Cuban fashion and street photography by Sarah Caron using the Canon EOS M5

Për t'i dhënë formë një ritmi kuban

Sarah Caron është një fotogazetare franceze që jeton në Paris. Pas përfundimit të shkollimit të saj, ajo udhëtoi për në Kubë dhe në vitin 1994 realizoi imazhet emblematike të cilat ishin fillimi i karrierës së saj si fotografe profesioniste. Që nga ajo kohë, ajo ka punuar për shumë detyra në Afrikë, Amerikën e Jugut, Azi dhe në Lindjen e Mesme si fotografe e pavarur për revista të ndryshme, duke përfshirë Time dhe Paris Match, dhe duke fituar një seri çmimesh dhe shpërblimesh për punimet e saj të prezantuara gjerësisht në këtë periudhë. Ne e takuam në Kubë, ku gjeti kohë gjatë një seance të ngarkuar fotografimi mode për të provuar një herë EOS M5 dhe për të na treguar pak mbi karrierën e saj dhe mënyrën e saj për realizimin e fotove të arrira.

Fillimi

E nisëm duke e pyetur Sarah se çfarë e tërhoqi fillimisht në jetën e një fotografeje profesioniste, në krahasim me ëndrrën e saj të adoleshencës për t'u bërë një balerinë klasike.

“Më kanë tërhequr gjithmonë imazhet, që nga një moshë shumë të vogël. Prindërit më çonin në muze për të parë punimet e piktorëve të famshëm, që mendoj se në shumë mënyra kanë qenë fotogazetarët e epokës së tyre. Por më pëlqente edhe baleti dhe, kur isha në vitet e adoleshencës, mendoja se mund të bëhesha një balerinë e baletit klasik. Në këtë kohë bëra vizitën time të parë në Kubë - si studente në Shkollën e Baletit Alicia Alonso në Havana. Sidoqoftë, në fund të fundit, ishte magjepsja pas historisë ajo që më frymëzoi vërtet në udhëtimin tim të fotogazetarisë. Kur po kryeja studimet master për Letërsinë dhe qytetërimin e Spanjës dhe Amerikës Jugore, zbulova punimet e Christina Garcia Rodero, një fotografe spanjolle e mrekullueshme, nëpërmjet librit të saj Spanja okulte (Espana Oculta). Pas kësaj, për mua ishte e qartë se fotografia ishte pikërisht ajo që dëshiroja të bëja - dhe nuk kam pasur asnjëherë asnjë pikëpyetje apo mendim tjetër për të zgjedhur një profesion tjetër.*

Rikthimi

Rikthimi te të njëjtat vende është një shenjë dalluese e fotografisë së Sarah...

“Ishin fotografitë që bëra kur u ktheva në Kubë në vitin 1994 - mbi 20 vite më parë - që shënuan fillimin e karrierës time si një fotografe profesioniste. Dhe sa herë që kam mundësi, më pëlqen të vizitoj përsëri vendet ku kam punuar më parë. Të kursen shumë kohë kur i njeh tashmë detajet e vogla të një vendi dhe njerëzit e tij. Dhe rikthimi jo vetëm që më jep mundësinë të fotografoj ndryshimet që koha ka sjellë në një zonë, por bën të mundur po ashtu të eksploroj detajet më të imëta të asaj shoqërie dhe të njerëzve të saj - kështu që imazhet e mia pasqyrojnë një njohje më të thellë të kulturës. Njohja e mirë e një vendi ju ndihmon po ashtu në shumë mënyra të dobishme - si p.sh. se ku të qëndroni dhe thjesht si të lëvizni. Falë vizitave të mia të shpeshta në Kubë, edhe spanjishtja ime është përmirësuar, aq shumë se shumë kubanë nuk e besojnë se jam franceze!”

Mund të shikoni ndikimin e fotografisë bardhë e zi të Christina Garcia Rodero në projektin e parë kuban të suksesshëm si profesioniste të Sarah, i cili ishte po ashtu në bardhë e zi. Ne e pyetëm atë për procesin krijues pas regjistrimit të fotografive në monokrom ose me ngjyra, si dhe artin e kapjes së emocioneve...

“Ishte më shumë një arsye praktike se sa një arsye krijuese ajo që ndikoi në vendimin tim për të regjistruar në bardhë e zi projektin tim të parë të fotodokumentarit - imazhet e hamallëve kubanë. Në atë kohë nuk kishte fotografi dixhitale dhe po punoja me film, kështu që duhej t'i zhvilloja negativët dhe t'i printoja vetë, dhe formati bardhë e zi ishte një material më i lehtë për të punuar. Tani, kur është një projekt personal, unë zgjedh bardhë e zi ose me ngjyra në varësi të asaj që dëshiroj të transmetoj në imazhet e mia. Por nuk mund ta përcaktoj me saktësi - duket se është thjesht një reagim intuitiv ndaj temës përkatëse. Për shembull, kam vazhduar të punoj për imigracionin - një temë për të cilën kam punuar për shumë vite - në bardhë e zi. Dhe sigurisht, kur jam në një detyrë për një revistë, i pyes ata se çfarë kërkojnë dhe i realizoj sipas kërkesës së tyre.”

