See the difference with a specialist action lens

Shihni dallimin me një objektiv të specializuar për aksion

Fotografëve të aksionit u pëlqen ta tërheqin shikuesin në foto për të përcjellë përjetimin e nga terreni, të qenit në furgonin e safarit apo të fluturuarit përgjatë një shpendi grabitqar.

Një mënyrë e njohur për t'ia arritur kësaj është mbushja e kuadrit me pjesën e aksionit, duke e shfaqur subjektin me detaje në plan të afërt. Do të ketë raste kur mund të pozicionoheni vetëm pak metra nga aksioni. Por rëndom do t'ju shtyjnë mbrapa pengesave apo ndonjë gardi dhe do t'ju duhet të shkrepni nga distanca. Në raste të tilla më e mira është të përdorni një objektiv gjatësi të lartë fokale për t'i bartur pamjet në zemër të aksionit.

Gjatësia fokale matet në mm dhe sa më i madh numri, aq më i madh zmadhimi në sensorin e kamerës. Në përgjithësi, objektivat me gjatësi fokale mbi 85 mm njihen si telefoto, por për të shkrepur aksionin nga afër do t'ju duhet një objektiv me gjatësi fokale prej 200 mm e lart, si p.sh. EF-S 55-250mm f/4-5.6 IS STM ose EF 70-300mm f/4-5.6 IS USM. Këta zmadhues telefoto ofrojnë një sërë gjatësish fokale dhe njihen për shkrepjen e pozave të aksionit që luhaten në distancë nga pozicioni juaj i shkrepjes.

Ja t'u hedhim një sy disa shembujve:

Këto foto janë shkrepur në një kamerë të përdorur shpesh EOS nga i njëjti pozicion në skajin e ujit. Në foton e parë është përdorur një objektiv 18-55 mm - një gjatësi standarde për shkrepje të përgjithshme. Fotoja tregon një sërë peizazhesh detare përreth dhe nuk e ndjeni lidhjen me aksionin, subjekti është shumë i vogël në kuadër. Por, në pozën e dytë është përdorur një objektiv 55-250 mm, duke u fokusuar tek aksioni dhe duke inkuadruar lundërtarin me balonë. Kjo foto fokusohet në detajet e vogla, si p.sh. bulat e veçanta të stërkalave të ujit që po krijon teksa merr kthesën dhe fytyrën e tij. Kjo pozë nga afër mundëson rezultate në aksion që mbushin kuadrin, duke eliminuar tërheqjen e vëmendjes nga sfondi dhe duke e sjellë shikuesin brenda në aksion.

Artikujt e lidhur
Taking your camera to the match: 7 tips for improving your sports photos

FOTOGRAFI SPORTIVE

Kamerën me vete në ndeshje: 7 këshilla për të përmirësuar fotot tuaja sportive

Fotografia sportive ofron një numër të stërmadh shansesh krijimtarie dhe është një rast i mirë për të provuar disa nga modalitetet dhe funksionet e kamerës suaj që mund të mos i keni përdorur më parë.

Zoom in and capture fast action

FOTOGRAFIA E AKSIONIT

Zmadho dhe kap aksionin e shpejtë

I gjithë fotografimi i aksionit ka të bëjë me kapjen e momenteve në të qindtat e sekondës. Por nuk do të kesh nevojë të lëvizësh kaq shpejt nëse je i përgatitur.

A person riding a dirt bike around a track, leaning the bike low to the ground, photographed using camera panning. © Richard Walch

PARIMET BAZË TË FOTOGRAFISË

Fotografia e panoramimit për fillestarët

Zbuloni si ta përdorni panoramimin për foto më të mira aksioni me këto këshilla kryesore.

Produktet e lidhura

Artikujt e lidhur

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjitha këshillat e teknikat