PRINTIM KRIJUES
Printoni dhe krijoni punëdore muri me flutura
Punëdoristja, Aimee Graham, tregon se si të bëjmë dekorime me porosi përmes printimit.
PRINTIMI DHE PUNËDORET
Punëdoret nuk janë vetëm terapeutike, por dhe frymëzojnë lojën me imagjinatë dhe përbëjnë një mënyrë mahnitëse për t'u angazhuar, argëtuar dhe edukuar mendjet e mitura (dhe të rritura). Është po aq argëtuese sa edhe krijuese, dhe me shërbimin e "Canon" në internet, Creative Park, mund të shkarkoni një larmi aktivitetesh emocionuese punëdoreje, falas, që do t'i pëlqejnë të gjithë familjes. Ju mjafton një printer "Canon", ca letër dhe mjete bazë punëdoreje, të cilat i përmendim më poshtë.
Çfarë prisni? I nisim menjëherë me këto ide të frymëzuara pranverore.
Ju duhet:
Lulet mund të transformojnë edhe ditët më të zymta. Një gonxhe e sapokëputur do t'i sjellë ngjyra shtëpisë për pak ditë, por një e sapoprintuar do të zgjasë shumë më shumë! Një projekt punëdoreje letre i thjeshtë e i gëzueshëm me një "Gerbera" mund të gjendet në seksionin Bimë të "Creative Park", së bashku me shumë variete të tjera lulesh si Poinsettia, trëndafila dhe madje edhe kaktuse dhe pemë Bonsai.
Këshillë punëdoreje: përdorni fotoletër joshkëlqyese nga "Canon" për t'u dhënë petaleve pamje të ngjashme me të vërtetën.
Me mbi 180 punëdore kafshësh prej nga mund të zgjidhni, mund ta keni të vështirë të caktoni se nga t'ia nisni, por ku ka më mirë p.sh. se një lepurush i lezetshëm e kureshtar për të shënuar mbërritjen e pranverës? Marrë nga "Seria fillestare" e koleksionit, ky përbënë një zgjedhje të preferuar për të vegjlit që janë në hapat e tyre të para me punëdoren, pasi do t'i mësojë t'i marrin dorën veprimeve bazë të palosjes dhe prerjes.
Këshillë punëdoreje: vendosini veshët në çfarëdo këndi që dëshironi – drejtojini për përpara për një pamje më të lezetshme, ose tërhiqni për mbrapa për një pamje më vigjilente.
Sillni në shtëpi të gjithë argëtimin e këndeve të lojërave me këtë karusel lëvizës lodër, që përmban gjashtë kafshë me ngjyra të ndezura, mes të cilëve dhe një elefant, panda dhe luan. Hapini dritaret e dyert, lini ajrin e ngrohtë të pranverës, t'ju freskojë shtëpinë dhe shikoni teksa kjo lodër e punuar me dorë merr jetë. Ashtu si një duzinë punëdoresh të tjera argëtuese erake të listuara në seksionin "Luaj" të "Creative Park", ky artikull do t'ju ndihmojë të festoni ndërrimin e stinëve.
Këshillë punëdoreje: sigurohuni që rrotullamja të bjerë në sy nga çdo kënd me ngjyrat duke përdorur letrën dyanëshe joshkëlqyese të "Canon".
Teksa hapësirat e jashtme vijnë në jetë në pranverë, merrni pak nga ato ngjyra vibrante në shtëpinë tuaj me ngjitëse muri 3D. Gëzimi i fluturave të sillen mes luleve të pranverës mund të riprodhohet në muret tuaja me këto printime fluturash që do të kërcejnë me flladin apo sa herë që u kaloni pranë.
Këshillë punëdoreje: filloni me më pak flutura të vogla pranë dyshemesë dhe kaloni në sasi më të mëdha fluturash më të mëdha teksa ngjiteni më lart në mur, për të dhënë idenë e kaleidoskopit (emri zyrtar për një grup fluturash) që niset në fluturim.
Varja e fotove është një mënyrë e këndshme për t'i kujtuar vetes dhe të dashurve tuaj kohët e gëzueshme, si dhe për të ofruar frymëzim për rastet festimeve si ditëlindjet dhe pushimet. "Creative Park" ofron dizajne të ndryshme punëdoreje kornizash për foto, mes të cilave edhe këtë skicë rozë me frymëzim japonez, ideale për pranverën apo verën, apo dhe si dhuratë për Ditën e Nënës.
Këshillë punëdoreje: nëse preferoni më mirë të mos merreni fare me korniza, mund t'i printoni fotot drejtpërdrejt në fotoletrën magnetike të "Canon" dhe t'i vendosni në derën e frigoriferit që t'i shohin të gjithë.
Përveç letrës magnetike, mund të provoni të printoni në letër ringjitëse për dekorimin e fletoreve apo të dhomave me foto të preferuara apo stampime me hekurosje në një larmi dizajnesh për të krijuar rroba të personalizuara. Për mënyra të mëtejshme për përdorimin e "Creative Park" për të ndriçuar shtëpinë tuaj këtë pranverë, shkarkoni Creative Park App për "iOS" dhe "Android".
Shkruar nga Natalie Denton
"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.
Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikatPRINTIM KRIJUES
Punëdoristja, Aimee Graham, tregon se si të bëjmë dekorime me porosi përmes printimit.
PRINTIM KRIJUES
Printoni aktivitetin tuaj familjar me temë kafshët me anë të Canon Creative Park dhe frymëzohuni nga natyra.
PRINTIM KRIJUES
Zbuloni udhëzuesin e një eksperti për krijimin e imazheve dekorative përmes prerjes së letrës.