hero

Lidhshmëria e Canon

Kamerat, printerët, aplikacionet tona të lidhura dhe stacioni Connect Station CS100 e bëjnë të lehtë të regjistroni, të ndani, të printoni dhe të ruani fotografitë dhe videot tuaja të çmuara.

Bëni më shumë me Wi-Fi dhe NFC

Pajisjet e Canon me teknologjinë Wi-Fi ju lejojnë të transferoni, të ndani, të printoni ose të ruani fotografitë tuaja, si edhe të regjistroni në largësi. Për shembull, mund t'i transferoni me lehtësi fotografitë nga kamera juaj Canon me Wi-Fi të aktivizuar te smartfoni juaj për t'i redaktuar dhe ndarë. NFC* i bën gjërat më të lehta, duke ju lejuar të krijoni një lidhje Wi-Fi thjesht duke i trokitur bashkë dy pajisje me NFC-në të aktivizuar. Kështu, për shembull, mund t'i transferoni imazhet tuaja nga kamera juaj me NFC-në të aktivizuar te një stacion Canon Connect Station CS100 me vetëm një prekje.

wi-fi-nfc
connected-services

Ju mbajmë vazhdimisht të lidhur

Pavarësisht nëse dëshironi t'i ruani apo redaktoni fotografitë tuaja, të printoni pa tela nga pajisja juaj celulare ose të ndani momentet e çmuara të familjes, gama e aplikacioneve dhe shërbimeve tona të lidhura do t'ju ndihmojnë t'i shfrytëzoni sa më mirë imazhet tuaja.



Kamera të lidhura e më shumë

Kamerat, printerët dhe videokamerat tona më të fundit janë të lidhura në mënyrë të shkëlqyer, duke ju dhënë lirinë për të bërë më shumë me fotografitë dhe videot tuaja. Disa nga modelet tona më të fundit kanë veçorinë e NFC-së, duke e bërë më të lehtë të lidhni pajisjet tuaja dhe të transferoni imazhet nëpërmjet Wi-Fi te një smartfon i përshtatshëm ose te stacioni Canon Connect Station CS100.

connected-products

Mohimi i përgjegjësive: Veçoritë e lidhshmërisë janë të disponueshme vetëm në modele të caktuara të kamerave. Disa veçori të lidhshmërisë kërkojnë një aplikacion të shkarkueshëm, pa pagesë.
*Veçoria NFC nuk është e përputhshme me të gjitha pajisjet.
**Pictbridge me lidhjen LAN pa tela.