Canon imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO

imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO

Duke kombinuar printime me cilësi të lartë dhe aftësi të shumëllojshme prodhimi; imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO përbën gjithashtu një hap përpara në prodhimin e ngjyrave të lehta.

Përfitimet

  • Prodhimi cilësor i lehtë deri në 80 ppm
  • Printim 1,200 dpi
  • Kalibrimi i ngjyrave në kohë reale
  • Media fleksible dhe përfundim i shkëlqyer
  • Kapacitet 9,300 fletë
  • Mundësia zgjedhesh e dy Fieri RIP
  • I përgjegjshëm për mjedisin me vlerësimin TEC* të ulët

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO

Produktivitet i provuar


Bazuar në reputacionin e rinovuar të paraardhësit të tij, imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO ofron kredenciale të shkëlqyera të prodhimit të lehtë. Shpejtësitë e printimit janë mahnitëse 80 ppm në bardhë e zi dhe 70 ppm me ngjyra, të cilat dalin nga një kapacitet letre prej 9,300 fletësh. Toneri dhe media mund të mbushen ndërkohë që printimi është në vazhdim, punim pa ndërprerje. Pajisja inkorporon gjithashtu teknologjinë e fiksimit sipas kërkesës së Canon-it, duke e bërë funksional nga ndezja në pak sekonda, në vend se në minuta.

imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO mund të vihet në punë nga një mundësi zgjedhjeje prej dy kontrollorëve ne bazë Fiery duke përdorur sistemin Fiery 10. Duke ju lejuar që t'i bëni punët shpejt me më pak shtypje butonash, ndërkohë që mjetet e sofistikuara të shikimit në ekran ndihmojnë për të eliminuar gabimet dhe rritur produktivitetin.

Perfekt për prodhimin e lehtë



I bërë për të luajtur një roll integral në Printim për Pagesë, CRD dhe ambientet e Printimit Tregtar, ky sistem ofron mundësi të vërteta prodhimi. Shumëllojshmëria e tij e prodhimit do të thotë që mund të përdoret për një sërë kërkesash prodhimi të lehtë si edhe pajisje korrigjimi për të shpejtuar kohët e aprovimit të projekteve.

Trajtimi dhe përfundimi i avancuar i medias



Mbështeten mediat deri në 300 gsm, duke përfshirë stoqet speciale si zarfet, tabet, transparencat dhe letrat e transferimit. Besueshmëria garantohet në çdo projekt me veçimin me ajër për furnizimin e letrës dhe zbulimin e furnizimit dysh që parandalojnë gabimet. Dhe me mundësitë e përfundimit profesional të cilat përfshijnë kapëset, shpimin profesional, futjen, palosjen në shumë forma, bërjen dhe prerjen e broshurave; ekziston një shumëllojshmëri zgjedhjesh që mund t'ua ofroni klientëve.

Cilësia e lartë



Sistemi pQ i tonerit të Canon-it zgjeron zonën e riprodhimit të ngjyrave, duke siguruar performancë të mirë shkrirjeje dhe shkëlqimi me rezolucion 1200 x 1200 dpi. Teknologjia ARCDAT e kalibrimit në kohë reale e Canon-it siguron gjithashtu që ngjyrat të prodhohen në mënyrë të qëndrueshme, duke matur automatikisht dhe akorduar imtësisht dendësinë gjatë punimit.

I përgjegjshëm për mjedisin



Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim TEC shumë konkurrues falë fiksimit sipas kërkesës të Canon-it, ndërsa emetimet CO2 janë thuajse të papërfillshme. Kjo pajisje është e pajisur me veçori për kursimin e energjisë si fikje distancë, automatike dhe javore. Ajo është e ndërtuar gjithashtu duke përdorur plastikë biologjike dhe të ricikluar ku është e mundur.

*Përcaktuar nga ENERGY STAR (http://www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

  • Canon
  • ARCH 000 imageRUNNER ADVANCE C9280 PRO