timelapse header

Këshilla për fotografinë me intervale

Pa dyshim që do të keni parë disa video mahnitëse me intervale të Rrugës së Qumështit që ngrihet në qiellin e natës ose të trafikut që vërshon në një skenë qyteti? Ndoshta keni pyetur veten se si janë krijuar këto video?
Në këtë video dhe udhëzues të shkurtër më poshtë do të mësoni se si të filloni me fotografinë me intervale.

Regjistrimi me intervale (timelapse) është një seri me qindra ose edhe me mijëra imazhe të palëvizshme që riprodhohen në sekuencë, duke krijuar një video të ngjeshur në kohë. Kamera juaj Canon është e përsosur për të regjistruar me intervale, lexoni këshillat më poshtë dhe pa e kuptuar do të krijoni kryeveprën tuaj me intervale

  1. 1. Pajisjet e duhura - dy pajisjet bazë për regjistrimet me intervale janë një trekëmbësh i fortë, për ta mbajtur kamerën në një pozicion të fiksuar, dhe një intervalometër, i quajtur edhe një telekomandë me kohë. Kjo është një pajisje që ju lejon të caktoni intervalet e regjistrimit dhe në video ne kemi përdorur TC-80N3 që përshtatet me lidhësit N3 - nëse keni një fishë të tipit E3, do t'ju duhet një kabllo konvertimi N3 për në E3. Disa nga kamerat tona më të fundit kanë një kohëmatës intervali të integruar, përfshirë , dhe , gjë që e bën edhe më të lehtë këtë proces

  2. 2. Vendosni për subjektin tuaj - gjeni një skenë ku ka lëvizje; një skenë peizazhi me re, rrugë me shumë lëvizje ose një ujëvarë me ujë janë disa subjekte të shkëlqyera fillestare për fotografinë me intervale

  3. 3. Kalojeni kamerën në modalitetin e Pamjes së drejtpërdrejtë për t'ju ndihmuar ta organizoni pamjen si dëshironi

  4. 4. Zgjidhni RAW ose jpg - RAW ju lejon më shumë hapësirë për ndryshimin e imazheve më vonë, por jpg përdor më pak hapësirë në disk. Mund të preferoni të regjistroni në një format mesatar ose të vogël për të pasur më shumë imazhe në kartë, megjithëse regjistrimi me një rezolucion më të ulët mund të ndikojë në cilësinë e videos përfundimtare

  5. 5. Parametrat e ekspozimit - Kalojeni modalitetin e regjistrimit te Përparësia e hapjes së diafragmës dhe zgjidhni një ISO të përshtatshme për të siguruar shpejtësinë e obturatorit që dëshironi. Kjo mund të jetë nga 100 deri në 800 gjatë ditës dhe deri në 10 000 gjatë natës. Në varësi të skenës, mund të preferoni një obturator të ngadaltë për t'i shtuar lëvizjen subjektit tuaj. Në përgjithësi, caktojeni shpejtësinë e obturatorit nën 1/100 s për një regjistrim me intervale më të mirë

  6. 6. Matja vlerësuese do ta udhëzojë kamerën tuaj që të kontrollojë të gjithë skenën kur të vendosë për ekspozimin. Zgjedhja e kontrollit të plotë manual të ekspozimit mund të jetë po ashtu e dobishme për skenat ku intensiteti i dritës është konstant, por nëse drita ndryshon ndjeshëm, në videon tuaj mund të shfaqet një efekt dridhjeje

  7. 7. Çaktivizoni parametrat si Theksimi i përparësisë së tonit dhe Korrigjimi i ndriçimit periferik që mund të krijojnë ndryshime mes imazheve. Ekuilibri i së bardhës dhe stilet e fotografisë duhet të caktohet manualisht - nëse regjistroni në RAW, mund t'i bëni ndryshimet më vonë nëse duhen

  8. 8. Kompozoni skenën - zgjidhni lenten e duhur, zakonisht ato me kënd të gjerë funksionojnë më mirë, kompozoni fotografinë, fokusoni subjektin dhe më pas kalojeni lenten në fokusin manual, pasi nuk dëshironi që kamera të rifokusohet pas çdo shkrepje

  9. 9. Caktoni intervalometrin - Zgjidhni se sa shpesh do t'i nxjerrë fotografitë kamera juaj bazuar në subjektin tuaj, për subjektet që lëvizin shpejt, bëjini shkrepjet më afër, p.sh. për retë që lëvizin në një ditë me erë, provoni një interval me 2 sekonda

  10. 10. Vendosni se për sa kohë dëshironi që të vazhdojë regjistrimi me intervale - sa më shumë ta lini kamerën të regjistrojë, aq më e gjatë do të jetë videoja juaj përfundimtare me intervale. Kini parasysh se shumica e videove riprodhohen me 24 kuadro në sekondë, kështu që për një regjistrim me intervale prej 30 sekondash do t'ju duhen 720 shkrepje. Nëse e konfiguroni kamerën që të shkrepet çdo 2 sekonda, atëherë kamera do të duhet të vazhdojë për 24 minuta. Me intervale më të gjatë, mund të duhet ta lini kamerën të shkrepet për disa orë

Pasi të ktheheni në shtëpi me imazhet tuaja, do të duhet të përgatitni videon tuaj përfundimtare me intervale. Çdo prerje dhe korrigjim ngjyrash tek imazhet duhet të zbatohet njëlloj për të gjithë serinë e imazheve për të ruajtur uniformitetin në regjistrimin me intervale.

Nëse keni regjistruar në formatin RAW, ka shumë mundësi që të duhet t'i eksportoni në jpg, më pas zgjidhni një madhësi të përshtatshme të skedarëve për videon që dëshironi të krijoni. Ka një lami softuerësh të videove pa pagesë për t'i ndërthurur imazhet tuaja në veprën tuaj përfundimtare nga marka si Apple ose Microsoft, por në videon më sipër është përdorur Adobe Creative Cloud.