Canon imagePRESS CR Server A7000

imagePRESS CR Server A7000

imagePRESS CR Server A7000, me anë të teknologjisë CREO Color Server, ofron kontroll intuitiv, cilësi të shkëlqyer dhe prodhimtari të mahnitshme për një sërë aplikacionesh printimi digitale.

Përfitimet

    • CREO Color Server vetëm për imagePRESS C7000VP / C6000VP / C6000
    • Lidhje e hapur me mjete menaxhimi automatik të fluksit të punës
    • Rezultate të përpikta dhe konsistente
    • Aftësi të zgjeruara për Variable Data Print (VDP)
    • I thjeshtë për t'u mësuar dhe për t'u përdorur

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imagePRESS CR Server A7000

Arkitekturë e veçantë



CREO Color Server karakterizohet nga një arkitekturë e veçantë, duke ofruar rendiment maksimal me dy nënsisteme të pavarura përpunimi. Kjo u mundëson skedarëve të RiP-ohen në diskun e imazhit, me dhjetëra gigabajt vendruajtjeje, dhe të mos kufizohen nga kujtesa e CPU-së.

imagePRESS CR Server A7000 shkurton gjithashtu kohët e përpunimit dhe shton vrullshëm prodhimtarinë duke u mundësuar operatorëve të kryejnë ndryshime në funksionet e RIP-imit pa qenë nevoja që puna të rimbivendoset dhe të ri-RIP-ohet.

Cilësi imazhi dhe ngjyrë që nga fabrika



Mjetet e menaxhimit të ngjyrave ofrojnë një barazvlerë të shkëlqyer të ofsetit, duke garantuar rezultate që u përshtaten më mirë standardeve, pritshmërive dhe shijeve të blerësve të printimit komercial. Veçoritë e menaxhimit të cilësisë garantojnë cilësi të jashtëzakonshme imazhi, konsistencë dhe përpikëri të lartë ngjyrash.

VDP e lehtë, por e fuqishme



Krijoni postë të drejtpërdrejtë të personalizuar, deklarata të të dhënave të shitblerjes dhe materiale marketingu që bien në sy falë mundësive shtesë VDP. Krijuesi i skedarëve VDP e thjeshton procesin në maksimum si dhe përmban një paketë të madhe imazhesh dhe shabllonesh të paracaktuara VDP.

Arkitektura e veçantë u mundëson skedarëve VDP të përpilohen në punë e sipër, duke kursyer kështu hapësirën e diskut dhe duke shtuar prodhimtarinë. Madje dhe punët e ndërlikuara dyanëshe mund të prodhohen me një ekzekutim të automatizuar të printimit.

Ofrohet mbështetje e plotë për të gjitha formatet kryesore VDP (PPML, VPS dhe PDF), pavarësisht mjetit fillestar ku janë krijuar.

I thjeshtë në përdorim



Ndërfaqja e drejtpërdrejtë e imagePRESS CR Server A7000 kuptohet lehtë
dhe ofron një pikë të vetme kontrolli mbi të gjithë procesin e prodhimit të printimeve. Fillestarët, ashtu si dhe profesionistët me përvojë, mund t'i përdorin me lehtësi dhe fleksibilitet aplikacionet e sofistikuara të printimit me ngjyra.

imagePRESS CR Server A7000 përputhet me pjesën më të madhe të rrjeteve dhe me mjetet e pajisjet më të përdorura të palëve të treta.

Zgjidhje parësore për fluksin e punës



imagePRESS CR Server A7000 ofron lidhje të integruara JDF për integrim me zgjidhjet kryesore të industrisë për flukset e punës, si softueri KODAK PRINERGY dhe Agfa: Apogee. Kjo ndihmon në realizimin e integrimit dhe automatizimi të përsosur të të gjithë hapave të prodhimit, për kohë më të shpejta dorëzimi dhe për ulje të punës së nevojitur.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imagePRESS CR Server A7000, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.