A rock musician on stage at a festival plays the guitar. Photo by Ben Morse.

FOTOGRAFIA E KONCERTEVE

Rroba banje, diell dhe rrokenroll: këshillat dhe teknikat kryesore për fotografinë e koncerteve

Qoftë nëse jeni duke ngritur çadrat për një fundjavë plot me muzikë koncertesh apo nëse jeni duke shkuar në koncerte me shoqërinë, sigurohuni të jeni gati për të shkrepur gjithë argëtimin e verës. Koncertet dhe aktivitetet muzikore janë përplot me efekte spektakolare skenike, veshje të çuditshme dhe, natyrisht, interpretime mahnitëse që të gjitha së bashku i japin jetë atmosferës. Kështu pra bëni gati kamerën tuaj "Canon" dhe ndiqni këto këshilla kryesore nga një fotograf koncertesh se si të nxirrni poza që do t'jua kenë zili shokët.

Ben Morse e ka nisur karrierën e tij si fotograf profesional koncertesh me thjesht një adresë emaili. Ai ishte një amator entuziast që kërkonte të zhvillonte aftësitë e veta dhe fotografia e koncerteve iu duk si një mënyrë për të ndërthurur pasionin e tij për muzikën me interesin e tij në rritje për fotografinë. "Isha në hapat e parë dhe dëshiroja të zgjeroja katalogun tim përtej muzikantëve që po fotografoja. Mendova se koncertet do të ishin një formë e mirë për t'ia arritur kësaj, ndaj dhe gjeta "2000trees", një festival i vogël rroku në Çeltenham të Anglisë, ku mendova ta provoja një herë dorën. U dërgova një email dhe më thanë: "Po, na pëlqen puna jote". Në fakt atyre u pëlqeu aq shumë sa e ftuan sërish vitin tjetër, si fotograf me pagesë.

"Fotografimi në koncerte është shumë më argëtues se thjesht ndjekja e tyre," - thotë Ben. "Unë zbuloj tonelata me muzikë të re dhe frymëzohem nga energjia krijuese e të tjerëve, që është diçka shumë emocionuese". Rrethanat e ndryshme që krijojnë koncertet i bën ato dhe një terren ideal për entuziastët e fotografisë - një vend fantastik për të zhvilluar aftësitë tuaja teksa jeni duke u argëtuar.

Këtu, Ben ndan këshillat e tij se si të nxirrni foto krijuese duke punuar me ambientin tuaj, duke kërkuar për kompozime të pazakonta dhe duke e përdorur objektivin në maksimumet e mundshme.

1. Shkoni atje ku nuk ka fotografë

"Një gjë e bukur që kam mësuar gjatë viteve të shkrepjeve nëpër koncerte është se ia vlen të jesh atje ku nuk janë fotografët e tjerë," - thotë Ben. "Disa prej pozave të mia të preferuara janë prej atyre që kam nxjerrë duke qëndruar në turmë dhe kur këngëtari ka zbritur nga ndarëset e skenës. Fotografët e tjerë kanë qëndruar në zonën e tyre pasi deri atje i ka shpënë lejekalimi i fotografit dhe as që u ka vajtur në mendje të lëvizin përreth për të nxjerrë poza më të mira. Mua më pëlqen të shkrep nga perspektiva e turmës, pasi ajo është dhe pamja që mbajnë mend shumica e njerëzve. E konsideroj si detyrën time që të jem atje mes tyre për t'u bërë pjesë e atmosferës."

Kjo këshillë madje nuk vlen vetëm për performancat e mëdha. Shfrytëzoni kohën përpara dhe pas fillimit të muzikës, për të eksploruar skenat shumëngjyrëshe në ambientet e koncertit. "Ka mijëra gjëra të bukura që mund të shkrepni nëpër koncerte. Ka gjithnjë njerëz të veshur me kostume të çmendura që bredhin lart e poshtë. Dhe mendja më thotë se nëse kanë veshur kostume, atyre u pëlqen të shihen nga të tjerët, kështu që me gjasë dhe që të dalin nëpër foto. Por nuk ju prish punë sikur thjesht t'i pyesnit. Thjesht thojuni: "A mund t'ju bëj një foto? Dukesh shumë bukur!" Shumicën e rasteve ata do t'ju thonë: "Po."

Artikujt e lidhur
A group of friends pose holding sparklers, facing the camera with their faces illuminated by the sparkler light.

FOTOGRAFIA E FESTAVE

Bëhuni më krijues me fotografinë e festave

Dëshironi të kapni emocionin e festave dhe festimeve? Mësoni se si të fotografoni të gjitha ato momente gazmore në mënyra krijuese.

A woman wearing a red strapless dress crouches down to take a picture with a Canon EOS R10.

FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

10 këshilla fotografie për udhëtime

Fotografja dhe blogere, Diana Millos, ndan këshillat e saj kryesore për foto të arrira të udhëtimeve.

Photographer to rock royalty, Bart Heemskerk, on capturing the feeling of a festival

FOTOGRAFIA E KONCERTEVE

Fotografi tashmë i famshëm i muzikës rok, Bart Heemskerk, duke folur për shkrepjen e frymës së koncerteve

Bart Heemskerk zbulon se si dashuria e tij për muzikën e çoi drejt një karriere si fotograf për grupet simbol dhe ndan me ne këshillat e tij për të nxjerrë foto të bukura nëpër koncerte.

Men in blue jackets and bow ties pretend to play inflatable instruments in a field. Photo by Ben Morse.

2. Merrni kompletin e duhur të kamerës

Nëse kërkoni të përmirësoni fotografinë tuaj të koncerteve kësaj vere, Canon PowerShot SX740 HS ose Canon EOS M50 janë kamerat e duhura për t'i pasur me vete. Zmadhimi i fuqishëm 40-fish në kamerën kompakte Canon PowerShot SX740 HS do t'ju ndihmojë të ndërroni me lehtësi nga shkrepja argëtuese me shoqërinë përreth te spektakli që luhet në skenën pak më tej. Plus me opsionet e filmimit në 4K, mund t'i xhironi fare mirë këngët e preferuara.

"Një PowerShot është opsion vërtet i mirë," - thotë Ben. "Është shumë e dobishme të kesh një ekran të madh që mund ta rrotullosh si të duash për të parë si duken gjërat. Diçka me objektiv të mirë do të bënte gjithashtu punë, që të mund të kapni lëvizjet në skenë nga këndvështrimi i turmës."

Përpara se të niseni, kontrolloni dhe rregullat në lidhje me pajisjet fotografike nëpër koncertet ku do të shkoni. Disa aktivitete lejojnë vetëm marrjen e kamerave kompakte, ndërsa të tjera mund t'ju lejojnë të merrni kamera pa pasqyra apo DSLR pa lejen e posaçme të fotografit.

Canon EOS M50 është një kamerë kompakte por gjithsesi praktike me sensor 24,1-megapikselësh përmasash modeli DSLR, me procesor të fuqishëm "DIGIC 8" dhe filmim në 4K për të përjetësuar kujtime të paharrueshme me ngjyra dhe detaje fantastike. Ajo ofron modalitete shkrepjeje automatike që ju gjejnë cilësimet e duhura, si dhe komanda manuale të cilat mund t'i shikoni më në detaj pasi të keni vetëbesim më të lartë në aftësitë tuaja fotografike. Mundësitë e lidhjes me "Wi-Fi" ju bëjnë të mundur ndarjen me lehtësi të fotove me pajisjet tuaja inteligjente, duke përdorur aplikacionin "Canon Camera Connect". Plus, ekrani me prekje dhe me kënd të ndryshueshëm i M50 ju mundëson shkrepjen e fotove nga çfarëdo këndi – qoftë kur jeni rrafsh me tokën për t'i bërë artistët të duken më të gjatë, apo kur ngjisheni pas këndeve për të marrë një pamje më të gjerë të skenës.

Kur zgjidhni një objektiv për ta përdorur me Canon EOS M50, objektivi Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM që vjen shpesh me kamerën është i cilësisë së lartë dhe praktik për këndet e gjera dhe pozat e përditshme, me një funksion fantastik të integruar të stabilizimit të figurës.

Ben shton gjithashtu: "Nëse më duhet të jem diku më pranë, modeli Canon EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM ka rreze të gjatë, por ende praktik dhe peshëlehtë, si dhe vjen me stabilizues figure. Rreze e gjatë do të thotë që mund të shkrepni pamje nga afër të instrumenteve dhe të fytyrave të njerëzve në skenë. Dhe kështu, me këta dy objektiva, pak a shumë jeni të mbuluar për çdo rrethanë."

3. Shkrepni të gjithë skenën

Për të shkrepur një pamje klasike të skenës me të gjithë anëtarët e grupeve të rrokut në pozë, Ben rekomandon përdorimin e një aperture më të vogël (numër më i lartë f) si p.sh. f/4.5 e lart. Kjo ju jep një thellësi fushe që do t'ju ndihmojë të siguroni që skena të jetë sa më shumë të jetë e mundur në fokus.

A band play on an atmospheric stage at night, with smoke and blue light, and hands in the foreground. Photo by Ben Morse.

4. Mos harroni turmën

"Mos e kaloni gjithë kohën duke u përqendruar te grupi," - këshillon Ben. "Sigurohuni të ruani disa poza që tregojnë dhe pjesën tjetër të turmës. Jeni duke marrë pjesë në një përjetim skenik të muzikës. Do të ketë plot profesionistë në ambient që shkrepin foto nga afër të grupit, por ju do të keni një perspektivë unike kur mund të tregoni dhe reagimet e turmës. Mund të tregoni se çfarë ndikimi ka grupi mbi personat përreth jush. Nëse doni t'u riktheheni atyre pamjeve dhe të kujtoni se si ndihej ai çast, forma më e mirë për ta parë diçka të tillë është të shikoni grupin, pastaj të shikoni reagimet në fytyrat e personave përreth jush."

Po njësoj, përse të mos përdorni shoqërinë tuaj në rolin e modeleve? Teksa eksploroni ambientet ose prisni të fillojë muzika, mund të fotografoni shokët për t'u ushtruar dhe për ta pasur kamerën gati. "Shkrepja e fotove të shoqërisë është diçka argëtuese, por këtë rast mund ta përdorni dhe për t'u siguruar që aperturën dhe ISO i keni të konfiguruara siç duhet. Nëse e shfrytëzoni këtë kohë për të luajtur me konfigurimin, mund të përqendroheni menjëherë kur të fillojë muzika."

A singer crowdsurfs in a tent, mic in hand. Photo by Ben Morse.

5. Zmadhoni më me zgjuarsi

Zmadhimi optik 40-fish i Canon PowerShot SX740 HS ju jep mundësinë të gjendeni më pranë gjithçkaje që ndodh në ambientet e koncertit. Për ta përdorur zmadhimin në potencialin e vet të plotë, Ben këshillon: "Provoni t'i mbani duart sa më të qëndrueshme të keni mundësi, kur jeni duke shkrepur me zmadhim të lartë. Mbajini duart të qëndrueshme, prisni për çastin e duhur dhe jepini vetes fleksibilitetin e mjaftueshëm në kuadër që nëse subjekti që po shkrepni – qoftë këngëtari, kitaristi apo ndonjë person nga turma – lëviz papritmas, të mos ju shkojë fotoja dëm. Prandaj mos bëni zmadhim super, super nga afër; pak më shumë gjerësi është më e dobishme se sa të jeni shumë më afër se ç'duhet."

Një funksion i Canon PowerShot SX740 HS që do t'ju ndihmojë me zmadhimin dhe zvogëlimin është "Zoom Framing Assist (Ndihma në inkuadrimin e zmadhimit)". Për ta përdorur këtë, thjesht shtypni butonin "Zoom Framing Assist" nga mbrapa kamerës (në të majtë të butonit "Wi-Fi") për të zvogëluar dhe riinkuadruar subjektin. Lëshojeni butonin dhe objektivi do të kthehet automatikisht në pozicionin e zmadhuar.

Canon PowerShot SX740 HS vjen gjithashtu me stabilizim të fuqishëm të figurës, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të turbullimit të fotove për shkak të dridhjes së duarve. Ngjashëm, objektivat Canon EF-M 15-45mm f/3.5-6.3 IS STM dhe Canon EF-M 55-200mm f/4.5-6.3 IS STM që rekomandon Ben për përdorim me Canon EOS M50 e kanë stabilizimin e figurës të integruar.

People in a festival audience hold up their hands as confetti showers down on them. Photo by Ben Morse.

6. Fikeni blicin

"Mos e përdorni blicin kërcyes për shkrepjen e turmave natën," - paralajmëron Ben. "Do t'ju mbiekspozojë personat më pranë jush, duke nxjerrë njolla të bardha përpara dhe nuk do të ketë asnjë efekt pozitiv për foton që po përpiqeni të shkrepni me grupin në distancë. Plus do të bezdisë dhe këdo që keni përreth. Kini parasysh se grupi e ka të ndriçuar skenën apo fushën në një mënyrë të caktuar, sepse dëshirojnë të krijojnë një efekt të atillë, kështu që më mirë përdorni ndriçimin e vërtetë."

7. Kini parasysh balancimin e së bardhës

Kushtet e ndriçimit në koncerte ndryshojnë vazhdimisht për shkak të kushteve të paparashikuar të motit dhe dritave të ndryshueshme në skenë. Konfigurimi standard i kamerës suaj "Auto White Balance (Vetëbalancim i së bardhës)" mund t'ju ndihmojë t'u paraprini këtyre ndryshimeve, duke u siguruar që ngjyrat tuaja të duken të natyrshme dhe të këndshme. "Kur grupi mbërrin në skenë, me gjasë do të ketë më shumë ndriçim. Kushtet e motit dhe pjesa e ditës ndikojnë së bashku mbi mënyrën se si duhet ta caktoni balancimin e së bardhës, ndërsa ndriçimi fluoreshent në skenë mund dhe t'jua ngatërrojë kamerën," - thotë Ben. "Nuk është turp të shkrepësh me 'Auto White Balance', sidomos kur e di se tonalitetet e ngjyrave do të rezultojnë normale."

Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon EOS M50 që të dyja kanë funksion "Auto White Balance", si dhe një përzgjedhje profilesh (si p.sh. "Daylight (Dritë natyrore)", "Shade (Hije)", "Cloudy (Vranët)", "Tungsten (Volfram)" dhe "Fluorescent (Fluoreshente)"). Ato ofrojnë gjithashtu kontroll më të imët, që të mund të eksperimentoni me konfigurimin manual të balancës së të bardhës sapo të krijoni përvojën përkatëse. Thjesht kini parasysh të kaloni në "Auto White Balance" pasi të përfundoni. Canon EOS M50 ju lejon dhe të shkrepni foto në RAW, që do të thotë se fotove mund t'ua modifikoni balancën e së bardhës më vonë në softuerin zhvillues për RAW si p.sh. Digital Photo Professional, në tabletë apo kompjuter.

Cilatdo qofshin kushtet e ndriçimit, kamerat e "Canon" mund t'ju ndihmojnë të garantoni që ngjyrat tuaja të kenë po aq impakt sa dhe muzika!

Overhead shot of gig showing confetti exploding out from the stage and towards the audience. Photo by Ben Morse.

8. Eksperimentoni me kompozimin

"Gjeni kënde të ndryshme për të parë të njëjtën gjë," - thotë Ben. "Uluni poshtë përtokë. Ngrihuni sa më lart të mundeni, po ashtu. Nëse ka rrotull instalacione të çuditshme artistike, qëndrojuni afër pasi njerëzve u pëlqejnë të shkrepin foto me to. Kështu mund të nxirrni foto të njerëzve që u vijnë rrotull. Ka mijëra gjëra interesante që mund të bëni. Në një koncert arrita të nxjerr një pozë të një muzikanti që ushtrohej mes pemëve. Pemët janë vija vertikale që të tërheqin shikimin, ndaj dhe janë natyrshëm fotozhenike. Shikoni për forma dhe linja të tilla që janë natyrshëm në ambientet e koncerteve, pasi ato i bëjnë fotot interesante."

Ben shton se po të kesh kamerë me të anueshëm – si p.sh. ekrani 180° i kthyeshëm i Canon PowerShot SX740 HS apo ekrani me prekje dhe kënd të ndryshueshëm i Canon EOS M50 – diçka e tillë mund të të ndihmojë të gjesh kënde krijuese. "Stili im më i vjetër është të ulem poshtë, rrafsh me tokën. Por nuk është e thënë të ulesh apo shtrihesh përdhe nëse ke ekran të anueshëm apo të kthyeshëm – mjafton të mbash kamerën poshtë."

A guitarist practices among some trees. Photo by Ben Morse.

9. Shkrepni atmosferën

Në vend që të bezdiseni nga personat para jush që ngrenë duart përpara kamerës, përse të mos u aviteni këtyre detajeve? Duartrokitjet mund të ndihmojnë në përçimin e atmosferës së koncertit. "Nëse jeni nga mesi e mbrapa, turma duket si një det i tërë fytyrash dhe duarsh, dhe ndonjëherë janë të ndriçuara, ndonjëherë gjysmë të ndriçuara, ndonjëherë silueta," - thotë Ben. "Nëse ndodheni në mes dhe prisni për çastin e duhur, mund t'ia dilni të nxirrni poza vërtet interesante duke luajtur pak me siluetat. Më ka rastisur një herë kur dikush përpara meje i mbante duart lart për të duartrokitur. Unë e lashë në të tijën dhe përpiqesha të shkrepja midis duartrokitjeve të tij për ta shkrepur grupin në pozë mes atyre dy duarve. Kjo po që ishte një sfidë argëtuese."

Për t'ia dalë me pozat e duarve si silueta dhe me grupin në qendër të fokusit, Ben këshillon që ta vendosni kamerën në ISO të lartë, të përdorni një shpejtësi të lartë të diafragmës dhe të fokusoheni në skenë. Gjeni një ritëm me diafragmën dhe përpiquni të shkrepni një tufë fotosh mes duartrokitjeve. Canon PowerShot SX740 HS dhe Canon EOS M50 kanë që të dyja modalitete shkrepjeje të vazhduar, kështu që mund t'i përdorni këto për të shkrepur tufa prej disa fotosh në sekondë.

"Mos u kushtoni vëmendje kontrollit të ndonjë fotoje tek-tuk. Këtë mund ta bëni në shtëpi. Nëse ju ikën ndonjë çast interesant, nuk ka dhe shumë vlerë të rrini ta kontrolloni dhe ndërkohë t'ju ikë dhe ndonjë tjetër," - thotë Ben. "Përkundrazi, mbajeni kamerën në punë sa më shpejt të jetë e mundur dhe jini gati të lëvizni njëherësh me situatat përreth jush. Nëse ju pëlqen muzika dhe po kaloni mirë, nuk do të mërziteni dhe shumë së kontrolluari rreth 500 foto pas fundit të aktivitetit."

A band perform on stage, with audience hands waving and clapping. Photo by Ben Morse.

10. Printojini pozat tuaja

"Një prej gjërave që më pëlqen të bëj kur udhëtoj, është të marr printer çasti me vete për të printuar pozat nga një apo dy ditë dhe t'ua lë grupeve në dhomat e zhveshjes. Atyre u pëlqen diçka e tillë sepse u bie rasti të shohin atë që shikoj unë," - thotë Ben.

"Nëse shkoni në koncerte disaditore, rekomandoj të merrni me vete një printer portativ "Canon Zoemini" që mund ta mbani në kamp. Printojini fotot që keni shkrepur nëpër kamp, si dhe disa nga vetë koncertet dhe ngjitini përreth çadrës suaj." - shton Ben. Për ta përdorur printerin, sigurohuni t'i keni fotot që dëshironi të printoni në celular apo tabletë (mund t'i transferoni duke përdorur "Wi-Fi" apo "Bluetooth" e kamerës për t'i lidhur me aplikacionin "Canon Camera Connect"). Në vijim, hapni aplikacionin "Canon Mini Print" për t'i printuar fotot direkt nga celulari te Canon Zoemini. Aplikacioni "Canon Mini Print" madje ju lejon të shtoni filtra, korniza, vizatime, shkrime e shumë të tjera për foto argëtuese që do të lënë përshtypje të mira te shoqëria juaj.


Shkruar nga Matthew Bowen

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat