Canon imagePROGRAF iPF815

imagePROGRAF iPF815

Për punët më të vështira në CAD dhe GIS drejtojuni iPF815. Ky printer me format të madh 44" ofron cilësi të jashtëzakonshme, fleksibilitet dhe shpejtësi befasuese.

Përfitimet

  • Rezervuarë me "ndërrim gjatë punës"; zëvendësim gjatë printimit
  • Shpejtësi marramendëse
  • Printim ekonomik
  • Bojëra reaktive 5-ngjyrëshe
  • Vija të mprehta, të holla për hollësi të përpikta
  • HDD i integruar 160 Gb
  • Mbështetje e përmirësuar për HP-GL/2
  • Drejtues HP-RTL dhe HDI
  • Menaxhoni kostot dhe ndiqni kthimin e investimit me softuer kontabiliteti

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imagePROGRAF iPF815

Cilësi dhe përpikëri e shkëlqyer


Sistemi 5-ngjyrësh i bojës me ngjyrues dhe pigment reaktiv i Canon-it prodhon ngjyra të ndezura dhe vija më të mprehta e më të holla dhe me një diapazon përpikërie prej +/- 0,1% si dhe gjerësi minimale vije prej 0,02 mm, saktësia është e garantuar; imazhet nxirren në 2400 x 1200 dpi për përshtypje të mëdha, falë kokave tepër të imëta të printimit me 15 360 vrima spërkatëse.

Prodhimtari e lartë


Cilësia e jashtëzakonshme e imazhit shoqërohet me prodhimtari befasuese, me printime draft A0 në 45 sekonda dhe A1 në vetëm 24 sekonda. Përdoren rezervuarë boje me kapacitet të lartë 330 ml dhe 700 ml me "ndërrim gjatë punës", të cilët mund të zëvendësohen gjatë prodhimit për prodhimtari pa ndërprerje, si dhe për printim pa kufij për t'ju kursyer kohë gjatë përfundimit. Pajisja ka gjithashtu një njësi fakultative pune për të zgjidhur me lehtësi ngarkesa të larta.

Ekonomik dhe efikas


Funksioni i integruar i llogaritjes mundëson ndjekjen e përpiktë të kostos për printim dhe të kostos së përgjithshme të printerit duke ju mundësuar gjithashtu të shikoni të dhënat përmes drejtuesit të printerit, ose t'i eksportoni në një skedar CSV për përdorim në skedarët ose në sistemet tuaja. Për të mbajtur shpenzimet në nivel të ulët, mund të zgjidhet një regjim ekonomik që përdor më pak bojë, ideal për printime dokumentesh draft.

Për rrjedha pune CAD me kërkesë të lartë


iPF815 është projektuar për integrim të plotë dhe funksionon në përsosmëri me pjesën dërrmuese të rrjedhave më kërkuese të punës në CAD. Skedarët e mëdhenj procesohen me efikasitet me mbështetjen e përmirësuar HP-GL/2. Mbështetet gjithashtu dhe formati HP-RTL si dhe përfshihet drejtuesi HDI për Windows.

I thjeshtë në përdorim me HDD të integruar 160 Gb


Disku i integruar i ngurtë 160 GB mundëson krijimin e kutive postare kur pajisja përdoret nga shumë përdoruesit, p.sh. në mjedise ndërmarrjesh me shumë punë. Lehtësia e përdorimit shkon dhe më tej falë ndërfaqes së madhe grafike të përdoruesit, duke lehtësuar komandimin.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imagePROGRAF iPF815, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

  • Canon
  • ARCH 000 imagePROGRAF iPF815