Canon imagePROGRAF iPF825

imagePROGRAF iPF825

Për punët më të vështira në CAD dhe GIS drejtojuni iPF825. Ky printer me format të madh 44” ofron cilësi të jashtëzakonshme, fleksibilitet dhe shpejtësi befasuese.

Përfitimet

  • Rol i dyfishtë për prodhimtari maksimale
  • Rezervuarë me "ndërrim gjatë punës"; zëvendësim gjatë printimit
  • Shpejtësi marramendëse
  • Printim ekonomik
  • Bojëra reaktive 5-ngjyrëshe
  • Vija të mprehta, të holla për hollësi të përpikta
  • HDD i integruar 160 Gb
  • Mbështetje e përmirësuar për HP-GL/2
  • Drejtues HP-RTL dhe HDI
  • Menaxhoni kostot dhe ndiqni kthimin e investimit me softuer kontabiliteti

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imagePROGRAF iPF825

Cilësi dhe përpikëri e shkëlqyer


Sistemi 5-ngjyrësh i bojës me ngjyrues dhe pigment reaktiv i Canon-it prodhon ngjyra të ndezura dhe vija më të mprehta e më të holla dhe me një diapazon përpikërie prej +/- 0,1% si dhe gjerësi minimale vije prej 0,02 mm, saktësia është e garantuar; imazhet nxirren në 2400 x 1200 dpi për përshtypje të mëdha, falë kokave tepër të imëta të printimit me 15 360 vrima spërkatëse.

Prodhimtari e lartë


Cilësia e jashtëzakonshme e imazhit shoqërohet me prodhimtari befasuese, me printime draft A0 në 45 sekonda dhe A1 në vetëm 24 sekonda. Përdoren rezervuarë boje me kapacitet të lartë 330 ml dhe 700 ml me "ndërrim gjatë punës", të cilët mund të zëvendësohen gjatë prodhimit për prodhimtari pa ndërprerje, si dhe për printim pa kufij për t'ju kursyer kohë gjatë përfundimit. Pajisja vjen gjithashtu me një njësi rol të dyfishtë, e cila ju mundëson të printoni me lehtësi ngarkesa pune në materiale lloji dhe përmasash të ndryshme.

Ekonomik dhe efikas


Funksioni i integruar i llogaritjes mundëson ndjekjen e përpiktë të kostos për printim dhe të kostos së përgjithshme të printerit duke ju mundësuar gjithashtu të shikoni të dhënat përmes drejtuesit të printerit, ose t'i eksportoni në një skedar CSV për përdorim në skedarët ose në sistemet tuaja. Për të mbajtur kostot në nivel të ulët, mund të zgjidhet një regjim ekonomik që përdor më pak bojë, ideal për printime dokumentesh draft.

Për rrjedha pune CAD me kërkesë të lartë


iPF825 është projektuar për integrim të plotë dhe funksionon në përsosmëri me pjesën dërrmuese të rrjedhave më kërkuese të punës në CAD. Skedarët e mëdhenj procesohen me efikasitet me mbështetjen e përmirësuar HP-GL/2. Mbështetet gjithashtu dhe formati HP-RTL si dhe përfshihet drejtuesi HDI për Windows.

I thjeshtë në përdorim me HDD të integruar 160 Gb


Disku i integruar i ngurtë 160 GB mundëson krijimin e kutive postare kur pajisja përdoret nga shumë përdorues, p.sh. në mjedise ndërmarrjesh me shumë punë. Lehtësia e përdorimit shkon dhe më tej falë ndërfaqes së madhe grafike të përdoruesit, duke lehtësuar komandimin.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imagePROGRAF iPF825, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.