Printed decorations and hand-held signs for a wedding day next to a portrait of a bride and groom in a frame.

FOTOGRAFIA PËR DASMA

Krijoni printimin tuaj të personalizuar e të pakrahasueshëm për dasmë

Të gjithë duan që dasma e tyre të jetë e veçantë dhe shpesh kjo do të thotë të gjesh ide krijuese për të shprehur individualitetin apo mënyra zbavitëse për t'i përfshirë të ftuarit në festë. "Ka një prirje të madhe drejt dasmave më intime apo 'mikro' që janë tejet të personalizuara për të përkuar me stilin dhe personalitetet e çiftit," - pohon Carrie Schwab, kryeredaktore e Junebug Weddings, një burim planifikimi dasmash për çiftet krijuese. Qoftë për ftesa të printuara vetë, banderola, libra vizitorësh apo suvenire të tjera të domosdoshme, ka mënyra të shumta si t'u jepni personalitet dasmave tuaja përmes printimit, qoftë përpara, gjatë apo pas ditës së shënuar.

1. Ftesat e printuara

Printimi i ftesave të bëra vetë është një mënyrë ideale për ta personalizuar ditën tuaj të shënuar teksa kurseni para gjatë planifikimit. Canon Double-sided Matte Paper MP-101D është e parapalosur dhe vjen me zarfe.

Ndërthurja e metalit, grafikëve gjeometrikë dhe pasteleve të buta kanë qenë tendencat kryesore në 2019, por Carrie parashikon një prirje drejt disenjimeve më pak të ndërlikuara në 2020. "Minimalizmi është shumë në modë në këtë moment," - thotë ajo. "Po shohim që shumë çifte i nisin kërkimet e tyre të internetit me 'dasmë e thjeshtë' dhe pastaj tek artikulli që kërkojnë. D.m.th. vija të qarta dhe bardhezi."
Nëse minimalizmi nuk bën për ju, një prirje tjetër e preferuar për 2020 është gjelbërimi, nga gjethet delikate të palmave deri tek ato të dendura tropikale. Canon PIXMA TS9551C ka 45 motive të integruara që mund t'i përfshini në ftesat tuaja dhe mbështet kartela 12×12 in, si dhe letër dyanëshe pa shkëlqim 7×10 in, e cila vjen me zarfe. "Përdorimi i printerit të shtëpisë mund t'i ndihmojë çiftet edhe për sa u përket shpenzimeve," - shton Carrie.

2. Aksesorë e banderola fotokabine

Duke përdorur "Creative Park" mund të gjeni një larmi dekorimesh për t'iu përshtatur ditës suaj, për t'i printuar vetë dhe për t'i dhënë një dorë të veçantë dekorit tuaj. Kjo jo vetëm që jua bën unike ditën tuaj të shënuar duke ju dalluar nga të tjerët, por dhe ju kursen para në dekorime.

Nëse planifikoni ndonjë fotokabinë për ditën tuaj të shënuar, përse të mos krijoni aksesorët tuaj? Do të gjeni ide interesante te Creative Park, burimi pa pagesë nga "Canon" për materialet e punëdores, të cilat mund t'i printoni duke përdorur Canon PIXMA TS9551C. Kompleti Photo Booth Props (Wedding) përmban një diademë, syze komike dhe banderola për poza komike. Ose mund të krijoni disa të tilla dhe vetë me afishat Mr & Mrs për t'i varur nëpër ambient. Shabllonet vijnë të gjitha me udhëzime të qarta montimi.
Sigurohuni që të ftuarit të mos ngatërrohen nëpër ambient, me anë të shablloneve për tabela dhe kartelat me emrat e personave, edhe këto nga aplikacioni "Creative Park". Shkarkoni shabllonet dhe printojini në letrën fotografike A4 pa shkëlqim.

3. Albumet e vizitorëve

Artikujt e lidhur
A bride and groom and their guests dancing with their hands raised in the air.

FOTOGRAFIA PËR DASMA

Etiketa për fotografinë e dasmave

Sigurohuni që fotot tuaja të çiftit të gëzuar të jenë të paharrueshme për të gjitha arsyet e duhura.

A scrapbook filled with photos printed on a Canon Selphy Square QX10 printer.

