KËSHILLA PRINTIMI
Aplikacioni "Easy-PhotoPrint Editor"
Mësoni si të zotëroni aplikacionin argëtues e intuitiv "Canon Easy-PhotoPrint Editor".
KËSHILLA PRINTIMI
Të gjithëve na pëlqejnë celularët, tabletat e laptopët tanë, por ato duken aq anonime kur i nxirrni drejt e nga kutia. Fatmirësisht, së shpejti mund t'i jepni një zgjidhje kësaj me fotot, disenjot e motivet tuaja të preferuara nëse keni ca letër Canon RP-101 Restickable Photo Paper dhe një printer "Canon PIXMA". Dhe duke qenë se letra Restickable Photo Paper e provon emrin e vet si ringjitëse, mund t'i ndryshoni pamjet sa herë të dëshironi dhe madje deri edhe për t'ia përshtatur veshjes suaj!
Pasi t'i keni zbukuaruar siç duhet celularin, tabletën e laptopin, me siguri do të gjeni dhe gjëra të tjera nëpër shtëpi që mund të duken bukur me pak personalizimin. Për shembull, frigoriferin mund ta transformoni me fotot tuaja të preferuara të printuara në letrën Restickable Photo Paper ose mund dhe të provoni letrën MG-101 Magnetic Photo Paper, që është ideale për shumë sende metalike.
Canon's Magnetic Photo Paper dhe Restickable Photo Paper janë 4x6 in (10.16x15.24 cm), çka është ideale për printimin e fotove, por mund dhe t'i prisni për t'i bërë ngjitëse e magnete më të vogla me forma sipas dëshirës. Nëse tregoni zgjuarsi me vendosjen në faqe, mund të krijoni më shumë se një ngjitëse apo magnet nga një fletë e vetme letre.
Ja si duhet të veproni:
Fotot e familjes janë ngjitëse fantastike, por mund dhe të fotografoni gjëra si p.sh. vizatimet e fëmijëve, shënime dore apo gjethe e lule. Nëse nuk doni pamje fotoreale, provoni t'u jepni pamjeve efekte me filtra në celular apo kompjuter.
Keni gjithashtu disenjo tërheqëse për printim nga Creative Park. Mund të gjeni një larmi motivesh të bukura së bashku me shabllone bazë kapakësh celulari që me pak prerje e drejtim të kujdesshëm mund t' rregullohen për të mbuluar shpinën e celularit tuaj apo dhe kapakun e tij ekzistues.
Në vijim duhet të vendosni se çfarë materiali dëshironi të përdorni dhe futeni në printerin "PIXMA". Letra Restickable Photo Paper është zgjedhje ideale për një larmi sipërfaqesh, duke përfshirë artikujt delikatë elektrikë, ndërsa letra Canon Magnetic Photo Paper punon mirë me shumë sende metalike. Përpara se ta kaloni disenjon në letrën Magnetic Photo Paper, kontrolloni fillimisht nëse sendi që dëshironi të dekoroni është magnetik.
Falë aplikacionit "Canon PRINT" mund ta printoni disenjon tuaj në printerët e mbështetur "PIXMA" drejtpërdrejt nga celulari – ose, nëse dëshironi, mund të printoni dhe nga kompjuteri. Nëse printeri mbështet "Canon PIXMA Cloud Link" mund dhe të printoni drejtpërdrejt nga llogaritë tuaja në rrjetet sociale, mes të cilave dhe "Instagram" e "Facebook", përmes aplikacionit "Canon PRINT".
Nëse e keni printuar foton në të gjithë fletën e letrës, mund të kaloni direkt në hapin tjetër, por nëse keni disenjo më të vogël, do t'ju duhet ta prisni ngjitësen sipas madhësisë reale. Një palë gërshërë të mira e të mprehta janë ideale për prerjen e letrës Restickable Photo Paper, por priteni me kujdes dhe me ngadalë përgjatë disenjos, për t'i dhënë konturet e duhura. Nëse prisni për kapak celulari, mos harroni të kontrolloni pozicionin dhe drejtimin e kamerës dhe priteni sipas rastit. Mund të jetë ide e mirë të krijoni një shabllon me letër të thjeshtë apo karton përpara. Në vijim mund të vizatoni me laps përgjatë konturit të shabllonit përpara se të prisni printimin.
Për prerjen e letrës Canon Magnetic Photo Paper thika e letrës mund të jetë zgjidhja optimale, por përdorni një shtrojë prerjeje, një dërrasë të pastër prerjeje apo ndonjë gazetë me thellësinë e duhur për të mbrojtur sipërfaqen e punës poshtë tyre. Një vizore metalike apo diçka e ngjashme do të ishte një udhëzues i mirë prisni pjesë të drejta, si dhe përpiquni të prisni me lëvizje të shtruar e të qëndrueshme.
Tani është radha e shqitjes nga fleta e pasme e Restickable Photo Paper dhe e ngjitjes në celularin apo aksesorin tuaj. Filloni me njërin kënd apo anë të ngjitëses dhe shqiteni me kujdes nga letra e pasme, si dhe ngjiteni në vijim me një lëvizje të ngadaltë. Vizorja mund të jetë praktike këtu për t'ju ndihmuar në shqitje e ngjitje në vija të drejta, duke lëvizur shtruar mbi ngjitëse.
Letra Magnetic Photo Paper nuk ka fletë të pasme, pasi është gati për ngjitje sapo të keni mbaruar me prerjen e saj.
Një nga të mirat e përdorimit të letrave Canon RP-101 Restickable Photo Paper dhe MG-101 Magnetic Photo Paper është se mund t'i lëvizni printimet sipas dëshirës për t'i mbajtur aksesorët me pamje gjithnjë të re dhe pa lënë mbetje ngjitëseje nga pas. Mund të keni kështu një pamje të re për çdo ditë të javës!
Shkruar nga Angela Nicholson
Hapni botën e lidhjeve Wi-Fi dhe revolucionizoni mënyrën si fotokopjoni dhe skanoni.
Aplikacioni printimi fotosh, i lehtë në përdorim, për personalizim të thjeshtë e krijues të fotove tuaja nga celulari, tableta dhe retë kompjuterike.
Nga idetë e punëdoreve të lehta deri te modelet 3D në stil origami – bëjeni argëtimin me letrën pjesë të ditës suaj dhe jepuni një frymë më personale krijimeve tuaja me funksionin e kompozimit.
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatKËSHILLA PRINTIMI
Mësoni si të zotëroni aplikacionin argëtues e intuitiv "Canon Easy-PhotoPrint Editor".
PRINTIME KRIJUESE
Bluza me slogane, çanta të personalizuara… një udhëzues i thjeshtë për printimin në tekstile.
VIDEOBLOGIMI
Mësoni si të përdorni letrën, aplikacionet dhe një printer të "Canon" për ta transformuar shtëpinë dhe për të personalizuar gjithçka nga telefoni deri te frigoriferi.