Christine Sonvilla looking through printed copies of photographs scattered on a table.

PRINTIMI

Pamje me impakt: përse bën dallim printimi

Nëse dëshironi të bëheni fotograf më i mirë, është vërtet e rëndësishme që të identifikoni karakteristikat e një figure që ju pëlqen ose nuk ju pëlqen, si dhe aspektet që mund të përmirësohen. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është të printoni një kopje fizike, që përfaqëson me saktësi ngjyrat dhe cilësinë e figurës, si dhe që mund ta mbani në dorë dhe ta shikoni nga afër.

Për mbi dhjetë vite, Christine dhe i shoqi i saj, Marc Graf, janë specializuar në fotografinë e natyrës, me fokus mbi konservimin. Puna e tyre është botuar në libra e revista anembanë botës, duke përfshirë "National Geographic".

"Fotoja e printuar duke ndryshe nga ç'e shikon në ekran," - thotë Christine, - "kështu që është detyrë kyçe t'i printosh fotot dhe t'i shikosh thuajse si nga fillimi. Identifikoni gjërat që ju pëlqejnë dhe nuk ju pëlqejnë nga pamja dhe në vijim përdoreni këtë informacion herën tjetër që shkrepni. Mësoni si të korrigjoni gabimet e mundshme që mund të keni vënë re. Sa më shumë e bëni diçka të tillë, aq më e shkurtër do të jetë dhe koha sa të mësoheni."

"Impakti që krijon një pamje e printuar do të jetë gjithnjë më thelbësore se fotot dixhitale në internet apo në rrjetet sociale, ku keni mijëra foto që nxjerrin kokë çdo ditë," - thotë Marc. "Me fotot e printuara është diçka e veçantë."

Christine and Marc stand by a printed version of one of their shots displayed as part of an outdoor exhibition in a forest.
Christine dhe Marc eksperimentojnë me mënyra novatore për ta paraqitur punën e tyre, duke përfshirë ekspozita në ambient të hapur që i lidhin njerëzit me natyrën në vetë rrethinat ku ndodhen, e jo thjesht përmes fotove. Printimet natyrisht që duhet të jetë të mëdha, rezistente, të ndezura dhe që tërheqin shikimin.

Për të printuar në shtëpi, modeli i stilizuar me valë 3-në-1 Canon PIXMA TS8350 Series është ideal. Me gjashtë bojëra individuale dhe teknologjinë "FINE" nga "Canon", ky printer shumëfunksional në A4 mund të nxjerrë printime të cilësisë së fotostudiove, si dhe të përballojë projektet dhe argëtimin e familjes. Me anë të bojës "Canon ChromaLife100", mund të përfitoni printime edhe më jetëgjata me deri në 100 vite jetë albumi. Madje ka dhe një kartë SD që të mund të printoni drejtpërdrejt nga karta e memories.

Cilindo printer që të përdorni, si mund t'jua përmirësojë printimi cilësinë e fotografisë? Christine dhe Mac ndajnë njohuritë e tyre profesionale.

Nxirrini fotot nën një dritë të re

A Canon   Colorado 1640 printing out a large-scale shot of a brown bear in a forest.
Kur Christin-ës dhe Marc-ut u duhet t'i printojnë subjektet në përmasat e tyre reale, ata bazohen mbi standardin profesional Colorado 1640.

Printimi ofron një mënyrë që t'i ndani fotot tuaja me të tjerët përtej USB. Përse të mos krijoni një album të pozave tuaja më të mira dhe ta ndani këtë me shoqërinë? Natyra fizike e printimit bën që fotot të kenë më shumë vlerë, sidomos kur bëhen si dhuratë.

"Do të ketë raste të shumta kur të shikoni një foto të printuar e të mendoni me vete, 'Eh, s'e kisha kuptuar fare që dhe kjo ishte në foto'," - pohon Christine.

Si adhurues të ekspozitave, Christine dhe Marc e përdorin Canon imagePROGRAF Pro-1000 për të printuar e vlerësuar fotot e tyre, duke shfrytëzuar aftësinë e tyre për të printuar deri në përmasa A2 dhe saktësinë e ngjyrave të sistemit të tyre 12-bojësh. Për fleksibilitet të mëtejshëm, duke përfshirë paraqitje grafike në madhësi banderolash dhe niveli për ekspozita, printime në përmasa reale e më lart të subjekteve të tyre, që përfshijnë mijëra specie në rrezik, si p.sh. arinjtë e malit dhe llojet e mëdha të familjes së maceve, çifti i beson modelit Colorado 1640.

