Regjistrimi i videove kinematografike

Realizimi i një pamjeje kinematografike kur regjistroni video është një art mjeshtëror. Tërheqja e qetë e fokusit - duke garantuar që subjekti kryesor të duket i qartë brenda kuadrit - është një nga mënyrat me të cilat mund të siguroni një ndjesi profesionale të figurës.

Sidoqoftë, kjo teknikë mund të jetë e vështirë për t'u realizuar pa praktikë. Nëse dëshironi të filloni, provoni të fokusoheni mbi një objekt statik ndërsa ecni drejt tij dhe rregullojeni lenten për ta mbajtur gjithmonë të qartë brenda kuadrit.

Për të tërhequr vëmendjen e shikuesve te subjekti kryesor, mendoni si ta mjegulloni sfondin në pamjet tuaja ndërkohë që e mbani subjektin shumë të qartë, ndërsa si alternativë për fotografitë me kënd të gjerë mund të kërkoni të mbani gjithçka në fokus.

Kamerat tona të fundit mund t'ju ndihmojnë t'i kaloni sfidat e tërheqjes së fokusit kur bëni video falë teknologjisë së fokusit Hybrid CMOS AF III. Ajo ju lejon një gjurmim të qetë dhe automatik, duke bërë që subjekti të duket gjithmonë i qartë, edhe kur është në lëvizje brenda kuadrit tuaj. Disa kamera Canon kanë edhe një ekran me prekje për t'ju ndihmuar të lëvizni me lehtësi fokusin nga një subjekt te tjetri, pa qenë nevoja ta prekni lenten. Thjesht prekni subjektin në ekran për ta sjellë në fokus. Rezultati është një filmim më i zbutur, me cilësinë e lartë dhe me një ndjesi kinematografike.

Regjistrimi i pamjeve kinematografike
c