TEKNIKA PËR VIDEO
Kthejeni një ditë me familjen në një film fantastik familjar
Filmoni çaste të vyera me familjen dhe mësoni si t'i shfrytëzoni sa më mirë funksionet video të kamerës EOS me videoblogerin, Stef Michalak.
TEKNIKA PËR VIDEO
Kur filmoni videorrëfimin tuaj, është thelbësore që të keni një subjekt që paraqet interes për ju. Kjo ju fokuson vëmendjen, duke ju nxitur të kapni elemente thelbësore që do ta bëjnë audiencën tuaj të shikojë deri në fund. Këshillat e mëposhtme do t’ju orientojnë si të shkrepni të gjitha filmimet që ju nevojiten për të rrëfyer historitë tuaja.
Planifikimi i xhirimit ju ndihmon të siguroheni që të shkrepni të gjitha filmimet e nevojshme. Mbajtja shënim e përmbajtjeve që doni të filmoni - dhe me çfarë qasjeje – ju organizon xhirimin në mendje përpara se ta vini në jetë.
Përgatisni pajisjet përpara xhirimit, karikoni bateritë dhe pastroni objektivat. Mos harroni se bateritë mbarojnë më shpejt kur xhironi video se kur shkrepni foto, ndaj sigurohuni të keni disa ekstra me vete. Formatoni kartat e memories në kamerë që të jenë gati për xhirimin. Skedarët video janë të mëdhenj ndaj mund t’ju duhen karta memorieje me më shumë kapacitet.
Shumica e kamerave kanë mikrofon të integruar që mund të regjistrojë zërin, por do të nxirrni zë më të mirë me një mikrofon të jashtëm, si p.sh. Canon Stereo Microphone DM-E100. Kamerat si EOS M6 Mark II kanë fole mikrofoni të jashtëm për kur ju duhet të siguroheni që zëri të jetë kristal i qartë.
Caktoni skenën për filmimin me një sërë xhirimesh së gjeri të vendndodhjes. Kombinojini këto me disa detaje dhe plane ekstreme nga afër të ambientit ku po filmoni. Objektivat me zmadhim me Stepper Motor (STM) – opsionet përfshijnë EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM, EF-S 18-135mm f/3.5-5.6 IS STM dhe RF 24-105MM F4-7.1 IS STM – janë fantastikë për filma, pasi punojnë shtruar e qetë.
Sigurohuni të lëvizni nëpër vendndodhje dhe evitoni shkrepjen nga i njëjti pozicion. Ky filmim do të jetë hapja e historisë suaj dhe do t’i tregojë shikuesit kontekstin dhe vendndodhjen. Provoni të shkrepni të paktën dhjetë sekonda për fragment për këto poza përcaktuese, që të keni dhe vend për të kryer editimin.
Paraqisni personazhin kryesor të filmit tuaj duke treguar detaje se ku ndodhen dhe çfarë bëjnë. Shkrepni fragmente të ndryshme të subjektit në veprim dhe provoni kompozime dhe stile të pazakonta ndriçimi. Shumë kamera, për shembull EOS RP, EOS M50 ose EOS 6D Mark II, ju lejojnë të përdorni vetëfokusimin gjatë filmimit, mbi të cilin mund të mbështeteni për ta mbajtur fytyrën e subjektit në fokus.
Flisni me subjektin tuaj gjatë filmimit, kjo ia bën shprehjet shumë më të natyrshme. Kjo mund dhe t’ju ndihmojë të zbuloni ndonjë tipar tjetër të karakterit të tyre që mund të dëshironi ta nxirrni në video.
Izolimi i sendeve të caktuara me plane të afërta rrit interesin. Këto poza detajesh mund të jenë tepër të dobishme kur editoni filmin.
Jo të gjitha planet e afërta kanë nevojë për makroobjektiv – objektivi juaj i zakonshëm është më se i mjaftueshëm në të shumtën e rasteve. Zmadhoni sa të mundeni për t’i bërë subjektet më të mëdha në kuadër, ndërsa i izoloni nga sfondi i tyre.
Sendet me reliev dhe zonat me ngjyra janë ideale për poza detajesh abstrakte. Mos harroni të lëvizni kamerën, të sillni detaje në kuadër nga një sfond jashtë fokusi.
Provoni t’i shkrepni subjektet tuaja nga kënde të pazakonta. Jo të gjitha pozat funksionojnë, por nuk keni si ta dini nëse nuk i provoni! Ndryshoni këndvështrimin duke dalë mbi subjektin dhe duke shkrepur për poshtë ose uluni përtokë e shkrepni për lart. Shkrepja nga poshtë subjektit mund të japë një perspektivë krejt të veçantë. Një ekran këndndryshueshëm si ai i EOS 850D, mund të ishte tepër i dobishëm me këto. Ndryshimi i pozicionit mund t’jua bëjë videon shumë më dinamike se shkrepja tërësisht nga këndvështrimi normal.
