Kapje e momentit

Realizimi i fotografisë së përsosur së aksionit ka të bëjë po aq me përgatitjen, sa edhe me momentin e duhur. Kur është fjala për të fotografuar sportet, duhet të familjarizoheni me mjedisin në mënyrë që të jeni në vendin e duhur, në kohën e duhur, me mjetet e duhura për të kapur momentin. Provoni të vizitoni ambientet përpara organizimit për të kuptuar se ku dhe si mund të kompozoni fotografitë më të mira.

Duhet të keni gjithashtu disa njohuri mbi sportin të cilin do të fotografoni. Nëse po nxirrni fotografi në një ndeshje futbolli për shembull, përpiquni të kërkoni motivet e lëvizjeve. Është shumë më e lehtë të nxirrni një fotografi të mirë nëse keni mundësi të parashikoni se çfarë do të ndodhë.

Ndonjëherë gjërat ndodhin aq shpejt sa nuk keni kohë të reagoni. Aktivizoni modalitetin e shkrepjeve të vazhdueshme së bashku me fokusimin automatik të vazhdueshëm AI Servo. Më pas drejtojeni kamerën drejt subjektit dhe shtypeni obturatorin në gjysmë për të filluar gjurmimin. Kur ta shtypni plotësisht, do të kapni një sekuencë imazhesh në fokus, të cilat do të rrisin mundësinë e realizimit të fotografisë së përsosur.

Shpejtësia ndryshon midis modeleve të kamerave. Për shembull, EOS 7D Mark II ka njësi të posaçme të obturatorit dhe një sistem pasqyrimi, si dhe procesorin e imazhit DIGIC të Canon, të cilat ju lejojnë të regjistroni me një shpejtësi të pabesueshme prej dhjetë kuadrosh në sekondë.

Fotografia e aksionit - Kapja e momentit