Photo printing buyer’s guide

PRINTIMI

Pesë llojet e njerëzve që kanë vërtet nevojë për një printer - a jeni një nga ta?

Keni vërtet nevojë për një printer? Në të vërtetë, shumica prej nesh ka vërtet nevojë. Sigurisht që printeri në punë ose në shkollë është e mjaftueshëm për printimet personale të rastësishme, por shpesh do ta shikoni veten në situata ku të keni një printer në shtëpi mund t'ju kishte kursyer kohë, mund ta kishte bërë jetën më të lehtë, t'ju frymëzonte juve ose fëmijët tuaja në krijimtarinë tuaj ose t'ju ndihmonte të rritnit biznesin tuaj.

Megjithatë, nuk është thjesht çështja e blerjes së një printeri. Ajo që ju duhet varet nga se kush jeni ju. Kështu që vazhdoni të lexoni për të zbuluar se cili printer është i përsosuri për ju.

Prindërit e rinj

A father helps his daughter make greeting cards out of photographs printed with PIXMA TS 9551C.

Vitet shkollore është periudha kur fillon të shfaqet krijimtaria e fëmijës suaj. Si prind, do të dëshironi që t'i nxitni dhe t'i përgatitni fëmijët tuaj në mënyrë krijuese për të gjitha sfidat që do t'u dalin përpara në semestrin e ri. Do t'ju duhet një printer që është i lehtë në përdorim për printimet e zakonshme të detyrave, por që ofron përsëri edhe një sërë opsionet krijuese.

Printeri Canon PIXMA TS9551C është një printer kompakt me aftësinë për madhësinë A3, me skaner dhe fotokopje A4 me një ekran të madh me prekje 10,8 cm dhe me një ndërfaqe intuitive ku mund të lundrojnë edhe fëmijët e vegjël. Eksploroni një mori opsionesh për printimet krijuese dhe përdorni media të ndryshme, duke përfshirë edhe letrën magnetike dhe me ringjitje të Canon (në dispozicion nga dhjetori 2018). Me një aplikacion të ri për ngjitëset e thonjve për iOS dhe Android (në dispozicion nga nëntori 2018), mund të printoni edhe ngjitëse thonjsh të personalizuara. Printeri Canon PIXMA TS9551C mund t'ju ndihmojë po ashtu të krijoni letrën tuaj të paketimit dhe faqet e ditarëve drejtpërdrejt nga ekrani me prekje me 45 motive të mundshme për zgjedhje.

Ka mundësi të pafundme për argëtim për fëmijët tuaj kur ndërthurin përdorimin e printerit të përsosur me shërbimin falas në internet Creative Park nga Canon. Këtu, një gamë e gjerë shabllonesh do t'i lejojnë fëmijët tuaj të printojnë dhe të krijojnë çdo gjë nga maskat e fytyrës dhe kartolinat që hapen papritur e deri te kukullat, aeroplanët prej letre, figurat e dinozaurëve dhe modelet e anijeve kozmike.

Studenti i fotografisë

The Canon PIXMA TS8250 printing a fine art landscape photograph.

Si një admirues i etur i fotografive, ose një student i fotografisë i përkushtuar për krijimet e tij, ju e kaloni pjesën më të madhe të kohës duke u përpjekur të realizoni fotografi më të mira. Shikimi i punës suaj në një format të prekshëm ju ndihmon ta vlerësoni dhe ta përmirësoni atë dhe ju përdorni rregullisht një furnizues printimi në internet për t'i shfaqur rezultatet tuaja para mësuesit, shokëve dhe kolegëve tuaj. Por në vend që të prisni që printimet t'ju dërgohen, procesi juaj i punës do të ishte shumë më elastik nëse do të kishit printerin tuaj.

Kryesorja në këtë kërkim është aftësia për të realizuar imazhe pa bordura me cilësi të lartë me madhësi deri në A4, kështu që mund të siguroni një ndjesi të këndshme për detajet e imëta në çdo fotografie individuale. Lloji i bojës që përdor printeri juaj është thelbësore në këtë aspekt dhe bojërat origjinale Canon do t'ju sigurojnë imazhe të gjalla. Printeri elegant dhe me lidhje pa tela i serisë Canon PIXMA TS8250 përdor gjashtë bojëra individuale për të realizuar printime të detajuara dhe me cilësi të lartë. Ashtu si të gjitha modelet e reja më të mira në treg, ai përfshin lidhje dhe përputhshmëri të vazhdueshme me aplikacionin Canon PRINT - si dhe AirPrint, Mopria për Android dhe Windows 10 Mobile - kështu që mund të printoni me lehtësi nga një smartfon ose një tablet.

Pronari i pavarur i biznesit

A female business owner prints with PIXMA TS9550 while drawing and using a ruler at her desk.

Pavarësisht nëse e kaloni gjithë javën në zyrën tuaj në shtëpi ose e ndani kohën mes tavolinave të zyrës dhe në shtëpi, shumë shpejt do të mërziteni nëse nuk keni një printer në hapësirën tuaj të punës në shtëpi që mund të përsërisë efikasitetin e një hapësire të një zyre standarde.