PRINTIME KRIJUESE

Zbavituni me printimet dhe sillini fotot në jetë

Mësoni si të bëheni më krijues me fotografinë – dhe printojini rezultatet në çast me printerin "Canon Selphy Square QX10".

Cat and koala printed on PIXMA TS5350 printer.

KRIJIME ARTIZANALE ME PRINTER

Bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"

Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.

Libri i të ftuarve është një mënyrë e mirë për t'iu rikthyer ditës së dasmës e për të parë të gjitha mesazhet personale nga shoqëria e familja. Canon Zoemini S nxjerr printime çasti me shpinë ngjitëse, që të ftuarit të mund t'i ngjisin drejtpërdrejt në libër. Ai mund dhe të printojë një foto më shumë se një herë, që njëra të vendoset në libër dhe tjetrën të ftuarit të mund ta marrin me vete si suvenir.

Duke vijuar me tematikën e personalizuar, po sikur të përfshini printime në festë përmes një kamere me printim çasti si p.sh. Canon Zoemini S. Pasqyra dhe unaza e saj e integruar e dritës janë ideale për autoportrete, ndërsa mundësia për t'u lidhur përmes aplikacionit "Canon Mini Print" dhe për të përdorur cilësimin e kronometrit të aplikacionit, si dhe shkrehjen e telekomanduar, bën që realizoni foto me grupe edhe më të mëdha. Lini një Canon Zoemini S në një tryezë të dedikuar dhe ftoni gjithsecilin të shkrepë nga një pozë me të. Nxitini të ftuarit të provojnë ndonjë kornizë, të vendosin filtra apo të shtojnë vizatimet e shkrimet e tyre për një frymë më të veçantë. Ose kërkojuni të printojnë në format katror që të mund të shtojnë diçitura zbavitëse apo shënime personale në fund të printimeve ngjitëse.
Mund dhe të dekoroni një fletore me shirita ngjitës të printuar nga "Creative Park" dhe ta mbushni me fotot e të ftuarve për të krijuar një kujtim të veçantë të cilin mund ta ruani përgjithmonë.

4. Dekorime me porosi

Duke përdorur Canon Zoemini S apo "Canon Selphy Square QX10" mund të shkrepni foto nga celulari dhe t'i printoni e dekoroni me stil.

Mund dhe të përdorni një Canon Zoemini S ose një printer portativ Canon Selphy Square QX10 për të krijuar dekorime të personalizuara. Kërkojuni të ftuarve t'i ngjisin fotot e tyre në shiritat që keni varur nëpër pemë e të stolisur me drita të vogla, ose kapini përgjatë spangove që keni varur nëpër paleta druri. "Çiftet kërkojnë të kujdesen deri në detaj për t'i dhënë personalitetin apo 'markën' e tyre dasmës," - thotë Carrie. "Dekoret e punuara vetë dhe elemente të tjera të tilla po bëhen vërtet shumë të preferuara."

5. Printimet e dasmës

Printimi i fotove tuaja të dasmës është një mënyrë e mirë për të kursyer para. Me Canon PIXMA TS9551C, mund të nxirrni printime cilësore me çmime ekonomike. Plus, nuk ka pse prisni – mund t'i printoni pozat menjëherë.

Canon PIXMA TS9551C mund të printojë foto 4×6 in në vetëm 21 sekonda me bojëra që riprodhojnë foto tejet të detajuara me deri në 100 vite jetëgjatësi albumi, kështu që mund të zgjidhni pozat tuaja të preferuara për t'i ndarë me shoqërinë e të afërmit, ose për t'i vendosur në korniza në shtëpi. Mund dhe të punojë me një sërë llojesh të tjera letre, duke përfshirë zarfet, ngjitëset dhe fotoletrën magnetike, kështu që mund të krijoni ngjitëse apo magnete frigoriferi sipas dëshirës për t'ua dërguar të ftuarve si dhurata falënderimi dhe memento. Printoni, skanoni dhe kopjoni me lehtësi nga pajisja juaj inteligjente me aplikacionin Canon PRINT ose printoni pa aplikacione të tjera me mbështetjen për "AirPrint (iOS)" dhe "Mopria (Android)".

Përfshihuni edhe më në hollësitë e dasmës dhe printoni kartolinat tuaja të vendndodhjes me Creative Park. Personalizoni dizajnin dhe ruajeni buxhetin tuaj të dasmës për veshjen.

Shkruar nga Natalie Denton

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat