A person printing on a Canon PIXMA printer from a tablet using the Canon Easy-PhotoPrint Editor App.

KËSHILLA PRINTIMI

Çlironi potencialin e ri krijues me aplikacionin "Easy-PhotoPrint Editor" nga "Canon"

Teknologjia e bën gjithçka më se të lehtë për të nxjerrë mijëra foto digjitale me kalimin e viteve dhe për të mos bërë dhe shumë gjëra me to. Por po sikur t'i gëzonit të gjitha këto foto në botën "reale"? Aplikacioni "Canon Easy-PhotoPrint Editor" është një mënyrë e thjeshtë për t'i kthyer fotot tuaja të preferuara në printime plot stil apo dhurata unike në mënyrë superkrijuese dhe të personalizuar – jo vetëm që e bën printimin të lehtë, por e bën edhe argëtues!

Aplikacioni është i pajtueshëm me printerët "Canon" duke përfshirë ato në gamën PIXMA. Mund të përdoret në një larmi pajisjesh, duke përfshirë smartfonët dhe tabletat (me "iOS" dhe "Android") dhe ka edhe një version për kompjuter për përdoruesit e PC dhe Mac. Për ta lidhur me të shpejtë printerin me aplikacionin, klikoni në ikonën e printerit në këndin e sipërm të ekranit bazë dhe zgjidhni printerin tuaj të "Canon" nga lista "Available Printers" (Printerë në dispozicion).

A flat lay image of a hand holding a smartphone, an envelope, calendar, note paper and printed pictures.
Krijoni printime, kartolina dhe posterë të personalizuar si dhurata për familjarët tuaj. Mund dhe ta përdorni aplikacionin për t'i modifikuar fotot përpara se të ngarkoni në rrjetet sociale.

Zgjedhja e fotove tuaja

A person uses the Canon Easy-PhotoPrint Editor App.
Mund t'i zgjidhni fotot nga platformat tuaja ruajtëse, duke përfshirë rrjetet sociale apo nga albumi i kamerës në celularin tuaj.

Kur vjen puna për zgjedhjen e fotove me të cilat dëshironi të punoni, aplikacioni "Canon Easy-PhotoPrint Editor" është i pajisur me një larmi opsionesh. Mund të zgjidhni foto e dokumente drejtpërdrejt nga pajisja (klikoni "Browse" (Shfleto)) ose nga një larmi shërbimesh të mirënjohura reje të jashtme kompjuterike dhe platformash rrjetesh sociale, duke përfshirë image.canon, "Dropbox", "Facebook", "Google Drive", "Instagram" dhe "OneDrive". Ky konfigurim i dobishëm ju kursen shumë kohë nëse keni foto të shumta të ruajtura nëpër një larmi platformash.

Nëse keni filluar të punoni me një shabllon dhe dëshironi t'i riktheheni në një datë të mëvonshme, thjesht shtypni "Save" (Ruaj) dhe do të ruhet nën skedën "Your Items" (Artikujt tuaj) në ekranin kryesor. Për akses të shpejtë e të lehtë mund dhe të shtoni shabllonet tuaja të preferuara te menyja "Favourites" (Preferencat) duke klikuar në simbolin e yllit. Funksioni i filtrit të shabllonit (që ofrohet nën secilin cilësim të menysë kryesore) kursen gjithashtu kohë duke ju mundësuar të zgjidhni shabllone sipas një larmie kategorish, mes të cilave edhe madhësia e letrës dhe numri i fotove.

Personalizimi i fotove tuaja

A flat lay image of a PIXMA printer, printing out holiday pictures, surrounded by other printed pictures.
Falë aplikacionit Canon Easy-PhotoPrint Editor mund t'i personalizoni fotot dhe të krijoni kartolina të personalizuara për pushimet dhe festimet.

Canon Easy-PhotoPrint Editor është një aplikacion intuitiv dhe i thjeshtë në përdorim dhe tërheq gjithkënd që është i dhënë pas procesit krijues, të madh e të vogël. Ka disa opsione kur vjen puna për printimin dhe personalizimin e fotove, të gjitha prej të cilave mund të zgjidhen nga ekrani kryesor.

