Cat and koala printed on PIXMA TS5350 printer

Printimi dhe punëdoret

Përpunoni, krijoni e prezantoni me @paperboyo

Pa surprizë këtu, por Rich McCor-it, që njihet më mirë me nofkën e "Instagram", Paperboyo, i pëlqen letra.

Dhe thuajse gjysmë milion njerëz e ndjekin për të parë se çfarë bën me të.

Përmbledhja ishte e thjeshtë – jini krijues, argëtohuni dhe bëni çfarë ju pëlqen.

“Pata shumë emocion kur 'Canon' më kërkoi ta përdorja krijimtarinë përmes printerit të tyre serisë PIXMA TS5350 dhe letrës së serisë PIXMA. I gjithë ushtrimi më prezantoi me një botë krejt të re për mua. Më pëlqen vërtet puna që bëjë me shabllonet, por ka ende shumë që dua të eksploroj. Sfida nga "Canon" më ka dhënë një shmangie argëtuese nga ajo që bëja për ca kohë tanimë.

“Ajo që më pëlqeu nga përmbledhja ishte se më la të isha krijues me letrën, dhe të ruaja ndërkaq stilin dhe sensin tim të humorit, por më bëri gjithashtu të mundur të eksploroja më tej me metoda të tjera që normalisht nuk do t'i kisha provuar vetë.”

Picture of hashtag #liveandcreate printed on PIXMA TS5350 printer.

Ajo që i bëri fillimisht përshtypje @paperboyo ishte cilësia e fotove nga printeri i serisë PIXMA TS5350.

“E kisha harruar se çfarë impakti mund të ketë një printim nga një printer i mirë, dhe kur printove disa foto provë në letrën me fotografike me shkëlqim u impresionova vërtet nga cilësia. Gjithashtu, kur mendoni për printimet e fotove është letra me shkëlqim që ju vjen në mendje, por sakaq letra dyanëshe mat ishte diçka që nuk e besoja se do të nxirrte të njëjtën cilësi, por ja që e bëri. Shumë stil retro dhe shumë e bukur!”

Atij i bëri gjithashtu përshtypje se sa ide spontane jepnin llojet e ndryshme të letrës.

“Disa prej koncepteve të mia ia qëlluan në shenjë, disa jo, por ishte zbavitëse të mendoje gjëra të reja që mund realizosh. Disa prej këtyre ideve i mora nga një dosje në kompjuter me emrin "ide për t'i provuar ndonjë ditë"! Ishte emocionuese tek provoja si idetë e mia të vjetra ashtu edhe ato të reja.

“Për shembull, një videoartikull që nxora në faqen e "Insta" mund të dilte 5 minuta nëse vija gjithë idetë e mia aty. Në fund përdora gjëra si lapsa e letra që dilnin prej letrës, që ishte më interesante se ç'e mendoja në fillim. Kryesisht sepse printimet kishin kaq shumë detaje sa pamjet 2D merrni cilësi sireale në 3D që s'e kisha parë më përpara.”

“Ideja më erdhi nga pasioni që kam për truket magjike, iluzionet optike dhe fotografia me perspektivë të rreme. Baza e stileve të mia artistike te Paperboyo është pikërisht ky pasion që kam për magjinë dhe iluzionin. Letra fotografike më dha shansin të rimerrem me një hobi të vjetër që e kisha lënë në një kuti diku dhe që s'e ka parë më dritën për vite tanimë.

Një mendim që @paperboyo e ka pasur për një farë kohe tanimë ka qenë t'i printonte shabllonet e tij të mirënjohura Paperboyo nëpër bluza që të mund të bashkëveprojnë me xhepin.

 GIF of cat printed in pocket of T-Shirt using Fabric Iron-On Transfers.

“Kam folur me shumë printues bluzash në të kaluarën. Të gjithë më thanë se puna me xhepat është shumë e vështirë dhe e shtrenjtë dhe praktikisht u dorëzuan. Kështu që nuk dola kund me të.”

Letra e stampimit me hekurosje për tekstile i dha tanimë shansin të eksperimentojë me një ide që e kishte lënë në harresë. Kjo tanimë është bërë realitet.

GIF of Koala printed in pocket of T-Shirt using Fabric Iron-On Transfers.

“Kanë dalë shumë më mirë se ç'e mendoja, disenjimet janë shumë të plota dhe profesionale, dhe shumë të lehta për t'u krijuar, gjë që më befasoi duke marrë parasysh se çfarë më kishin thënë printuesit.”

@paperboyo u kënaq me reagimet e marra.

“Më pëlqeu vërtet të punoj me printerin e serisë PIXMA TS5350 dhe me materialet origjinale të "Canon". Argëtimi i printimit të punëdoreve del më së miri përmes përmbajtjes dhe në komentet fantastike që kam marrë.

“Do të vazhdoj doemos të eksperimentoj në të ardhmen me origami, me animacionet me kuadro dhe mbi të gjitha me bluzat e stampuara.”

Kështu që jepini, frymëzohuni për t'i përpunuar, krijuar e prezantuar idetë tuaja ashtu si @paperboyo, dhe ndajini me ne përmes #LiveAndCreate.

Artikujt e lidhur
Printer fun for everyone

PRINTIM KRIJUES

Zbavitje me printerin për të gjithë

Gjashtë mënyrë se si printeri juaj PIXMA mund t'jua energjizojë shtëpinë, aktivitetet e familjes dhe pajisjet.

A lemon hovers in the air above an illustrated print of a tennis player about to serve. The effect makes it look as if the player is about to hit the lemon.

PRINTIM KRIJUES

Printime lozonjare me Paperboyo

Luani, printoni dhe postoni: Ylli i Instagram-it, Paperboyo, eksperimenton me Canon SELPHY Square QX10.

Create a papercraft safari

PRINTIM KRIJUES

Krijoni një safari me punëdore

Printoni aktivitetin tuaj familjar me temë kafshët me anë të Canon Creative Park dhe frymëzohuni nga natyra.

Produktet e lidhura

Artikuj të ngjashëm

"Get Inspired" është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Kthehu tek të gjithë artikujt