Canon imagePROGRAF iPF650

imagePROGRAF iPF650

I ndërtuar për prodhimet me cilësi të lartë të ambienteve me CAD/GIS, imagePROGRAF iPF650 është një printer me format të madh 24”/A1 që jep cilësi të shkëlqyer dhe një kthim mbresëlënës të investimeve të biznesit.

Përfitimet

  • Konstruksion kompakt që nuk zë shumë vënd
  • Administroni kostot dhe ndiqni Kthimin e investimit me softuerin e kontabilizimit
  • Përdorim nga para i thjeshtë për përdoruesin
  • Produktivitet i lartë duke përfshirë Serbator boje “Të heqshëm kur printeri në punë”
  • Cilësi dhe saktësi e jashtëzakonshme
  • I pajtueshëm me HP GL/2 & HP-RTL

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imagePROGRAF iPF650

I projektuar për prakticitet dhe përdorueshmëri


iPF650 është projektuar që të përshtatet në mënyrë të rehatshme në një ambient CAD/GIS. Një konstruksion kompakt, me linjë elegante dhe sistem letra me hyrje nga para do të thotë që ju mund ta instaloni printerin kudo që dëshironi - madje edhe rrafsh me murin. Të gjitha veprimet duke përfshirë edhe ndryshimin e serbatorit të bojës bëhen nga para, kështu që kurrë nuk ju duhet që të shqetësoni zyrën tuaj pavarësisht se ku e vendosni printerin tuaj.

Një panel kontrolli LCD i madh ka animacione grafike për të siguruar që familiarizimi me pajisjen të jetë i thjeshtë. Printimet stivohen automatikisht dhe mund të mblidhen nga një shportë me kapacitet të madh për të parandaluar dëmtimin dhe ka madje një kohëmatës printimi praktik për t'ju mbajtur në ritëm me kohën që i duhet një pune printimi që të përfundojë.

Produktivitet i lartë


Prisni produktivitet të jashtëzakonshëm me printime A1 draft të disponueshme vetëm në 24 sekonda. Teknologjia e përpunimit të imazhit L-COA nga Canon dhe përpuethshmëria me Gigabit Ethernet sigurojnë riprodhime mbresëlënëse me shpejtësi të lartë në çdo gjë nga planet arkitekturore te informacionet gjeografike.

Serbatorët e bojës “me heqje në punë” lejojnë që kutitë e bojës të zëvendësohen gjatë printimit për produktivitet maksimal.

Ekonomik dhe efektiv


Një funksion llogaritjeje i integruar lejon ndjekjen e saktë të kostos për printim dhe koston totale të printerit tuaj dhe ju mundëson të shihni të dhënat përmes drajverit të printerit ose ta eksportojë atë në një skedar CSV për përdorim në skedarët ose sistemet tuaja. Një regjim Ekonomik mund të përzgjidhet që përdor më pak bojë - ideal kur printohen dokumente draft. Për më tepër, softueri eMaintenance i Canon zbulon automatikisht dhe menaxhon problemet mekanike dhe nivelet e bojës së ulët, duke u lidhur direkt me një qendër shërbimi nga Canon për kohë maksimale në punë.

Cilësi dhe saktësi e jashtëzakonshme


Sistem i bojës reagues prej 5-ngjyrash ngjyrues-dhe-pigment nga Canon prodhon ngjyra të gjalla dhe linjat më të mprehta e të holla dhe boja e re e purpurt e bën spektrin e bojës të kuqe madje edhe më të mirë. Me një saktësi në diapazon prej +/- 0,1% si dhe një gjerësi linje minimale prej 0,02 mm, saktësia është e garantuar. Imazhet paraqiten me 2.400 x 1200 dpi për ndikim maksimal, në sajë të kokave të printimit shumë të imëta duke përdorur 15.360 gjilpëra.

I integruar me flukset e punës të ngarkuara


iPF650 është i pajtueshëm me HP-GL/2 dhe HP-RTL, duke përfshirë aftësinë për të vendosur cilësimet e paletës dhe penës, për flukset e punës CAD shumë të ngarkuara. Përveç një drajveri HDI për përdoruesit e AutoCAD dhe Microsoft Office, ka edhe një plug-in për të printuar në Word, Excel dhe PowerPoint direkt nga aplikimi.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imagePROGRAF iPF650, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.