Për një mënyrë të shpejtë e të lehtë të printimit të fotove individuale, zgjidhni "Photos" (Fotot). Kjo ju jep mundësinë ta prisni foton ose të shtoni një efekt të stilizuar filtri. Nëse dëshironi t'i personalizoni më tej fotot, ju rekomandojmë të zgjidhni "Photo Layout" (Skema e fotove) pasi kjo ju mundëson të shtoni efekte speciale, si p.sh. ndërrimin e ngjyrës së sfondit, duke përfshirë tekstin, shtimin e një kornize dhe përdorimin e funksionit krijues "Stamps" (Pullat) (këto opsione ofrohen nëpër shumë dizajne të tjera shabllonesh). Funksioni "Stamps" (Pullat" përfshin ikona të ndryshme grafike, si p.sh. shigjeta, flluska ligjërate, kafshë, numra dhe simbole, që të mund të shtoni dizajne unike dhe artistike në secilin fotomontazh tuajin.

Krijimi i kolazheve

Aplikacioni Canon Easy-PhotoPrint Editor është disenjuar me gjithë familjen në mendje – dhe opsioni Scrapbook (Fletorja) ju mundëson grumbullimin e kujtimeve të një aktiviteti të veçantë në një fletore unike që t'i gëzoheni vetë apo ta jepni si dhuratë.

Mund të zgjidhni dizajne letre mbështjellëse të printueshme që mund të personalizohen me pulla dekorative, tekst dhe figura për një përfundim të personalizuar. Mund dhe të krijoni ngjitëse të fotove tuaja të preferuara – dhe me një pako Canon Restickable Photo Paper është e sigurt që do të keni rezultate fantastike. Nëse përdorni një dizajn shablloni për shumë ngjitëse, duhet të çzgjidhni kutizën "Add the same image to all frames" (Shtoji të njëjtën figurë të gjitha kornizave), nëse dëshironi një larmi figurash. Edhe këtu mund t'i personalizoni ngjitëset me korniza, pulla, tekst dhe ngjyra sfondi për rezultatin tuaj unik.

Administrim personal dhe për biznesin

A fridge with pictures, posters, notes and magnets stuck to it.
Mund të krijoni dhe printoni posterë nga fotot tuaja të preferuara – dhe ka shumë dizajne nga ku mund të zgjidhni për t'iu përshtatur aktivitetit apo biznesit tuaj.

Canon Easy-PhotoPrint Editor nuk është thjesht për pozat e familjes dhe projektet argëtuese me foto, por mund ta përdorni si aplikacion dhe për administrim personal dhe për biznesin. Për shembull, ka shabllone për posterë, duke përfshirë dizajne shitjesh dhe sigurie, që mund t'i personalizoni për t'iu përshtatur biznesit tuaj. Ka dhe opsione për printimin e fotove për dokumente identifikimi, krijimin e kartëvizitave ose të kalendarëve, me shabllone 1-, 6- ose 12-mujore.

Falë teknologjisë së smartfonëve dhe aplikacioneve krijuese si p.sh. Canon Easy-PhotoPrint Editor, printimi i fotove tuaja mund të jetë një proces argëtues dhe krijues. Është një mjet i mirë për ta pasur në dorë, qoftë për përdorim personal apo biznesi. Me një printer "Canon PIXMA" kjo mënyrë printimi jo vetëm që ju kursen kohë, por dhe ju mundëson t'i shndërroni ato momente të veçanta digjitale në produkte që mund t'i gëzoni ju dhe të tjerët.

Shkruar nga Claire Gillo

Artikujt e lidhur
A woman with her back to the camera uses a tablet. A Canon printer is on a desk in the background.

PRINTIMI

Kaloni në printer me valë në studion tuaj dhe printoni nga kudoqoftë

Printeri me valë ndihmon që të mos lidheni pas tryezës kur ju duhet të punoni apo studioni nga shtëpia. Konfigurimi është i thjeshtë – ja se si.

The ink levels showing on a setting bar of a Canon printer.

KËSHILLA PRINTIMI

Pyetje të shpeshta për printerin, bojën dhe letrën

Eksperti i Canon, Suhaib Hussain, u përgjigjet pyetjeve të zakonshme për teknologjinë, bojën dhe letrën e printerëve.

Printer fun for everyone

PRINTIM KRIJUES

Krijoni një fotokalendar

Personalizoni dhe krijoni një fotokalendar të mbushur me kujtime të çmuara.

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat