Piotr Malecki shooting on the streets of Warsaw with a Canon EOS M6 Mark II.

FOTOGRAFIA E RRUGËS

Piotr Malecki ndan stilin e tij modern të fotografisë së rrugës teksa provon "Canon EOS M6 Mark II"

Fotografi i dokumentarëve dhe regjisori Piotr Malecki ka një pasion për qytetin e tij të lindjes, Varshavën: rrugët e saj të ndezura, njerëzit dinamikë dhe skenën e rikëndellur kulturore.

"Varshava ka qenë e bukur përpara Luftës së Dytë Botërore," - thotë ai. "Pjesa më e madhe e saj u shkatërrua dhe qyteti i vjetër u rindërtua që t'i ngjante sa më shumë të ishte mundur të mëparshmit, por qyteti ka dhe një anë tjetër." Në 10 vitet e fundit kanë ndodhur shumë rizhvillime, sidomos përgjatë lumit të Vistulës, çka e ka hapur këtë zonë të qytetit polak në funksion të banorëve.

I ati i Piotr-it i dha frymëzimin për fotografinë kur i dha një kamerë "Smena" të prodhimit rus për Krishtlindje. Kjo dhuratë pati më shumë rëndësi për Piotr-in 11-vjeçar se sa shumë dhurata të tjera: "Babai është në një farë mënyre përgjegjësi që jam fotograf sot. Ai nuk më dha vetëm kamerën, por dhe më tregoi si të shkrepja foto," thotë ai.

Photographer Piotr Malecki stands in long grass holding a Canon EOS M6 Mark II beside the river Vistula.

Piotr-i tani shkrep gjithnjë me kamerat e "Canon" dhe ka qenë fotografi i parë në Evropë që ka përdorur modelin e ri Canon EOS M6 Mark II. Dhe nuk kishte vend tjetër më të mirë për ta marrë vete se sa rrugëve të Varshavës. Ai iu drejtua rrugës që kufizohet me anën perëndimore të lumit dhe plazhet e strehuara me rërë në anën lindore, ku rinia mblidhen për t'u argëtuar mbrëmjeve.

Canon EOS M6 Mark II iu përshtat stilit të relaksuar e spontan të fotografisë së rrugës së Piotr-it dhe është një kamerë tejet portative dhe praktike, pa pasqyrë me një sensor 32,5-megapikselësh. Funksionet e saj cilësore si p.sh. shpejtësia e lartë prej 14 kuadrosh në sekondë (fps), ekrani me prekje e hapje 180˚, videoja në 4K dhe shumë të tjera i dhanë Piotr-it mjaft mundësi krijuese.

"Për dikë që sapo ia ka nisur, apo ndonjë entuziast të fotografisë që nuk ka ende buxhetin e nevojshëm apo që i duhet një opsion peshëlehtë, kjo është kamera ideale," - thotë ai.

Këtu, Piotr-i ndan këshillat e tij për fotografinë e rrugës dhe për shfrytëzimin në maksimum të funksioneve të Canon EOS M6 Mark II.

1. Jini spontan

Artikujt e lidhur
A woman in a summer dress and sunhat holds the Canon EOS R10 up to her face to look through the viewfinder, as she stands in front of detailed Spanish architecture.

FOTOGRAFIA E UDHËTIMEVE

Një shëtitje në Sevilje me EOS R10

Blogerja, Diana Millos, zbulon pse kjo kamerë krijuese është shoqëruesja e përsosur e udhëtimit.

Vlogging how-to: winning vlogging tips

FOTOGRAFIA E RRUGËS

Zbuloni fotografinë urbane abstrakte

Krijoni art mahnitës nga e zakonshmja me këto teknika të thjeshta për imazhe urbane surreale.

Street photography tips

FOTOGRAFIA E RRUGËS

Këshilla për fotografinë urbane

Shkrepni magjinë e përditshmërisë me këto këshilla e teknika nga fotografi i rrugës, Giuseppe Esposito-Rodrigues.

Shkrepja e çasteve spontane dhe e skenave të pazakonta është një prej gëzimeve më të mëdha të fotografisë së rrugës, dhe të kesh një kamerë me modalitet të shpejtë shkrepjeje në grup është domosdoshmëri në këtë rast.

Piotr-i hasi një situatë interesante dhe të pazakontë gjatë fotografimit. "Ishin ca tipa me biçikleta cross-trainer që po kërcenin nën dritën e disa fenerëve të rrugës,” - thotë ai. “Për t'i shkrepur m'u desh të kombinoja disa gjëra - ISO të lartë, shpejtësinë e lartë të kuadrove të kamerës dhe fokusin me objektivin të hapur deri në fund (f/1.4) – por më duket se funksiononi më së miri."

Zgjedhja e modalitetit "RAW Burst" e Canon EOS M6 Mark II i mundësoi Piotr-it të shkrepte me 30 fps, duke nxjerrë skedarë më të vegjël 18-megapikselëshe. Ka dhe një opsion parashkrepjeje që i ruan imazhet e zgjedhura një gjysmë sekonde përpara se të shtypet plotësisht shkrehësi, duke ju ndihmuar të kapni edhe çastet më fluturake.

2. Luani me videon

Photographer Piotr Malecki films a volleyball player on a sandy riverbank under a bridge.

Pasja e një kamere të vogël dhe praktike që mund të shkrepë një larmi videorezolucionesh dhe shpejtësish kuadrosh mund t'ju hyjë vërtet në pinë, siç vuri re dhe Piotr-i kur hasi në një grup të rinjsh që po luanin volejboll në plazh pranë lumit të Vistulës.

"Canon EOS M6 Mark II mund të shkrepë "detaje të mprehta" në video 4K, me shpejtësi të lartë kuadrosh," - sqaron Piotr-i. Ky detaj në 4K do të thotë që mund t'i prisni videot në postproduksion dhe të nxirrni filmime në "Full HD", çka u jep regjisorëve si Piotr-i më shumë fleksibilitet kur inkuadrojnë pozat. "Mund të zgjidhni pjesën e fotos dhe ta zmadhoni pa humbur cilësi," vijon ai.

Në "Full HD", Canon EOS M6 Mark II i bëri të mundur Piotr-it të shkrepë sekuenca aksioni në 60 fps pa lëvizjen me dridhje që shihni ndonjëherë në shpejtësitë më të ulëta. Ka gjithashtu një opsion me 120 fps për lëvizje 4-fish të ngadaltë, për video edhe më të shtruara.

3. Dilni jashtë edhe në mbrëmje

Për të shkrepur pulsin e qytetit, një element thelbësor është edhe eksplorimi i jetës së tij të zhurmshme të natës. Qoftë kur iu desh të filmonte volejboll plazhi në dritën e zbehtë të muzgut apo njerëz që ngisnin biçikletat cross-trainer në errësirë, Piotr-it i rezultuan të paçmuara aftësitë e Canon EOS M6 Mark II.

"E provova kamerën në ambiente me ndriçim të ulët dhe deri në ISO 3200. Ka një zhurmë të lehtë në nivelet më të larta të ndjeshmërisë," - thotë ai, duke shtuar dhe se Canon EOS M6 Mark II mund të filmojë edhe video në ndriçim të ulët, po aq mirë sa ç'shkrep edhe fotot e tilla. Kamera mund të shkrepë deri në ISO 25600.

4. Fokusohuni te njerëzit

Përfshirja e njerëzve në fotografinë urbane është një nga mënyrat më të mira për të treguar frymën e një vendi - duke shtuar lëvizje dhe personalitet e sillni dhe pozën në jetë. Njerëzit janë një pjesë qendrore e punës së Piotr-it. "Unë shkrep foto të vendeve, por në thelb subjekti im janë njerëzit," - thotë ai.

Kur fotografoni njerëz në një skenë, është e rëndësishme të keni në mendje pikën e fokusimit – qoftë nëse janë sytë e subjektit kryesor, fytyra e një personi qendror në turmë apo dikur që përkulet për të kapur topin. Sistemi fleksibël dhe praktik i vetëfokusimit (AF) i Canon EOS M6 Mark II ju ndihmon për këtë.

"Vetëfokusimi është shumë i rëndësishëm dhe në Canon EOS M6 Mark II është vërtet i qëndrueshëm dhe i shpejtë," - pohon Piotr-i. "Ai gjurmon fytyrat dhe mund të bëni gjithashtu edhe gjurmim të syve.”

Canon EOS M6 Mark II vetëfokusohet dhe ju jep mundësinë t'ia lini kamerës ta zgjedhë pikën e fokusimit - ose mund dhe ta caktoni atë manualisht. Piotr-i zgjedh t'i caktojë manualisht pikat e tij AF përpara se të fillojë gjurmimin, duke përdorur të gjithë zonën aktive AF ose dhe thjesht një zonë të caktuar. Duke përdorur inkuadruesin opsional për kompozimin, ai mund ta zgjedhë pikën me gishtin e madh në ekranin e pasmë me prekje.

"Mund të vendosni në fokus pjesën e fotos që duhet gjurmuar nga kamera dhe nuk është e thënë që të jetë fytyra e dikujt - mund të jetë çfarëdo gjëje - dhe thjesht e mban në fokus."

Photographer Piotr Malecki is in sharp focus as he photographs a fast-moving roller skater, who is blurred.

Dy funksionet që e bëjnë Canon EOS M6 Mark II të dallohet vërtet sipas Piotr-it janë "precizioni i vetëfokusimit kur shkrep me objektivin krejt të hapur, si dhe fakti që mund të shkrepësh në ISO të larta pa cenuar cilësinë". Mundësia e ndërrimit të objektivave është gjithashtu një funksion thelbësor. “Nëse më duhet të garantoj më tej një foto cilësie të lartë në ndriçim të ulët, mund të kaloj nga objektivi bazë te Canon EF-M 32MM f/1.4 STM” - pohon ai, - "që është një zgjedhje e mirë për entuziastët e fotografisë dhe profesionistët që kërkojnë për një kamerë të dytë portative".

Shkruar nga Kevin Carter

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt