Father piggybacks son through field

Si të përdorni dritën natyrale

Qoftë nëse po bëni foto portretesh jashtë, po mundoheni të kapni atmosferën e ditës të një qyteti ose ndjesinë e një mbrëmjeje të bukur vere, përdorimi i dritës natyrale mund të të ndihmojë të krijosh imazhe mahnitëse. Të dish si ta përdorësh dritën në dobinë tënde do të sjellë ndryshim të madh në fotografitë e tua. Dhe nuk do të kesh nevojë të investosh në pajisje të reja për të parë rezultatet.

Përdorimi i orarit të ditës në dobinë tënde

Drita natyrale ndryshon në varësi të orarit të ditës dhe motit. Prandaj, para se të fillosh të shkrepësh, bëje zakon të mendosh përpara. Mbi të gjitha, nuk ka kuptim të çohesh nga gjumi herët për të shkrepur lumin në qytet gjatë lindjes së diellit nëse pozën më të mirë do ta bësh në perëndim të diellit.

Në një ditë me diell në qiell të kthjellët, drita mund të duket relativisht e ngrohtë në mëngjes, më e ashpër në mesditë dhe më e butë në mbrëmje. Prandaj, nëse ke kohë, dil jashtë dhe fotografo të njëjtën skenë në orare të ndryshme të ditës dhe krahasoje dritën në fotografitë e tua për të gjetur atë që të pëlqen më shumë.

Shmang dritën direkte të diellit për portretet

Drite direkte e diellit në mes të ditës mund të prodhojë hije të ashpra të cilat mund të mos jenë të këndshme për njerëzit në pozat e portreteve që bën. Prandaj përpiqu të fotografosh njerëzit në hije në ditë me diell ose prit deri pasdite kur dielli lëshon dritë më të ngrohtë. Të rrish mbrapa një ndërtese ose poshtë një peme për shembull, shpërndaj mirë dritën e ashpër dhe do të nxjerrë rezultate më të kënaqshme. Gjithashtu mund të përdorësh një blic gjatë orareve të ditës për të balancuar efektet e diellit.

Përfito sa më shumë nga oraret e arta

Ora pak para perëndimit dhe pak pas lindjes së diellit, të quajtura shpesh orët magjike ose të arta, preferohen nga fotografët profesionistë si oraret me dritën më të mirë gjatë ditës. Për shkak se dielli ndodhet më poshtë në qiell, drita horizontale lëshon hije të gjata dhe i vesh subjektet me shkëlqim të ngrohtë. Është e shkëlqyer për portretet, duke shprehur bukurinë e natyrës ose duke kapur reflektimet e ujit.

Kontrollimi i balancës të bardhësisë të kamerës

Ndonjëherë drita duket e pjekur dhe e artë. Ndonjëherë duket e ftohtë dhe blu. Ndërsa sytë e tu rregullohen natyrshëm në mënyrë që ngjyrat të duken njëlloj në ndriçime të ndryshme, kamerat mbështeten në konfigurimin e quajtur balanca e bardhësisë. Kjo rregullon mënyrën se si kamera e shikon dritën dhe të lejon të kontrollosh tonet e dritës me të cilën po punon. Mund ta rregullosh që të kompensojë dritën që është shumë e ftohtë ose shumë e ngrohtë.

Ka shtatë konfigurime standarde për balancën e bardhësisë në shumicën e kamerave Canon DSLR, pa pasqyrë dhe kompakte të avancuara. Balanca automatike e bardhësisë është standardi për shumicën e kushteve të ndriçimit. Zgjidh metodën Daylight nëse po shkrep në dritë të fortë dielli ose zgjidh Cloudy ose Hazy ose Shaded Places. Tungsten ose Fluorescent mund të ndihmojë në balancimin e ngjyrave nëse po shkrep brenda.

Mënyra më e mirë është të bësh disa poza në konfigurime të ndryshme balance bardhësie për të parë cila duket më mirë. Në këtë mënyrë mund të sigurohesh që nuk po humbet karakteristikat e ngjyrave që dëshiron vërtet.

Bëj reflektorin tënd për të ndihmuar dritën natyrale.

Reflektorët janë një mënyrë e thjeshtë për të mbledhur dritën natyrale dhe për ta përcjellë te subjekti. Nuk është e domosdoshme që të blesh një të tillë në një dyqan profesional fotografish. Shpesh një copë e madhe dërrase ose flete ngjyrë të bardhë, të argjendtë ose të artë e ngjitur në një karton mund të krijojë efektin që po kërkon.

Bëhu guximtar dhe eksperimento

Eksperimentimi me dritën natyrale do të të ndihmojë të kuptosh si funksionon, çfarë lloj drite të pëlqen më shumë dhe si duket në një imazh. Të mësosh si të shikosh dritën dhe si ta kapësh mund të kërkojë kohë - prandaj bëje argëtuese. Dil jashtë dhe shkrep skena, subjekte ndriçimi të pazakontë dhe përfito sa më shumë nga moti, stinët dhe oraret e ndryshme të ditës.