burano-italia-estelle-moreau.jpg

Takohu me serfistët: Tao, Aleksi dhe Karina

Pasi të keni kaluar befasinë e parë se ka një valë, në lumë, në qendër të Mynihut, vjen habia me ata që vijnë çdo ditë për të bërë sërf. Përtej vërejtjeve të thjeshta të amatorëve kundrejt veteranëve, vijnë personalitetet që ka secili serfist në dallgë. Takohemi me tre serfistët më të famshëm vendas të lumit Eisbah për të na treguar historinë tonë më të fundit "Eja dhe shiko", City Surfers.

Tao, 33 vjeç, punon ditën si projektues industrial, ka fituar dy kampionate evropiane dhe është gjëja më e shpejtë në Eisbah. E veçanta rreth Taos është se si e bën të duket çdo gjë kaq e thjeshtë. Është sikur të mos kishte peshë mbi dërrasë, duke luajtur me dallgën, asnjëherë duke luftuar me të. Ai shpjegon, "kur bëj serf mbi dallgë, gjithmonë mundohem të mos mendoj për asgjë. Thjesht ndodh, me këtë ka të bëjë serfi, e humb mendjen kur shkon për serf".

Tao flet për serfin sikur të ishte më shumë filozofi sesa një sport duke përshkruar një seri momentesh të papërsëritshme: "Mendoj se momenti perfekt varet nga momenti. Vjen dhe ka vetëm dy ose tre veta, bie borë, është natë, ka diell por më shumë ka të bëjë me ndjenjat e brendshme. Çdo dallgë është e ndryshme, çdo moment është i ndryshëm, është e pamundur ta kapësh të njëjtin moment përsëri".

Aleksi dhe Karina janë një çift që janë njohur bashkë në Eisbah. Karina shpjegon, "Kur Aleksi dhe unë ishim bashkë mbi dallgë, ishte sikur të qe sfida jonë sepse kishim diçka të përbashkët dhe me të cilën kënaqemi dhe që na pëlqen".

Aleksi, 37 vjeç, fotograf dhe videograf vendas mund të ketë bërë serf këtu për thuajse dhjetë vjet por dashuria e tij për serfin erdhi nga fëmijëria e tij në Brazil. Ai thotë, "Fillova të bëj serf kur isha 5 vjeç, babai më hipte mbi dërrasën e gjatë dhe që atëherë u fiksova". Ai vazhdon "Serfi në qytet ishte fantastik, dua të them, ky vend është i vetmi i këtij lloji. Në asnjë vend të botës nuk do të gjesh dot një lumë që është si ky në mes të qytetit. Aleksi ndihet krenar që është i famshëm por për të nuk ka rëndësi fakti që po e shikojnë apo e admirojnë. “Është një sport ku duhet të gjesh një harmoni të caktuar me natyrën për ta shijuar atë. Është pak sport egoist por mund ta bësh gjithashtu me miq dhe njerëz të mirë. Nxjerr më të mirën nga unë sepse në fakt ndodhem në elementin tim që është uji.”

Karina, 25 vjeç, është një lloj bagëtie ose peshku tjetër. Kjo studente e shkencës së sporteve nuk ka fare frikë mbi ujë. Ajo thotë, "Pashë në dërrasë serfi në treg dhe gjithmonë doja të shkoja për serf por nuk kisha para të ikja larg, prandaj e bleve për 50 Euro dhe thashë që do ta provoj tani në Eisbah kushedi ç'të ndodhë. Thjesht shkova atje, dërrasën mbi ujë, mbi borë dhe thashë ja ku jam". Për pesë vite radhazi, Karina është kampione në Evropë.

Eksploro këtu eksperiencën tonë interaktive me City Surfers.