Nëse shkrepni përtej subjektit në plan të parë, zgjidhni një pikë të caktuar fokusi për ta mbajtur sfondin të mprehtë e duke futur një farë turbullimi kinematografik të planit të parë.
Mendoni se si t’i poziciononi më mirë elementet në kuadër. Ndonjëherë qasjes normale të kompozimit si rregulli i treshit dhe vijat udhëzuese, funksionojnë mirë. Sigurohuni të provoni këndvështrime të tjera, për shembull, duke përdoru simetrinë, për të krijuar poza alternative.
Përdorni pozat e detajuara dhe prerjet ekstreme për të ruajtur interesin e shikuesit. Provoni kënde e këndvështrime të ndryshme dhe zbuloni stilin tuaj të veçantë, për ta bërë filmin të dallojë nga turma.
Kërcimet e skenave janë të dobishme për t’i dhënë ritëm dhe dramë filmit tuaj. Shkrepni sekuenca të ngjashme nga i njëjti kënd, pastaj kaloni në pjesë të ndryshme të secilës sekuencë, për të kaluar nga njëri çast në tjetrin.
Nëse kamera juaj ka shkrepje me interval apo kapacitet për shpejtësi të larta kuadrosh, mund t’i përdorni për të luajtur me shpejtësinë dhe kohën. Angazhojeni shikuesin me një sekuencë intervali, për ta ngjeshur aksionin e ngadaltë në fragmente më të shkurtra. Përdorni kapacitetin e shpejtësive të larta të kuadrove për të ngadalësuar aksionin e shpejtë.
Për të nisur kulminimin drejt finales së filmit, duhet të krijoni tension vizual. Bëjeni këtë me një larmi pozash, planesh ekstreme të afërta dhe pozash për së gjeri. Riinkuadrimi i kamerës nga një subjekt neutral në skenën kryesore fundore është një mënyrë e mirë për ta kaluar videon në këtë fazë finale.
Mbajini pozat të shkurtra për të krijuar suspansë. Mos harroni se mund të merrni gjithsesi disa sekonda nga një fragment më i gjatë, ndaj përpiquni të shkrepni pak sekonda filmime rezervë përpara dhe pas përmbajtjes që kërkoni.
Kaloni në një bateri kamere me karikim të plotë përpara se të fillojë skena finale. Nuk do të donit të humbnit asnjë pjesë aksioni për shkak të rënies së baterisë. Gjithashtu, sigurohuni të keni hapësirë të bollshme në kamerën e memories.
Është thelbësore të shkrepni aksionin final të filmit tuaj, por mos harroni dhe reagimet e personazheve të përfshira. Mund t’ju duhet të lëvizni rrotull me shpejtësi. Mbajeni kamerën duke xhiruar dhe provoni ta lëvizni shtruar. Canon Tripod Grip HG-100TBR, që funksionon më mirë me kamerat e vogla si EOS M6 Mark II, mund t’ju ndihmojë të arrini filmime të qëndrueshme. Ndryshojeni pozën nga së gjeri në plan të afërt duke lëvizur pozicionin tuaj dhe duke zmadhuar objektivin. Synoni të kapni ndjesinë e përfshirjes në aksionin rreth jush - synoni që shikuesit të jenë të ndihen të angazhuar.
Kaloni mirë duke bërë filma, ndonjëherë gjërat s’dalin siç i kishit planifikuar, por do të mësoni shumë prej situatave të tilla. Duke krijuar një raport me subjektet tuaja, zbuloni më shumë rreth njerëzve dhe botës rreth jush.
Kur xhironi një film jeni në kontroll të mënyrës si rrëfehet historia. Kur punoni me njerëz ndikoni përfundimisht paraqitjen që u bëjnë ngjarjeve dhe situatave. Filmi juaj ka një pjesë të personalitetit tuaj në të, ndaj argëtohuni gjatë xhirimeve.
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatTEKNIKA PËR VIDEO
Filmoni çaste të vyera me familjen dhe mësoni si t'i shfrytëzoni sa më mirë funksionet video të kamerës EOS me videoblogerin, Stef Michalak.
TEKNIKA PËR VIDEO
Animatori profesionist, Ed Jackson, zbulon si të krijojmë një film vizatimor me lëvizje me ndalesa.
TEKNIKA PËR VIDEO
Filmografi i dokumentareve i nderuar me çmime dhe përfaqësues nderi i Canon, Joel Santos, ndan këshillat e tij kryesore për rrëfimtarinë me video.