T'i japësh jetë

Fotografitë e aksionit mund të duken të mrekullueshme kur i shikoni në ekranin e madh, por ndonjëherë duhet t'i printoni për të treguar të gjitha detajet e imëta të kapura nga kamera juaj Canon. Vlerësojini ato edhe më shumë duke dërguar një imazh të atyre që po fotografoni te printeri që keni në shtëpi.

Nëse kamera juaj Canon ka Wi‐Fi të integruar mund të printoni drejtpërdrejt në printerin Canon PIXMA ose t'i ruani si kopje rezervë fotografitë e preferuara në renë kompjuterike.

Më pas mund të përdorni Easy Photo Print+ për të printuar fotografitë nga smartfoni ose tableti juaj drejtpërdrejt nga llogaritë e Facebook ose Flickr, ose aplikacionet e ruajtjes në linjë si Dropbox dhe Google Drive.

Fotografitë mund t'i dërgoni edhe te printeri i shtëpisë, si një kartolinë çasti për ato që po fotografoni. Kjo do të thotë se fotografitë tuaja të aksionit mund t'i gjeni tashmë të ekspozuara kur të ktheheni në shtëpi.

Fotografia e aksionit - Printimi