Termet dhe kushtet dhe kontrata e sigurimit private

Rregullat dhe kushtet e Canon Gallery

Ne i përditësojmë herë pas here këto rregulla dhe kushte. Do t’ju mbajmë të përditësuar për çdo ndryshim të këtyre rregullave dhe kushteve duke i publikuar ato online. Gjithashtu do të përdorim çdo metodë komunikimi të ofruar nga ju për t’ju informuar për ndryshimet e konsiderueshme në këto rregulla dhe kushte nëse ka. Nëse vazhdoni të përdorni Canon Gallery pasi t’i kemi publikuar përditësimet në këto rregulla dhe kushte, ju jeni dakord t’i përmbaheni rregullave të përditësuara.

1. Çfarë është Canon Gallery?

Canon Gallery dhe Canon Showcase janë faqe interneti që drejtohen nga Canon dhe i kushtohen prezantimit të përmbajtjeve të krijuara nga përdoruesit (ose UGC). Duke krijuar një llogari nëpërmjet procesit të regjistrimit, ju do të keni mundësinë të ngarkoni dhe të dorëzoni përmbajtjet tuaja dixhitale, si p.sh. fotografitë dhe/ose imazhet (“Përmbajtja”), te Canon për një prezantim publik në Canon Gallery. Canon mund ta shfaqë Përmbajtjen tuaj në Canon Gallery nëse Përmbajtja juaj i respekton këto Kushte të përgjithshme dhe është sidoqoftë e përshtatshme për t'u shfaqur në publik.

Pas krijimit të një llogarie, ju jepet një Canon iD. Kjo Canon iD do të nevojitet sa herë që ngarkoni dhe dorëzoni një Përmbajtje për ta shfaqur në Canon Gallery. Canon iD që keni ose merrni mund të përdoret po ashtu për të pasur akses te shërbimet e tjera të Canon të ofruara në linjë. Për Kushtet e përgjithshme të plota mbi përdorimin e Canon iD, referojuni atyre këtu [http://www.canon-europe.com/consumer-accounts/tandc/]. Pjesa tjetër e Kushteve të përgjithshme në këtë faqe lidhen me Canon Gallery dhe përdorimin e saj nga ana juaj dhe janë kushte shtesë përveç Kushteve të përgjithshme të plota në lidhje me Canon iD. 

2. Kush mund ta përdorë Canon Gallery?

Pasi të keni krijuar një llogari, mund të dorëzoni Përmbajtje për t'i shfaqur në publik në Canon Gallery nëse ndodheni në Evropë, Lindjen e Mesme dhe në Afrikë dhe jeni 18 vjeç ose më shumë. Çdo person mund të ketë akses dhe ta shikojë Canon Gallery. Sidoqoftë, vetëm një mbajtës i një llogarie mund të ngarkojë dhe të dorëzojë Përmbajtje te Canon Gallery. Një mbajtës i një llogarie që është nën 18 vjeç lejohet vetëm me lejen e shprehur të një prindi ose një kujdestari ligjor për t'u regjistruar dhe/ose krijuar një llogari dhe për të dorëzuar Përmbajtje.

3. Përdorimi i përmbajtjes tuaj

Ju konfirmoni se Përmbajtja juaj është një punë origjinale e juaja, nuk është fyese apo e paligjshme dhe nuk shkel të drejtat e një personi tjetër (duke përfshirë të drejtat e privatësisë).

Ju keni të drejtat e autorit në të gjitha Përmbajtjet që dorëzoni, por pranoni që Canon ta shfaqë Përmbajtjen tuaj në Canon Gallery, Canon Showcase, në platformat e medias sociale të Canon (http://www.canon-europe.com/about_us/social-networks/) dhe në faqet e internetit të Canon në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë (“Sajtet”) pa pagesë dhe për një periudhë të pakufizuar.

Canon do t'ju njohë publikisht ju, si mbajtësi i llogarisë, si autorin e Përmbajtjes që dorëzoni në rast se e shfaq Përmbajtjen në Sajte. Nëse nuk jeni autori i Përmbajtjes që dorëzoni, duhet të siguroheni që të keni pëlqimin e autorit për ta dorëzuar Përmbajtjen me emrin tuaj dhe që të identifikoheni dhe të keni atributin e autorit.

4. Si mund ta përdorë Canon përmbajtjen tuaj

Canon ruan të drejtën, sipas dëshirës së tij të vetme dhe absolute, për të vendosur nëse do ta shfaqë apo jo një Përmbajtje të dorëzuar nga ju. 

