burano-italia-estelle-moreau.jpg

Fotografitë tuaja, të preferuarat tona: Qyteti im

Nga Stokholmi në Seul, Portland e në Palau, këtë muaj na keni dërguar imazhe nga e gjithë bota, duke na dhënë një pamje të qytetit tuaj në një fotografi. Këtu janë të preferuarat tona nga imazhet që keni ndarë te Galeria jonë.

Burano, Italia nga Estelle Moreau

“Burano është një ishull në lagunën veneciane, në Italinë veriore. Mentaliteti i Buranos është i pasqyruar në mënyrë të përsosur në shtëpitë shumëngjyrëshe: të ngrohta dhe të hapura. Kur ecni në rrugicat e vogla të ishullit, arrini të kuptoni se sa shumë i qetë është ai në krahasim me Venecian. Me arkitekturën e tij të larmishme dhe piktoreske, ambientin e qetë dhe ujërat që përplasen lehtë të kanaleve, Burano duket se është shumë shumë larg nga motra e tij më e madhe dhe e famshme. Ishulli është po ashtu i mirënjohur për prodhimin e dantellave - një artizanat delikat i përshtatshëm për një qytet të tillë të bukur.

Këtë fotografi e bëra pas dite të gjatë shëtitje në Venecia dhe Murano. Po ndjehesha e demoralizuar nga turmat e turistëve, por kur u ndesha me Buranon, u emocionova vërtet. Ky vend ka një ndikim shumë pozitiv te njerëzit që shkelin në kalldrëmet e tij - vendasit dhe vizitorët duken se kanë gjithmonë buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Shpenzoni një pasdite këtu dhe nuk do ta shmangni dot atmosferën e këndshme. U largova plot gëzim dhe gjallëri, e lumtur që kisha shijuar këtë shpërthim ngjyrash para se të kthehesha në botën time më gri, më industriale.”

Pécs në mjegull, Hungari nga Robert Jakab

“Moti është gjithmonë e çuditshëm në Pécs - qyteti i vogël në jug të Hungarisë që unë e quaj shtëpinë time. Këtë fotografi e bëra në një mëngjes janari, me arkitekturën e sheshit qendror që sapo po shfaqej mes reve. Mund të shikoni dritat e ndritshme të bashkisë në mjegull, si dhe kubenë vezulluese prej bakri të Xhamisë së Pasha Qazimit.

Për t'u përgatitur për këtë fotografi, e ndoqa parashikimin e motit për disa ditë më parë dhe më pas u nisa drejt malit për të gjetur pamjen e përsosur. Kamera ime e përballoi mirë motin e ftohtë dhe thuajse çdo fotografi që bëra atë mëngjes ishte mahnitëse.

Ka shumë grupe etnike që jetojnë së bashku në Pécs. Gjatë fëmijërisë time, unë jetoja pranë kishëzës që mund të shikoni në fotografi. Tani jetoj pikërisht përballë me xhaminë. Për mua, kjo fotografi sjell një përmbledhje të diversitetit kulturor të mrekullueshëm të qytetit.”

Genova gabbiani affamati nga Renzo Oroboncoidi

“Këtë fotografi e bëra gjatë vizitës në qytetin bregdetar të Xhenovës. Ai është posti më i frekuentuar në Itali. Po shpresoja të kapja karakteristikat e larmishme të qytetit, të tregoja kontrastin në ndërtesat e vjetra me rrugët urbane dhe rrugicat e shumta, kur vura re këto pulëbardha. Ato zhyteshin poshtë nën mur për të marrë copat e bukës që kishte hedhur një zonjë. Ka shumë emocion në këtë fotografi buzëmbrëmje. Nëse shikoni në largësi, mund të vini re shkëlqimin e diellit që perëndon në ujin e Xhenovës.”

Provoni sfidën e këtij muaji

Secili nga këta fotografë na tregoi një moment të shkurtër të jetës së tij - dhe na kanë pëlqyer vërtet shumë. Pse të mos kapni këndvështrimin tuaj unik për jetën? Frymëzohuni nga tema e këtij muaji në Galerinë tonë dhe më pas ndani imazhet tuaja. Mund të prezantoheni në botimin e ardhshëm.

Dërgoni fotografitë tuaja