“Për sa i përket mënyrës se si arrij të kap emocionet - sinqerisht që nuk e di. Unë thjesht kaloj kohë me njerëzit në ambientin e tyre, gjë që mendoj se më ndihmon të zhvilloj atë lidhje të nevojshme. Sigurisht që drita luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm këtu, gjë që ju detyron të keni vërtet shumë durim - pasi pritja për momentin e duhur mund të zgjasë shumë."

“Por ndonjëherë - sidomos gjatë detyrave - nëse nuk keni një dritë të përshtatshme, për shembull, nëse bie shi gjatë të gjithë kohës, duhet ta transformoni këtë problem në diçka interesante dhe kjo është vërtet një sfidë. Përveç kësaj, kur punoni si një fotogazetar, duhet të përshtateni me shpejtësi me situata shpesh të paqëndrueshme dhe mund të ketë shumë ndryshime që duhet të kini parasysh përveç dritës.”

Kërkesa më e fundit për Sarah ka qenë një seancë fotografike e modës në Kubë - gjë që duket se është shumë ndryshe nga lloji i imazheve të fotodokumentarëve që ajo ka realizuar në vende si Palestinë dhe Afganistan, por për Sarah, diferencat janë më të vogla nga sa do të mendonit ju.

“Deri tani kam realizuar fotografi të modës në Pakistan dhe në Kubë, ku moda është një mënyrë për të shprehur ëndrrat e tyre për ndryshim. Stilistët në të dy vendet përdorin krijimtarinë e tyre për të transmetuar një mesazh të fshehur politik - kështu që nga ky këndvështrim, nuk mendoj se është shumë ndryshe nga fotografitë e reportazheve në zonat e konfliktit. Në të dyja këto situata, një fotografi e mirë duhet të transmetojë informacione, si dhe të prekë emocionalisht shikuesin në një nivel të caktuar. Kjo është ajo që përpiqem të realizoj në fotografitë e mia të fotogazetarisë dhe të modës.”

Jashtë në rrugë

Përveç realizimit të disa fotografive të bukura e interesante rreth çfarë ndodh në prapaskenat e një seance fotografimi mode të shkrepur me EOS M5, Sarah e mori me vete dhe në rrugët e Havanës. Ne e pyetëm atë se çfarë e bën të mirë një fotograf të rrugës, si dhe për llojin e kamerës që duhet të përdorë.

“Për këtë projekt, doja ta vija veten nën lëkurën e një udhëtari në kërkim të imazheve të bukura dhe befasuese. Unë mendoj për këtë lloj fotografie të rrugës, duhet të vëzhgoni me kujdes për të dalluar skenat interesante dhe unike të rrugës, si dhe duhet të jeni të shpejtë me një aftësinë për të kompozuar dhe realizuar me shpejtësi fotografinë tuaj. Pasi në përgjithësi mund të bëni vetëm një fotografi! Kjo ka të bëjë edhe me mosndërhyrjen te të tjerët që janë duke u marrë me punët e tyre të përditshme. Prandaj, kamera që ju nevojitet duhet të jetë e vogël, me takt dhe e shpejtë - pikërisht si EOS M5. Ajo ka edhe një bonus shtesë, pasi arrin të realizojë fotografi RAW me cilësi të lartë që mund t'i përdorni për qëllime profesionale.”

“Ishte vërtet një kënaqësi të punoje me EOS M5. Kam pritur për një kohë të gjatë që Canon të krijonte një kamerë të tillë - diçka të lehtë, të vogël, të shpejtë dhe në të njëjtën kohë të fuqishme. Prakticiteti fantastik i EOS M5 ishte po ashtu një plus i madh. Unë e përdora atë në situata të ndryshme, si për fotografinë e modës, reportazhe, fotografinë e rrugës, arkitekturën dhe peizazhet, me një efekt të mrekullueshëm në kushte të ndryshme ndriçimi. Unë arrita po ashtu ta përdorja për të krijuar imazhe në stilin e piktorëve impresionistë për fotografinë e detit gjatë natës. Kështu që, si përfundim, me kamerën EOS M5 kam krijuar një marrëdhënie të shkëlqyer!”