Alan Rowan stands on the side of a hill, with yellow gorse bushes, grassy fields and a river in the valley behind him. He holds a compact camera to take a photo of the natural view.

Udhëtari i mesnatës: Si i realizon Munro Moonwalker fotografitë e maleve

Kur Alan Rowan mbaronte turnin e tij si gazetar i një gazete kombëtare në mesnatë, ai ishte aktiv dhe jo gati për gjumë. Duke qenë po ashtu një ekskursionist i zellshëm, pasi largohej nga redaksia ai nisej menjëherë drejt maleve skoceze. Duke u ngjitur në errësirë, ai shikonte diellin tek lindte, “pa frymë tjetër rrotull” dhe zbriste ndërsa pjesa tjetër e botës ishte duke u zgjuar.

“Një nga gjërat e mrekullueshme të ecjes në këtë orë të natës është se dita merr jetë bashkë me ty”, - thotë ai.

The sun sets over a low mountain landscape.

Stili unik i jetës së Alanit i përshtatej aq shumë atij sa ai e vazhdoi për 20 vite, duke e lidhur pasionin e tij për malet me oraret e tij të punës dhe duke u ngjitur në rreth 300 maja në total gjatë natës.

Tani një gazetar dhe autor i pavarur, Alan ka botuar dy libra për aventurat e tij të mesnatës dhe po punon aktualisht me një të tretë për misionin e tij për t'u ngjitur në një mal të ndryshëm gjatë çdo hëne të plotë në këtë vit.

Pasioni i tij për majat e natës do të thotë se çanta e tij qëndron gjithmonë plot, gati për t'u nisur drejt secilës nga majat më të larta në Skoci në çdo moment -aventura që ai i dokumenton si Munro Moonwalker në blogun e tij dhe në median sociale.

Një kamerë kompakte Canon, mjaft e vogël për të qëndruar në xhepin e xhaketës së tij, e shoqëron atë gjithmonë në këto udhëtime për të kapur pamjet e maleve. “Kërkon që të ecësh sa më lehtë të jetë e mundur, dhe kjo është arsyeja pse më pëlqen një kamerë e mirë xhepi”, - thotë Alan. “Unë dal për të shikuar malet dhe për të bërë fotografi, nuk shkoj për të bërë fotografi dhe për të qenë në një mal - ka një ndryshim. Nuk më pëlqen të merrem me ndërrimin e lenteve dhe gjëra të tilla. Prandaj kamerat e xhepit janë të përsosura për nevojat e mia.”

"Çdo fotografi tregon një histori - është një ditar për vendet ku ke qenë dhe kush je"

Alan ka përdorur kamerën PowerShot SX740 HS për të regjistruar kujtimet në male. Përveç se është portative dhe e lehtë në përdorim, kamera përfshin disa veçori të fuqishme nga videoja 4K e deri te zmadhimi i saj optik mbresëlënës 40x - që do të thotë se ai mund të fotografojë detajet në afërsi si dhe jetën e egër dhe subjektet në distancë.

“Fotogafia është shumë e rëndësishme për mua”, - thotë ai. "Çdo fotografi tregon një histori - është një ditar për vendet ku ke qenë dhe kush je. Është po ashtu një mënyrë për t'u treguar të tjerëve se çfarë kanë humbur. Shumë herë kur arrin në majë të një mali mendon "do të doja që ai dhe ajo ta shikonin këtë. Është një trashëgimi e shkëlqyer - fotografitë do të kalojnë në breza dhe shpresoj se nipërve e mbesave të mi do t'u pëlqejë të shikojnë se çfarë kam bërë."

Këshillat e Alanit për fotografinë e natyrës

1. Merrni një zmadhim të madh me vete

Ngjitjet e Alanit e çojnë atë në vende marramendëse ku siguria kërkon të qëndroni në shtigjet e njohura. “Një zmadhim i mirë do të thotë se ku shikoni jetën e egër, si p.sh. një dre ose zogj grabitqarë, mund të afroheni shumë më tepër”, - thotë ai.

“Nëse shikoni diçka një kilometër larg, nuk mund të vendosni papritur të shkoni atje sepse do të ketë ikur kur të arrini atje. Duhet të arrini ta kapni pamjen nga çdo vend ku jeni.”

A rusty red boat sits in the middle of a lake on a sunny day
A close-up of the boat’s hull shows flaky red and blue paint with a metallic texture.

Kamera Canon PowerShot SX740 HS përfshin një zmadhim optik 40x në një trup kompakt, duke lejuar kështu regjistrimin me detaje për objektet në distancë, ndërsa teknologjia ZoomPlus dyfishon zmadhimin optik në mënyrë dixhitale për të siguruar 80x me pak humbje të cilësisë në krahasim me zmadhimet e tjera dixhitale. Në imazhet më sipër, zmadhimi 80x është përdorur për të regjistruar detajet e ndryshkut në trupin e një anijeje në largësi.

