KRIJIME ARTIZANALE ME PRINTER
Bëhuni krijues me gamën "Canon Zoemini"
Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.
KAMERA PORTATIVE
Canon IVY REC mbërriti – një kamerë rezistente ndaj goditjeve,* me hidroizolim** dhe portative, ideale për shkrepje kudo që të jeni. Me sensorin 13-megapikselësh, video "Full HD 1080p" deri në 60 fps, mundësi lidhjeje me "Wi-Fi" dhe "Bluetooth", ajo është krijuar për ta shkrepur të gjitha aksionin në rezolucion të lartë edhe në situata kur nuk doni të rrezikoni kamerën e zakonshme apo celularin tuaj. Kjo është një kamerë e regjur që mund ta kapni në brez apo në çantë, që ta keni gjithnjë pranë, dhe më e bukura, mund t'i ndani pozat menjëherë përmes aplikacionit "Canon Mini Cam".***
Me vetëm 110,5 mm gjerësi dhe peshë afro 90 gramë, Canon IVY REC nuk do t'ju ngadalësojë, as do t'ju zërë rrugën. Do të harroni që është aty, derisa t'ju duhet, duke ju mundësuar të përqendroheni tek aksioni.
Canon IVY REC është e hidroizoluar** për deri në dy metra për 30 minuta në ujë të ëmbël, çfarë e bën dhe një shoqëruese të mirë për raste anës pishinave. Inkuadruesi vepron dhe si kapëse, ndaj mund ta kapni Canon IVY REC në brez apo në çantën e shpinës kur ecni në natyrë, ose dhe ta montoni në timonin e biçikletës së terreneve për poza në vetë të parë. Mos kini frikë ta merrni me vete kur bie shi apo kur dilni jashtë rruge. Është krijuar për aventurë dhe për jetën në lëvizje!
Ndryshe nga celulari juaj, Canon IVY REC nuk ka ekran, ndaj dhe nuk keni pse shqetësoheni për thyerje - ajo ka rezistencë ndaj goditjeve* dhe mund t'u bëjë ballë rrëzimeve nga dy metra, ideale kur lëvizni me biçikletë terrenesh malore ose kur vraponi përgjatë një shtegu mes pyllit. Vjen me zgjedhje për katër ngjyra të forta, që do të thotë se jo vetëm që bie në sy për nga bukuria, por edhe mund ta dalloni lehtë nëse ju bie në baltë, rërë apo dëborë. Qoftë nëse jeni mbi biçikletë, ski apo skejtbord, ju shoqëron me dëshirë gjatë rrugës.
Me thjeshtësinë dhe lehtësinë në përdorim, Canon IVY REC jo vetëm që është praktike, por dhe e shpejtë. Mund të shkrepë foto, video apo dhe të dyja njëherësh, madje me më shumë mundësi personalizimi përmes lidhjes me celularët. Nëpërmjet sinkronizimit me "Wi-Fi" dhe "Bluetooth" mund t'jua shpërndarë në çast fotot dhe videot nëpër rrjetet sociale (nëse keni mbulimin e rrjetit). Me anë të aplikacionit "Canon Mini Cam",*** mund të shihni në ekranin e celularit atë që shikon kamera, gjë që ju bën të mundur t'ia jepni madje dhe një shoku ndërsa u hidhni një sy filmimeve apo përdorni funksionin e shkrepjes në distancë.
Jetoni çastin dhe merreni Canon IVY REC me vete rrugës! Me një rrotull praktike opsionale që ju mundëson të ndërroni me lehtësi mes modaliteteve të ndryshme të shkrepjes, nuk ka asgjë që nuk mund ta shkrepni me këtë kamerë të vogël argëtuese.
Shkruar nga David Osgar
* Rezistente ndaj goditjeve deri në 2 metra (6,6 ft.). Metodat e provës së rezistencës ndaj goditjeve janë unike për këtë produkt dhe nuk garantojnë mbrojtjen nga dëmtimi apo defektet e produktit.
** Hidroizolim deri në 30 min në thellësi prej 2 metrash (6,6 ft). Provuar vetëm në ujëra të ëmbla. Nëse ekspozohet ndaj ujërave jo të ëmbla, rekomandohet shpëlarja në çast me ujë të ëmbël.
*** Përdorimi i aplikacionit opsional "Canon Mini Cam" kërkon lidhjen e një pajisjeje të mbështetur me Canon IVY REC përmes Bluetooth® dhe Wi-Fi®. Aplikacioni "Canon Mini Cam" ofrohet falas në "App Store" dhe në "Google Play". Mund të ketë tarifim për të dhënat me shkarkimin e aplikacionit falas "Canon Mini Cam". I përputhshëm me pajisjet portative me sisteme operative "iOS 11" e lart dhe "Android 5.1" e lart.
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatKRIJIME ARTIZANALE ME PRINTER
Çlirojeni krijimtarinë kudo që të jeni me anë të një kamere çasti dhe printeri xhepi.
FOTOGRAFIA E AKSIONIT
Zbuloni si të shkrepni poza më krijuese aksioni në aventurat e përditshme me këshilla nga fotografi profesionist, Tom Bing.