Gjetja e qartësisë dhe detajeve në ndriçim të ulët

Regjistrimi i detajeve të qarta në ndriçim të ulët kërkon pak më shumë gjykim dhe eksperimentim. Kur dilni për të regjistruar në ndriçim të zbehtë, përpiquni të shkoni gjatë perëndimit të diellit që të familjarizoheni me vendin. Do t'ju ndihmojë edhe atmosfera dhe ngjyrat interesante të muzgut.

Për të kapur detaje të qarta do t'ju duhet shpesh të përdorni një parametër të lartë të ISO-s, por në raste të tilla, tregoni kujdes nga rritja e zhurmës që mund ta bëjë që rezultatet të duken si me pluhur apo kokrriza. Këtë mund ta minimizoni duke ulur ISO-n dhe duke përdorur një shpejtësi më të lartë të obturatorit. Sigurohuni që kamera të jetë sa më e qëndrueshme duke përdorur një trekëmbësh ose duke e mbështetur mbi diçka të fortë.

Sidoqoftë, me procesorin e imazheve DIGIC të Canon mund t'ia lejoni vetes të regjistroni me ISO më të larta. Teknologjia e minimizon me zgjuarsi zhurmën dhe ruan detajet në imtësi. Kjo ju jep më shumë mundësi krijuese se kurrë më parë në ndriçim të ulët.

Detajet në fotografinë me ndriçim të ulët