Ajo e lejon Alanin të realizojë edhe fotografi nga afër të qiellit gjatë natës. “Unë po punoj për një libër për udhëtimin në male nën hënën e plotë”, - thotë ai. "Një kamerë me një zmadhim të fuqishëm me lejon të realizoj fotografi nga afër.”

2. Bëhuni gati për aksionin

Modaliteti i serisë mund të jetë e dobishëm në male. “Jeni para një peizazhi masiv, por shpesh vini re lëvizje poshtë dhe keni vetëm disa sekonda për të bërë diçka për këtë”, - thotë Alan. “Nëse vini re një lëvizje të shpejtë mes shqopës, duhet ta kapni atë me shpejtësi. Kështu që shpejtësia e regjistrimit të vazhdueshëm të kamerës Canon PowerShot SX740 HS ju jep një avantazh të madh për të kapur aksionin."

E përshtatshme për subjektet në lëvizje, nga jeta e egër e deri te ditët sportive në shkollë, ky modalitet serie me 10 kuadro në sekondë regjistron më shumë nga historia juaj.

3. Sigurohuni që mund të kapni detajet e përsosura

Artikujt e lidhur

“Kur jeni në majë të një mali, keni një pamje të përsosur që duhet ta regjistroni në formën më të mirë të mundshme”, - thotë Alan. Prandaj ia vlen vërtet të keni një kamerë të aftë të regjistrojë sa më shumë informacione që të jetë e mundur. “Filmimet e videove në 4K kapin çdo fije individuale të barit. Duke regjistruar në 4K ju kapni detaje të vogla që do të humbnin në çdo mënyrë tjetër.”

Modaliteti i videos 4K i kamerës Canon PowerShot SX740 HS siguron një rezolucion të qartë dhe ofron opsionin për të nxjerrë imazhe nga filmimet. Alan ka zbuluar se edhe funksioni i videos me regjistrim me intervale është shumë i dobishëm po ashtu. “Regjistrimi me intervale është i shkëlqyer për lindjen e diellit dhe perëndimin. Në një sekuencë shumë të shkurtër mund të kapni dritën që ndryshon dhe ngjyra të ndryshme."

4. Ndani në lëvizje, kudo ku jeni

A purple and grey landscape lies on the floor with walking poles and a camera on top of it.

“Ndarja e materialeve është bërë shumë shumë e rëndësishme”, - thotë Alan. “Në median sociale, njerëzit presin me padurim që të postoj histori të reja. Ndonjëherë nuk arrij të bëj një të tillë dhe më pas njerëzit më thonë "po e prisja këtë postim, ku është?’”

Lidhjet me Bluetooth dhe Wi-Fi të kamerës Canon PowerShot SX740 HS bëjnë që Alani të mund t'i ndajë imazhet kur është në lëvizje, duke e lidhur kamerën e tij me telefonin për të postuar përditësime nga shpatet e maleve. Imazhet transferohen automatikisht në telefonin e tij me Transferimin automatik në aplikacionin Canon Camera Connect, si dhe mund t'i etiketojë gjeografikisht fotografitë e tij me veçorinë GPS të telefonit para se t'i publikojë në blogun e tij dhe në median sociale.

5. Përdorni stabilizimin e imazhit për fotografi të qarta të jetës së egër dhe fotografi makro


Edhe kur Alan fotografon mbesën e tij duke bërë kapërcime në kopshtin e tij, ashtu edhe kur regjistron një shqiponjë që ngrihet mbi kokën e tij, për të Stabilizimi inteligjent i imazhit i kamerës Canon PowerShot SX740 HS është i paçmuar për të ruajtur qëndrueshmërinë e filmimeve dhe mprehtësinë e fotografive. Ai thotë se kjo funksionon po aq mirë me fotografitë makro sa edhe me ato të lëvizjes.

“Unë bëj fotografi nga afër të larvave, fluturave dhe të gjitha llojet e gjërave për mbesën time dhe ia sjell asaj që t'i shikojë”, - thotë ai. “Ajo emocionohet dhe jemi vërtet të lidhur me këtë gjë. Është e mrekullueshme që ajo dëshiron të dalë dhe të eksplorojë. Nëse kemi një brez të ri që është i interesuar për natyrën dhe botën natyrale, nuk ka gjë më të mirë.”

A macro shot shows bluebells with wet grass behind.

Shkruar nga Lucy Fulford

Artikujt e lidhur



Merrni frymëzuar është burimi juaj kryesor i këshillave të dobishme të fotografisë, udhëzuesve të blerësit dhe intervistave inteligjente - gjithçka që ju nevojitet për të gjetur kamerën më të mirë ose printerin më të mirë dhe të krijoni ide të ardhshme krijuese.

Shiko të gjitha artikujt