Pavarësisht nga madhësia kompakte, printeri mjaft elegant i serisë anon PIXMA TS9550 mund të printojë dokumente të mëdha me madhësi deri në A3 - i përsosur për përgatitjen e printimeve nga zyra juaj e shtëpisë që janë gati për t'ua prezantuar klientëve dhe kolegëve. Mund të krijoni po ashtu broshura me një pamje profesionale drejtpërdrejt nga ekrani me prekje 10,8 cm. Printeri Canon PIXMA TS9550 printon dokumente të qarta me pigmentin e zezë të posaçëm dhe Furnizuesi automatik i dokumenteve (ADF) bën të mundur që të kopjoni dhe të skanoni një dokument me deri në 20 faqe në të njëjtën kohë (madhësia A4, letër ose ligjore), pa qenë e nevojshme të skanoni çdo faqe në mënyrë individuale.

Printeri Canon PIXMA TS9550 mund të integrohet po ashtu në sistemin e një zyre inteligjente. Në përputhje së fundi me Amazon Alexa*, mund të printoni lista kontrolli dhe dokumente të tjera duke thënë komanda zanore si “Alexa, ndiz printerin Canon” në një pajisje Amazon Echo ose një pajisje tjetër të aktivizuar për Alexa. Mund të përdorni po ashtu komandat zanore për të kontrolluar nivelin e bojës së mbetur të printerit.

Ndikuesi i artit

A young woman wearing a yellow jacket takes a selfie with the Canon M50 in a city environment.

Kudo ku shkoni, ambienti rrethues ju frymëzon dhe jeni gjithmonë i pari të zbuloni mundësinë për një fotografi të bukur, që shpejt e ndani në median sociale. Por edhe nëse i ngarkoni shumicën e imazheve në sajtet e ndarjeve të fotografive, të keni një printer mund t'ju sigurojë një mënyrë shumë më të prekshme për të ruajtur idetë tuaja pasi ato të jenë zhdukur në fundin e furnizimeve të medias sociale të ndjekësve tuaj. Ju duhet një printer fotografik jo vetëm për të krijuar printime për t'i varur në mur, por për të bërë të mundur të arrini më shumë me krijimet tuaja. Përdorini këto printime për të çuar më tej shtrirjen e fotografisë suaj, ndoshta duke ju lejuar të kaloni edhe në zhanre të tjera.

Printeri kompakt SELPHY CP1300 është i përshtatshëm për çantën tuaj dhe krijon fotografi të shpejta që mbeten për një kohë të gjatë. Gjithçka që duhet të bëni është të nxirrni një fotografi me smartfonin tuaj ose me kamerën me Wi-Fi dhe ta dërgoni te printeri juaj SELPHY, i cili do të printojë në çast imazhet tuaja me madhësi deri në 102x152 mm (4x6 inç) dhe do të lejojë që projektet tuaja më të mira t'ju frymëzojnë ju dhe të tjerët në një mënyrë të re.

Fotografi i arteve të bukura

A large high-res fine art photograph bring printed from a Canon imagePROGRAF PRO-1000

Ekspozita juaj e parë në klubin e kamerave është ndjekur shumë shpejt nga ftesë për t'i varur fotografitë tuaja në një bar në afërsi dhe tani keni disa kërkesa për të shitur printimet tuaja. Keni përdorur një shërbim lokal të nivelit të lartë për punimet tuaja artistike deri tani, por po filloni të kërkoni që të keni më shumë kontroll mbi procesin e printimit dhe të arrini të reagoni më shpejt ndaj kërkesave të klientëve. Të keni printerin tuaj fotografik do ta bënte po ashtu më të lehtë të përgatitnit punimet për t'i shitur në tregjet lokale ose në panaire artistike.

Printeri juaj duhet të jetë i përputhshëm me letrat dhe kanavacën profesionale artistike, kështu që mund t'ua besoni imazhet tuaja materialeve multimediale që do të prezantojnë më të mirën e mundshme në çdo fotografi. Do të duhet të siguroheni po ashtu që bojërat e përputhshme me printerin tuaj ofrojnë një gamë ngjyrash që është e saktë dhe e besueshme. Gama e printerëve profesionalë të Canon, PIXMA PRO-100S, PIXMA PRO-10S dhe printeri A2 i vlerësuar me çmime, imagePROGRAF PRO-1000, janë zgjedhja më e besueshme për këdo që dëshiron të ekspozojë punimet e tij. Këto modele përdorin bojëra monokrom të posaçme, që do të thotë se mund të arrini ato ngjyra të zeza të pasura dhe me densitet të lartë që janë të përshtatshme për muret e galerive. Një përfitim tjetër nga përdorimi i printerëve PRO-10S dhe Pro-1000 është se ata përdorin bojëra me bazë pigmenti, të cilat i ruajnë ngjyrat për një kohë më të gjatë, duke siguruar që arti juaj do të vlerësohet për dekada në të ardhmen.

Printimi me cilësi profesionale nuk ka pse të jetë demoralizues, sidoqoftë: përbërësi shtesë Print Studio Pro i Canon është projektuar për t'ju ndihmuar të realizoni me lehtësi printime profesionale me cilësi fotografike.

* Amazon dhe Alexa janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose filialeve të tyre.

Shkruar nga Oliver Atwell

Produktet e lidhura