Të gjitha Përmbajtjet e dorëzuara do të moderohen nga Canon, ose agjenti i caktuar nga ai, për të garantuar që Përmbajtja është e përshtatshme për t'u shfaqur te Sajtet. Canon mund të vendosë që mos t'i shfaqë Përmbajtje të caktuara që dorëzohen nga ju për disa arsye, kështu që mos u ndjeni të fyer apo të mërzitur nëse Canon vendos që mos ta shfaqë Përmbajtjen tuaj.

Në mënyrë që Përmbajtje të caktuara të mund të shfaqen te Sajtet, mund të jetë e nevojshme që Canon t'i presë anët, të zvogëlojë madhësinë ose ta modifikojë në një mënyrë tjetër Përmbajtjen tuaj për qëllime të shfaqjes te Sajtet. Me dorëzimin e Përmbajtjes tuaj, ju pranoni që Canon mund të modifikojë Përmbajtjen tuaj kur kjo vlerësohet si e përshtatshme nga Canon.

5. Canon ushtron të drejtën t’ju kontaktojë

Canon mund të dëshirojë t’ju kontaktojë për Përmbajtjen tuaj, për shembull, nëse Canon dëshiron ta prezantojë Përmbajtjen tuaj te Canon Showcase. Ju pranoni përkatësisht këtu se Canon ose agjenti i caktuar nga Canon mund t'ju kontaktojë nëpërmjet adresës së kontaktit të dhënë kur keni krijuar llogarinë tuaj. 

6. Të drejtat e palëve të treta

Duhet të siguroheni që të keni pëlqimin e të gjitha palëve të treta që kanë të drejta në lidhje me Përmbajtjen tuaj para se ta dorëzoni atë për ta shfaqur publikisht te Sajtet.

Një mbajtës i të drejtave mund të jetë një emër kompanie ose një markë e palëve të treta, një person që shfaqet në imazh ose një ndërtesë e mirënjohur. Ju duhet të jeni të sigurt që keni të gjitha të drejtat dhe pëlqimet e nevojshme para se ta dorëzoni Përmbajtjen për ta shfaqur. Me dorëzimin e Përmbajtjes, Canon do ta pranojë "SIÇ SHFAQET" se ju keni të gjitha të drejtat e nevojshme dhe se keni marrë pëlqimin e çdo personi ose marke të shfaqur në çdo Përmbajtje. Canon nuk mund të pranojë asnjë përgjegjësi dhe/ose detyrim për shkeljet e të drejtave të palëve të treta nga shfaqja e Përmbajtjes tuaj te Sajtet të shkaktuara nga dorëzimi i Përmbajtjes nga ju dhe çdo pretendim të palëve të treta do t'ua drejtojë juve.

7. Përgjegjësia juaj

Ju jeni përgjegjës për Përmbajtjen që dorëzoni.

Në rast se një Përmbajtje që dorëzoni përmban materiale të paligjshme, Canon ruan të drejtën t'ia kalojë Përmbajtjen dhe detajet tuaja të kontaktit autoriteteve përkatëse të zbatimit të ligjit për hetime. Ju pranoni përkatësisht këtu se Canon mund t'iu zbulojë detajet tuaja të kontaktit autoriteteve përkatëse të zbatimit të ligjit në rast se dorëzoni Përmbajtje të paligjshme.

8. Të dhënat tuaja personale

Për detaje se si t’i përdorni informacionet e klientit, ju lutem referojuni politikës të privatësisë për të dhënat e konsumatorit.

9. Mohime

Canon përjashton këtu, në masën maksimale të lejuar nga ligji, të gjitha kushtet, garancitë, përfaqësimet ose kushtet e tjera në lidhje me ofrimin ose ofrimin e supozuar, dështimin për të ofruar ose vonesën në ofrimin e çdo shërbimi në lidhje me Canon Gallery ose Canon Showcase, ose se çdo komunikim me email në lidhje me Canon Gallery ose çdo shërbim i ofruar është i saktë, i plotë ose i përditësuar, që mund të ketë ndikim midis jush dhe Canon për këtë Paragraf 9, ose që mund të nënkuptohet ose përfshihet në këto Kushte të përgjithshme ose çdo kontratë kolaterale, sipas një statuti, ligji të përgjithshëm ose në një mënyrë tjetër. Ju e kuptoni dhe pranoni se po e përdorni Canon Gallery duke marrë përsipër rrezikun e plotë dhe se Canon nuk garanton se Canon Gallery apo çdo komunikim me email në lidhje me të, apo çdo shërbim i ofruar do të plotësojë kërkesat tuaja, apo se Canon Gallery do të jetë e pandërprerë apo pa gabime. Çdo përmbajtje ose shërbim i ofruar nëpërmjet ose në lidhje me Canon Gallery nga kompania Canon kryhet mbi bazën “SIÇ ËSHTË” dhe “SIÇ ËSHTË I DISPONUESHËM” dhe Canon nuk bën asnjë përfaqësim ose përkrahje të asnjë lloji, të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me Canon Gallery për përmbajtjen ose shërbimet e përfshira në Canon Gallery, ose që janë të disponueshme në lidhje me të. Canon ruan të drejtën sipas dëshirës së saj të vetme që të ndryshojë ose tërheqë çdo përmbajtje ose shërbim të ofruar si pjesë e Canon Gallery.

10. Përgjegjësia

Canon dhe çdo kompani e grupit të Canon dhe drejtuesit, drejtorët, punonjësit, aksionarët ose agjentët e secilës prej tyre përjashtojnë, në masën maksimale të lejuar nga ligji, të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë për çdo shumë ose çdo lloj humbje ose dëmtimi që mund t'ju shkaktohet juve ose një pale të tretë, (duke përfshirë pa kufizim çdo humbje ose dëmtim të drejtpërdrejtë, indirekt, ndëshkues ose pasues, ose çdo humbje të të ardhurave, fitimeve, emrit të mirë, të të dhënave, kontratave, përdorimit të parave, ose humbje ose dëmtime) që lindin ose janë të lidhura në ndonjë mënyrë me ndërprerjen e biznesit, dhe pavarësisht veprimit të gabuar (duke përfshirë pa kufizim neglizhencën), kontratës ose në ndonjë mënyrë tjetër në lidhje me Canon Gallery, në çdo mënyrë ose në lidhje me përdorimin, pamundësisë për të përdorur ose rezultateve të përdorimit të Canon Gallery, çdo komunikim me email në lidhje me Canon Gallery ose çdo shërbim të ofruar, çdo faqe interneti e lidhur me Canon Gallery ose materialet në faqe të tilla interneti, duke përfshirë por jo kufizuar në humbjet ose dëmtimet për shkak të viruseve që mund të infektojnë pajisjet kompjuterike, softuerët, të dhënat ose pronat e tjera për sa i përket aksesit tuaj për të përdorur ose për të shfletuar Canon Gallery ose shkarkimin e çdo materiali nga ana juaj nga Canon Gallery ose çdo faqe interneti e lidhur me Canon Gallery. Kjo nuk do të ketë ndikim te të drejtat tuaja statutore.

11. Marka tregtare e Canon

Askush nuk lejohet të shfaqë ose të përdorë në asnjë mënyrë logot ose markat tregtare të Canon ose të grupit të Canon pa lejen paraprake me shkrim nga Canon.

12. Zgjedhja e legjislacionit dhe forumit

Këto Kushte të përgjithshme dhe çdo mosmarrëveshje në lidhje me to do të rregullohen nga ligjet e Anglisë dhe Uellsit, dhe mosmarrëveshjet në lidhje me këto Kushte të përgjithshme do të zgjidhen në gjykatat e Anglisë dhe Uellsit.

Si një përdorues, mund të keni të drejtën t'i paraqisni çështjet gjyqësore në gjuhën tuaj dhe në gjykatat tuaja lokale. Një organizatë lokale për këshillimin e konsumatorit do të mund t'ju këshillojë për të drejtat tuaja. Këto Kushte të përgjithshme nuk i kufizojnë të drejtat tuaja statutore.

13. Detajet për Canon Europa N.V.

Canon Europa N.V.
Bovenkerkerweg 59
1185 XB Amstelveen
Holandë
Tel 0031 20 545 8545
Faks 0031 20 545 8222
Numri i regjistrimit të kompanisë: 33166721
Numri i TVSH-së: NL005916343B01

14. Të drejtat e autorit

Të drejtat e autorit © Canon Europa N.V. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Ndalohet rreptësisht të kopjoni, të rishpërndani, të ripublikoni ose të modifikoni çdo informacion, imazh ose markë tregtare që shfaqet te Sajtet.