FOTOGRAFI PEIZAZHI
Si për të shkrepni peizazhe me kamerën në duar
Mësoni si të shkrepni peizazhe të arrira pa stativ.
Fotografi peizazhi
Me cilindo objektiv të shkrepni mund të nxirrni pamje fantastike të peizazheve. Por ka raste kur përdorimi i një objektivi të specializuar ju bën të mundur arritjen e optimales së një skene.
Objektivat këndgjerë, që shpesh quhen edhe objektiva peizazhi, ofrojnë pamje të hapura që ju mundësojnë të përfshini më shumë pamje në kuadër për të krijuar interes e dramatizëm.
Ja t'u hedhim një sy disa shembujve...
figura në të majtë:
Canon EOS 5DS - Gjatësia fokale 105,0 mm
1/80 sek, f/4.0, ISO 800
figura në të djathtë:
Canon EOS 5DS - Gjatësia fokale 24,0 mm
1/60 sek, f/4.0, ISO 800
Shkrepja me gjatësi më të madhe fokale mundëson shikim më të mirë të detajeve, që përndryshe do të humbisnin. Përdorimi i objektivit të gjerë e heq vëmendjen nga këto detaje dhe e vë theksin tek ambienti rrethues duke na treguar më shumë nga skena. Sfondi i butë shton kontrast dhe shtyllat e plazhi me gurë mundëson një inkuadrim më të mirë të kompozimit duke përfshirë më shumë nga trarët e çeliktë.
figura në të majtë:
Canon EOS M5 - Gjatësia fokale 50,0 mm
20 sek, f/8.0, ISO 100
figura në të djathtë:
Canon EOS M5 - Gjatësia fokale 21,0 mm
13 sek, f/8.0, ISO 200
Përdorimi i objektivit zmadhues në gjatësi fokale 50 mm në pozën e parë tregon detaje nga afër të qytetit, ku secila ndërtesë mund të shihet individualisht. Me gjatësi fokale prej 21 mm mund të shtojmë më shumë ndërtesa, si dhe të fokusohemi në ndriçimin e pazakontë të kësaj poze urbane, duke përfshirë blutë që çajnë përmes reve dhe dritat e ngrohta të banesave në plan të parë.
figura në të majtë:
"Canon EOS 200D" dhe Canon EF-S 18-55mm f/4-5.6 IS STM në gjatësi fokale 18,0 mm
1/10 sek, f/5.0, ISO 400
figura në të djathtë:
"Canon EOS 200D" dhe Canon EF-S 10-18mm f/4,5-5.6 IS STM në gjatësi fokale 10,0 mm
1/8 sek, f/5.0, ISO 400
Përdorimi i një objektivi më të gjerë për këtë skenë lejon më shumë det, i cili e balancon më mirë urën në kompozim. Objektivi këndgjerë ka krijuar gjithashtu një imazh me më shumë qiell, i cili ka nxjerrë larminë e bukur të ngjyrave që bien në sy në këtë ditë me re.
Nëse ky është horizonte më i plotë, më shumë qiell e detaje në plan të parë apo nëse përfshin tipare që nuk dukeshin me objektivat e zakonshëm, përdorimi i objektivave të specializuara këndgjera mund të ketë avantazhe reale në shkrepjen e peizazheve.
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatFOTOGRAFI PEIZAZHI
Mësoni si të shkrepni peizazhe të arrira pa stativ.
FOTOGRAFI PEIZAZHI
Zbuloni teknikat e fotografimit për t'ju ndihmuar t'i shpini fotot tuaja të peizazhit në nivel tjetër.
FOTOGRAFIA E PEIZAZHEVE DHE MAKROFOTOGRAFIA
Henrik Spranz ndërthur aftësitë teknike me dellin artistik për të shkrepur poza të jashtëzakonshme që janë bërë tejet të njohura në internet.