Kapja e atmosferës në ndriçim të ulët

Nuk ju duhet gjithmonë një DSLR dhe një trekëmbësh për të kapur atmosferën e një skene në ndriçim të ulët. Ndonëse një konfigurim i tillë do t'ju jepte rezultate të shkëlqyera, ai mund dhe t'ju kufizonte shkathtësinë. Dhe kjo nuk është zgjidhja ideale kur fotografoni subjekte si p.sh. natyrën e egër.

Përdorimi i një kamere kompakte mund t'ju japë më shumë liri lëvizjeje midis shkrepjeve dhe pikave të shikimit.

Dhe nëse keni një prej shumë kamerave kompakte Canon me HS System, mund të arrini përsëri rezultate të shkëlqyera në ndriçim të ulët. Sensori me ndjeshmëri të lartë i HS System dhe procesori i fuqishëm DIGIC punojnë për të kapur me saktësi atmosferën dhe ngjyrën e vërtetë të momentit, ashtu siç e shikoni. Kjo do të thotë se mund të fotografoni në perëndim ose në skenat e natës dhe të arrini fotografi të ekuilibruara.

Kur përdorni kamera kompakte si PowerShot G7 X, me sensorin e saj më të madh dhe lenten me hapje të gjerë të diafragmës, mund të realizoni fotografi për të cilat do të ishte krenar dhe një përdorues e kamerave DSLR.

Regjistrimi i fotografive në ndriçim të ulët