që dizajni të jetë me drejtim nga tekstili.

4. Hekurosja e motivit tuaj të qëndisjes mbi tekstil

Një grua që lëviz një hekur mbi një bluzë dhe një dizajn të stampuar të vendosur përmbys.

Vendoseni dizajnin përmbys mbi tekstil dhe përdorni hekurin e parangrohur për të rregulluar motivin në bluzë.

Një grua që heq letrën pas një stampe të ngjitur në një tekstil të bardhë.

Hiqni me kujdes letrën e pasme për të zbuluar motivin tuaj.

Vendoseni pëlhurën dhe dizajnin tuaj në një tryezë hekurosjeje. Vendosni hekurin në rreth 170°C (ekuivalent me cilësimin për pambukun në shumicën e hekurave) dhe lëvizeni ngadalë hekurin nëpër tekstil, duke ushtruar presion të njëtrajtshëm gjatë punës. Përdorni lëvizje rrethore për t'u siguruar që imazhi të çlirohet nga letra dhe të kalojë në tekstil. Kur të jeni të sigurt se motivi ka ngjitur, përdorni njërën dorë për të shtypur tekstilin dhe për ta mbajtur në vend dhe dorën tjetër për të hequr me kujdes letrën e pasme.

5. Qepja e modelit të printuar të qëndisjes

Një grua që qep një kontur rreth dizajnit me duar mbi një tekstil.

Përdorimi i gjergjefit apo i kornizave për tapiceri ju ndihmon ta mbani gjilpërën më mirë në vend.

Një copë tekstili në një kornizë me një dizajn të printuar qëndisjeje me duar në formën e një zemre.

Duke përdorur një tegel të thjeshtë për të konturimin e dizajnit e bëni atë më të dukshëm.

Tani modeli juaj është në vend, dhe është koha për pak argëtim! Këtu mund ta lini krijimtarinë tuaj të lirë. Mund të vendosni të qëndisni mbi të gjithë motivin ose të merrni një rrugë më minimale. Rosie ka përdorur tegelat bazë për të shtuar ngjyrë te vazot e bimëve dhe për të nxjerrë në pah gjethet në dizajnin e saj të bluzës. Për ta bërë motivin e dorës të dalë më në pah, ajo ka përdorur një të errët për të qëndisut rreth konturit.

Kur jeni të kënaqur me qëndisjen, është koha të tregoni aftësitë tuaja në punëdore. Bluza mund të jetë një dhuratë të bukur e personalizuar dhe gjergjefi i drunjtë është një kornizë e gatshme, kështu që arti juaj me porosi mund dhe të varet diku në çast si shenjë e mjeshtërisë suaj.

Për më shumë frymëzim për punëdore, na ndiqni në Pinterest. Dhe mos harroni t'i ndani krijimet tuaja në rrjetet sociale duke përdorur etiketën #MadeWithPIXMA.

Shkruar nga Andrea Ball

  1. Pajtueshmëria e Light Fabric Iron-on Transfers LF-101: PRO-100/PRO-100S, seria TS (përveç serive TS31xx/TS20x), seria TR (përveç serisë TR45xx), seritë MG77xx/MG75xx/MG68xx/MG67xx/MG57xx/MG56xx/MG36xx, seria iX68xx
  2. Pajtueshmëria e "Dark Fabric Iron-on Transfers DF-101": PRO-100/PRO-100S, seria TS (përveç serive TS31xx/TS20x), seria TR (përveç serisë TR45xx), seria G (përveç serive GM40xx/GM20xx), seritë MG77xx/MG75xx/MG67xx, seritë iP87xx/iX68xx
  3. Për informacion mbi modelet e mbështetura të printerëve Canon InkJet, hidhini një sy faqes: https://ij.start.canon/cpapp-model.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

  • PRINTIM KRIJUES

    Riimagjinoni gardërobën

    Bluza me slogane, çanta të personalizuara, dhurata unike… një udhëzues për printimin në tekstile.

  • Një printer Canon printon një fletë me tri dizajne zemre përmbi. Rreth tij ka lapsa me ngjyra, një pako letre stampimi dhe një bluzë e bardhë me një stampë zemre përmbi.

    VËMENDJE KRIJUESE

    Visheni zemrën mbi mëngë

    Bashkojuni diskutimit për shëndetin mendor me këto dizajne elegante dhe frymëzuese.

  • Një varëse muri me forma gjethesh tropikale, të prera me letër me ngjyra në rozë dhe të gjelbër dhe printime tropikale.

    PRINTIM KRIJUES

    Dekorime të thjeshta biofilike

    Kombinoni natyrën dhe dizajnin për të krijuar hapësira çlodhëse në shtëpinë tuaj.

  • Një printer Canon PIXMA G6050 dhe Canon Magnetic Photo Paper në një tryezë pranë krijimeve prej punëdoreje me letër, duke përfshirë një celular dinozaur, një kokë njëbrirëshi dhe ngjitëse në formë maceje.

    PRINTIM KRIJUES

    Punoni dekorime të stilizuara për shtëpinë

    Nisjani nga punëdoret dhe dekorojeni shtëpinë me Creative Park dhe një printer PIXMA G6040.