Printimi nxit më shumë mendime

A close up shot of a red squirrel on the driveway to a stately manor in Vienna.
Procesi i zgjedhjes së fotove për printim – qoftë kur printoni foto për t'i varur në mur apo për t'i shfaqur nëpër ekspozita – do t'ju mësojë se si të dalloni fotot e mira nga ato të këqija.

Ndonjëherë të ecësh përpara do të thotë të kthehesh mbrapsht, dhe të përmirësosh mënyrën e shkrepjes do të thotë të jesh i sinqertë kur vlerëson punën tënde. Përdorimi i printerëve si Canon PIXMA TS8350 Series mund t'ju mbështesë në këtë proces.

Shqyrtimi i kujdesshëm i një grupi fotosh për të zgjedhur njërën për printim ju detyron të shfrytëzoni të gjitha aftësitë tuaja për ta bërë imazhin sa më të mirë. Nëse ende jeni të pasigurt, thjesht pyesni të tjerët, siç këshillon Marc.

"Komentet më të vyera, të mira e të këqija, vijnë kur i shfaqim fotot tona në printime fizike nëpër ekspozita," - pohon ai. "Shikuesi përqendrohet në le të themi dhjetë foto përkundër me gjasë qindrave në 'Instagram'. Ngushtimi i fokusit e bën të ndihet më reale, më e rëndësishme. Njerëzit janë më të sinqertë me mendimet e tyre, të cilat – duke marrë parasysh kontekstin e fotografisë sonë për konservimin e natyrës – është edhe më i rëndësishëm."

Tregoni ngjyrat tuaja të vërteta

Wildlife photos by Christine Sonvilla and Marc Graf on display in an outdoor exhibition in a forest.
Printimet në përmasa të mëdha të Christine-ës dhe Marc-ut, të krijuara në Colorado 1640 me teknologjinë e kësaj novatore "UVgel" , qëndrojnë të qarta e të shndritshme edhe kur paraqiten në ambient të hapur.

Një nga problemet kryesore të ndarjes së fotove në internet është mungesa e kontrollit që keni mbi mënyrën si jua shohin të tjerët punën dhe sidomos se si duken ngjyrat. Me anë të printerit Canon PIXMA TS8350 Series me teknologji boje "ChromaLife100", siguroheni që printimet tuaja të ruajnë gjallërinë edhe në ngjyra, edhe në cilësi, për deri në 100 vjet* në një album.

"Një prej arsyeve që kemi zgjedhur printerët e 'Canon' është se ngjyrat janë shumë më rezistente," - thotë Christine. "Edhe pas një viti të tërë në ambient të hapur, të ekspozuara ndaj rrezatimit ultravjollcë, fotot tona duken sikur të ishin printuar një ditë përpara e kështu mund t'i përdorimin printimet tona nga ekspozitat vit pas viti."

Shkruar nga Natalie Denton


* Në bazë të provave të përshpejtuara nga "Canon" në vende të errëta ruajtjeje në kushte temperature, lagështie dhe ajri të kontrolluar, që simulojnë mbajtjen në albume me faqe plastike. "Canon" nuk mund ta garantojnë jetëgjatësinë e printimeve; rezultate mund të ndryshojnë në varësi të fotos së printuar, kohës së tharjes, kushteve të paraqitjes/ruajtjes dhe faktorëve mjedisorë.

Artikujt e lidhur
A squirrel looks up, paws in front of its body, surrounded by a field of white daisies and lush green grass up to its shoulders.

FOTOGRAFIA E NATYRËS

Shkrepni me qëllim: si të fotografoni natyrën dhe të bëni dallimin

Christine Sonvilla dhe Marc Graf ndajnë këshillat e tyre më të mira për fotografimin e natyrës dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës.

A before and after image of a marshy landscape, unedited on the left and in black and white on the right.

BAZAT E RETUSHIMIT

Si të redaktoni imazhet e peizazhit për shtyp

Teknikat e redaktimit që do t'jua kthejnë fotografitë piktoreske në vepra arti.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat